Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
QËNDRUESHMËRIA NË TË VËRTETËN

Presioni ndaj fesë dhe besimtarëve nuk fillon me kohën tonë. Mospajtimet me fenë, me forma të ndryshme manifestimi, kanë ekzistuar që moti. Madje, është ligj i Allahut që ky lloj konflikti, që ne e klasifikojmë si konflikt ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, të ekzistojë përherë. Në fakt, është e keqja ajo që sfidon të mirën, dhe, me gjithë vështirësitë, e vërteta triumfon. Allahu ka thënë:  All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.” (El-Muxhadele, 21)

Pra, herët ose vonë, e vërteta triumfon. Kjo, në vetvete, paraqet një porosi të madhe për besimtarët që të qëndrojnë në të vërtetën, sepse ajo triumfon. Ndonjëherë vonon e ndonjëherë jo. Ndonjëherë, triumfon më shpesh madje se që e mendojmë ne dhe për shkaqe që nuk mund t’i marrim me mend fare. Por, kështu e ka e vërteta, Allahu i ka garantuar triumf dhe ai patjetër ndodhë. Allahu çdo gjëje i bën edhe shkaqet.

Ajo që neve na intereson është hapësira ndërmjet sfidës dhe triumfit: si të veprojmë ne që të mos thyhem, që të mos sfidohemi, që të mos dështojmë? Nëse është caktim i Allahut që konflikti të jetë i vrazhdë dhe të zgjatë, si duhet të sillemi ne? Çfarë duhet të bëjmë që të mos jemi viktima të tij?
Përgjigjen për këto pyetje, në formë rregullash të përfituara nga fjalët e dijetarëve dhe shkollarëve myslimanë, me lejen e Allahut, do ta japim në këtë hutbe.

1) Durimi i përhershëm
Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të durojmë. Durimi nuk është dobësi. Përkundrazi, është vizion. Është strategji e njerëzve më të zgjedhur të Allahut. Thotë Allahu: Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur...” (El-Ahkaf, 35)

Pra, kanë qenë të Dërguarit e Allahut ata që janë shquar për sabër-durim, andaj, edhe ne, duke i pasuar ata dhe udhëzimin e tyre, duhet të durojmë. Për sa prej gjërave që kemi dashur të bëjmë jemi bindur se sikur të mos duronim do të na dilte keq! Për këtë shkak, ngutia, mosdurimi, përshpejtimi i gjërave, nuk është tipar i myslimanit. Nuk është tipar i një personaliteti të pjekur. Allahu ka premtuar se durimi i atyre që durojnë, si vizion, jo si dobësi, nuk do të humb. Duke folur për Jusufin [alejhiselam] dhe sprovën e tij, Allahu na kujton se e shpëtoi dhe e shpërbleu për durimin e tij. "Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve.” (Jusuf, 90)

Pra, Jusufi [alejhiselam] vëllezërve të tij që për vite e keqtrajtuan dhe e larguan duke dashur më të keqen për të, po iu thotë se ai shpëtoi ngase ishte durimtar. Allahu është me durimtarët, dhe kjo është fjalë e Allahut por edhe premtim i Tij, andaj ndodhë. Thotë Allahu: "Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë...” (Gafir, 55)

Kjo e bënte Muhammedin [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] të pathyeshëm para sprovave dhe problemeve. Në kohën kur ishte i rrethuar nga armiqtë në Betejën e Hendekut, ai sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] përgëzonte Sahabët [radijAllahu anhum] për fitore të mëdha të ummetit në të ardhmen. Pra, durim duke shpresuar në premtimin e Allahut. 

2) Mbështetja në Allahun dhe mendimi i mirë për Të
Rregull tjetër për qëndrueshmëri në të vërtetën është mbështetja në Allahun e Madhëruar. Besimtarët besojnë se caktimi i Allahut është më i miri për ta. Vizioni i tyre për sprovën i bën që të kenë mendim të mirë për Allahun dhe, pavarësisht se sa mund të jetë sprova e rëndë, ata gjithnjë e më shumë mbështetën në Allahun. Ata besojnë se ta kesh Allahun me vete, të mjafton. "...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Et-Talak, 3)
Allahu në Kur’anin e Madhërishëm na rrëfen për një grup besimtarësh -sahabet, të cilët e dëshmuan këtë besim. "173. E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imran, 173-175)

3) Lidhja e fortë me Allahun nëpërmjet kryerjes së obligimeve fetare
Si rregull tjetër është të qenit pranë Allahut me adhurime. Me këtë dëshmohen besimi dhe mendimi i mirë për Allahun, por edhe është mënyra që fiton ndihmën e Allahut.  Alalhu i tha Muhammedit [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] që të adhurojë Allahun kur kishte sprovat dhe refuzimet e mëdha të popullit. "Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. 98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur). 99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).” (El-Hixhr, 97-99)
Muhammedi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] në hadith na porositë që të falem namaz në kohë të sprovave sepse namazi të dhuron ndjesinë sikur je pranë tij [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] në Medinën e Ndritur.

4) Duaja
Rregull tjetër për qëndrueshmëri në të vërtetën është duaja. Në të vërtetë, është pjesë e adhurimit, por është si pjesë ekskluzive, andaj edhe e sollëm si pikë të veçantë. Besimtari duhet ta lut Allahun që ta forcon në besim, ta bën të pathyeshëm dhe durimtar. Muhammedi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] lutej: “O Rrotulluesi i zemrave, ma forco zemrën time në fenë Tënde!”

5) Vlerësimi i veprimeve ndërmjet dobive dhe dëmeve të tyre
Është me rëndësi në mënyrë që të matet saktësisht se deri ku duhet të shkojmë me veprime, cili duhet të jetë hapi i duhur, çfarë është mirë të bëhet por nuk e ka kohën, deri ku është limit i fundit i heshtjes, e gjëra tjera që kanë të bëjnë me këtë konflikt ndërmjet të vërtetës dhe të kotës. Është elementi me të cilin durimi shndërrohet në vizion, forcë, fuqi. Dhe kjo nuk mund të bëhet në qoftë se nuk kë[spillohemi me dijetarët sepse janë dijetarët ata që përcaktojnë mënyrën e veprimit dhe kohën e tij.

Të dashur vëllezër!
Ishin disa këshilla se si mund t’ia dalim që të triumfojmë në kohë problemesh, si mund të vazhdojmë në këtë kohë duke patur personalitet stabil, si mund të jemi me të vërtetën pavarësisht kohës dhe rrethanave.
Allahun e lusim të përforcon zemrat tona në këto kohë në fenë e Tij!
 
Bazuar në:


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013