Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TA SHËROSH PIKËLLIMIN!

Rrëfehet për një grua, e cila kishte jetuar me të birin e saj të vetëm në lumturi dhe kënaqësi për vite të tëra, derisa një ditë, vdekja ia mori befas duke e lënë në vetmi dhe të pikëlluar shumë. U ndie keq dhe u mërzit shumë por nuk e humbi shpresën. Shkoi tek kryeplaku i fshatit prej të cilit kërkoi udhëzime dhe ilaç -pavarësisht kostos së tyre- për ta rikthyer të birin e saj prapë në jetë. U mendua plaku mirë e pastaj i tha: Në rregull, do ma sjellësh një farë mustarde nga një shtëpi që nuk ka përjetuar pikëllim dhe mërzi kurrë, e pastaj do ta përgatis ilaçin – ia tha plaku. Gruaja e mori shumë seriozisht këtë gjë dhe filloi të hulumtonte për një farë mustarde nëpër shtëpitë e fshatit, kuptohet me kushtin e kushtëzuar nga plaku: që ta merrte nga një shtëpi që nuk ka patur kurrë pikëllim.

Trokiti në derën e parë kur ja një grua e re po e hap atë dhe po i dëshiron mirëseardhje. Ende pa hyrë e pyeti: Shtëpia juaj a është pikëlluar ndonjëherë? Gruaja buzëqeshi e tha: Po më thuaj se çfarë ka njohur kjo shtëpi përveç mërzisë, po, eja hy brenda. Hyri brenda dhe filluan bisedën. Gruaja e re i rrëfeu për fatin e saj. Burri i kishte vdekur para një viti ndërsa ia kishte lënë katër vajza dhe dy djem, të cilët i mbante duke shitur orenditë e shtëpisë ngase nuk kishte burim tjetër, e ç’është më e keqja se tashmë shtëpia kishte mbetur e zbrazur dhe se nuk dinte se si do t’i mbante ata. Sigurisht, u prek nga rrëfimi i saj dhe u mundua që sado pak t’ia lehtësonte dhimbjen. Tek gruaja e re gjeti mirësjelljen andaj edhe lindi një shoqëri ndërmjet tyre. I premtoi se do ta vizitonte prapë.

Para perëndimit të diellit, gruaja trokiti dhe në një derë tjetër, ndoshta e gjen atë që po kërkonte, por me të hapur të derës mësoi nga zonja e shtëpisë se burri i saj vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa fëmijët i kishin mbetur të uritur për ditë me radhë. Sa shumë u prek nga ky rast. Shkoi në treg dhe bleu gjëra ushqimore me të gjitha paratë që kishte dhe ia solli zonjës, që t’iu përgatiste fëmijëve ushqim. Qëndroi dhe vet për një kohë aty dhe i ndihmoi gruas në përgatitje të ushqimit ndërsa në ndarje shprehu kënaqësinë dhe shpresën që të takohej prapë me të.

Të nesërmen, në mëngjes, doli prapë të kërkonte për farën e mustardës nga shtëpia që nuk ishte pikëluar. Nuk la derë pa trokitur dhe, duke qenë se ishte zemërmirë, sa herë që haste në familje me gjendje të rënduar sociale, iu ndihmonte. Me kalimin e kohës, ajo u bë shoqe - mike e të gjitha shtëpive në fshat dhe duke parë e përjetuar hallet dhe problemet e të tjerëve, harroi se për çfarë  kishte dalë të kërkonte. Ajo u tret në problemet e të tjerëve dhe përjetimet e tyre dhe nuk arriti të kuptonte kurrë se plaku i urtë ia kishte përshkruar ilaçin më të mirë të mundshëm për largimin e pikëllimit. Ajo, edhe pse nuk e gjeti farën e mustardës që kërkonte, ajo dhjetë një ilaç magjik ku ndau me të tjerët dhimbjet dhe gëzimet e tyre.

Ky rrëfim përmban mësime dhe urtësi të shumta, prej të cilave do të përmendnim:

  1. Ndihma për njerëzit dhe ndarja e gëzimeve dhe hidhërimeve me ta jo vetëm që të nxjerr nga egoizmi porse të bën edhe një personalitet të dashur, e rrjedhimisht edhe më të lumtur se më parë.
  2. Marrja me problemet dhe hallet e të tjerëve është ilaç më i mirë për të shëruar atë që e konsideron si problemin më të madh, ose se sikur ty nuk i ka ndodhur askujt. Ky tregim mbështet teorinë e psikoterapistit Alfred Adler, i cili thotë se ai që vuan nga pikëllimi mund ta shërojë vetën e tij vetëm për dy javë, dhe këtë duke menduar çdo ditë se si ta bëj të lumtur një njeri.
  3. Ti nuk do të mund të përcaktosh madhësinë e fatkeqësisë pa e krahasuar atë me fatkeqësitë e të tjerëve. Kur ta kesh krahasuar humbjen e një njeriu tënd të afër me fatin e një vajze të vogël, e cila ka humbur tërë familjen e saj në luftë, atëherë do ta minimizosh fatkeqësinë tënde, pavarësisht se sa rëndë e ke përjetuar. Madje, do të gëzohesh dhe do të buzëqeshësh ngase ti jo vetëm se nuk e ke humbur tërë familjen porse edhe nuk je në gjendjen e kësaj vajze, e cila është e vogël, e dobët, e paaftë për të fituar, për të mbijetuar.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013