Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RRËFIMI I SHQIPONJËS

Rrëfehet se një shqiponjë jetonte në një mal të lartë ndërsa kishte vënë folenë e vet sipër një lisi të madh. Kishte katër vezë në të, por, ndodhë një tërmet i fuqishëm dhe nga foleja bie një vezë, e cila rrokulliset derisa mbaron tek një kotec pulash. Pulat menduan se e kanë për obligim ta ruajnë vezën e shqiponjës derisa të çelë. Pas një kohe, veja u thye dhe doli një shqiponjë e vogël dhe e bukur, e cila filloi të rritej duke e ndier veten pulë. Një ditë, derisa qëndronte në hapësirën e kotecit, pa një grumbull shqiponjash që çanin qiellin dhe fluturonin lart ë e më lartë. Ah, sikur të isha edhe unë ashtu dhe të fluturoja! –tha, por u bezdis shumë nga të qeshurat e të përqeshurat e pulave. Ti nuk je tjetër vetëm se një pulë dhe nuk do të mund të fluturosh kurrë aq lart – i thanë me ironi ato. Shqiponja prej këtij momenti më kurrë nuk ëndërroi të fluturonte ndërsa u thye shpirtërisht dhe vazhdoi ashtu me zemër të lënduar të jeton në mesin e pulave edhe për shumë vite.

Nëse i mbështetesh realiteti tënd të hidhur, di të bëhesh rob i asaj që i beson. Nëse je shqiponjë dhe ëndërron të fluturosh lart në qiell, atëherë mundohu ta realizosh dëshirën tënde dhe mos dëgjo fjalët e pulave (atyre që të zhgënjejnë, që duan t’i shuajnë aspiratat dhe ambiciet), për shkak se, pas Allahut të Madhëruar, çelësi i suksesit është në duart tua e jo të atyre. Janë vizioni dhe mendimi që ke për veten ato që vendosin për suksesin apo dështimin tënd. Nxito të përsosësh shkathtësitë, vlerësoje veten dhe krijo përshtypje të mirë se mund t’ia dalësh dhe të korrësh suksese ngase kjo është rruga e suksesit. Mos harro të shoqërosh ata që të nxisin, të motivojnë dhe japin shpresë për sukses. Po kështu, si hap të rëndësishëm që duhet ta ndërmarrësh është të largohesh nga “pulat” dhe të hulumtosh për shqiponja, në mënyrë që të jetosh në mesin e tyre, të mësosh prej tyre se si mund të prekësh majat e qiellit (të korrësh suksese).

Allahu i Madhëruar ka thënë: "...All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre... “ (err-Rra’du: 11) 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013