Zgjedhja e Natës se Kadrit është nder për te gjitha krijesat, sepse ajo është nate, ne te cilën shpërndahet e mira (hajri) për te devotshmit. Ajo nuk është përcaktuar te jete vetëm ne një nate te caktuar, por, ajo lëviz ne te gjitha netët e vitit, ne te gjitha stinët e vitit, duke kaluar se bashku me Ramazanin prej një stine ne tjetrën. Nata e Kadrit doli ne skene ne momentet e shpalljes, sepse Kur’ani, nga Levhi Mahfudhi, filloi te zbresë ne këtë nate, qe njerëzimi te marre përkatësi te fesë se pastër. Ajeti إن أنزلناه في ليلة القدر Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit…( Kadr 1), d.t.th. filloi zbritja e Kur’anit nga Levhi Mahfudhi, i cili ishte ne boten e fshehte (Alemul Gajbin) dhe se zbritja e Kur’anit është një e mire, e cila as me mund e as me dituri te askujt nuk mund te arrihet. Kur’ani rrëfen për ngjarje para se te jete krijuar toka dhe vazhdon me ngjarje gjer ne kataklizmë (e përtej saj).
Zbritja e shpirtit fisnik, Xhibrilit, është poashtu prej çështjeve te fshehta (gajb), ne te cilat ne besojmë ashtu siç na ka urdhëruar Allahu.
Nata e Kadrit është me e mire se 1000 muaj. Është përcaktuar ne 1000 ngase arabet ne kohen e Muhammedit nuk llogaritnin diç ne me shume se 1000, sepse ata nuk i njihnin atëbotë milionat dhe bilionët, dhe se vlera e Natës se Kadrit, përveç tjerash, është se ne te ka zbritur Kur’ani, i cili ia mësoi njeriut qëllimin e ekzistimit te tij, udhëzoi ne parimet për përmirësimin e gjendjes se tij (ne shoqëri) si dhe mbajtjen për programin e jetesës, se përcaktuar nga i FAMSHMI ALLAH.
Kur njeriu e kalon Natën e Kadrit i përkushtuar me ibadet për Allahun,subhanehu ve teala, ai do te arrije kthejlltesine e paqes shpirtërore.
Përse Nata e Kadrit është më e mire se 1000 muaj?
Transmetohet se Ditën e Gjykimit do te vie një çifut, i cili ka adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, 400 vite dhe një njeri nga ummeti i Muhammedit,Alejhi selam, i cili ka adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, 40 vite, duke qene me sevape me shume sesa ai, i cili pat adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, 400 vite. Çifuti pyet se perse ky ka sevap me shume? Do t’i thuhet: Ju me adhuronit sepse frikësoheshit nga dënimi, ndërsa ummeti i Muhammedit,Alejhi selam ishin te sigurte nga dënimi([1]) e me adhuronin dhe mu për këtë, ibadeti i tyre ka me shume sevap.
Përse Allahu e la sekret këtë natë?
1- E la sekret këtë nate ashtu siç i la edhe shume gjera tjera. P.sh: E fshehi kohen e vdekjes, qe te frikësohet mëkatari, e fshehi emrin e Tij me te madh qe ta adhurojmë dhe lusim me te gjithë emrat, e fshehi përgjigjën e duasë qe njeriu çdoherë te bej dua, e fshehi kenaqesine e Tij ndaj ibadetit te robit qe vazhdimisht ai te vazhdoje ne ibadet, e fshehu pranimin e tevbes-pendimit, qe te vazhdoje njeriu çdoherë me tevbe, e fshehu hidhërimin e Tij ndaj mëkateve ( e jo vetëm ndaj ndonjë mëkati te caktuar), qe njerëzit te kenë kujdes ndaj te gjitha mëkateve, pokështu Allahu e fshehu këtë nate qe ta respektojmë dhe t’i bëjmë ibadet ne te gjitha netët e Ramazanit (e sidomos ne dhjete ditët e fundit te këtij muaji. S.I)
2- Allahu,subhanehu ve teala, sikur ka dashur te na thotë: Po tu behej e qarte njerëzve saktësia e rënies se kësaj nate, duke e ditur pasionin tuaj për mëkate, sepse ndoshta epshi juaj do t’ju ftonte qe ne këtë nate t’i lini mëkatet, me dije se mëkati me dije është me i rende sesa ai pa dije, dhe mu për këtë shkak e kam fshehur këtë nate. Allahu sikur ka dashur te thotë se nëse me bën ibadet gjate kësaj nate do te kesh shpërblim sa 1000 muaj ndërsa nëse me bën mëkate do ta kesh ndëshkimin sa te 1000 muajve.
3- Ndoshta Allahu,subhanehu ve teala, e ka lënë te fshehte qe njeriu te beje përpjekje për ta gjetur atë dhe kështu te shpërblehet për mund.
4- Nëse robi nuk e din saktësinë e rënies se kësaj nate, ai përpiqet qe te beje ibadet ne te gjitha netët e Ramazanit, dhe meqë zemra nuk i flenë ne asnjë nate ai vazhdon me atë vrull te madh te ibadetit tere netëve te Ramazanit. Allahu,subhanehu ve teala, mburret para melaikeve duke u thënë” A nuk thoshit ju se po krijoj shkatërrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tij për këtë nate!
Kush e ka pare Natën e Kadrit
Ka thënë Ibni Rexhebi: Allahu, subhanehu ve teala, nuk ia ka zbuluar askujt këtë nate, as prej te pareve e as prej te fundit, as pejgambereve e as profetëve, as ditën e as natën, ne te cilën bie kjo natë, me përjashtim te Pejgamberit tone, Muhammedit, Alejhi selam. Muhammedi, Alejhi selam e pa ne ëndërr dhe iu be e qarte se ne cilën nate është. U zgjua nga gjumi([2]) ai e dinte se kur është. Deshi qe t’i lajmëronte sahabet për këtë, por, dy njerëz u grinden para Muhammedit dhe kështuqe harroi andaj urdhëroi qe ta kërkojnë ne dhjete netët e fundit.
Ne disa hadithe, pamja e saj ne ëndërr, tregohet e ka ndodhe edhe tek disa njerëz te tjerë. Ne sahihun e Muslimit, transmetohet nga Ibni Omeri, i cili thotë se disa burra nga shokët e Muhammedit kishin pare ne ëndërr Natën e Kadrit, dhe atë ne te 27-tën nate. Muhammedi me atë rast kishte thënë: أرى رؤياكم قد تواطأت في السبع الأواخر فمن كان متحرِّيها فليتحرّها فس السبع الأواخر Shoh se ëndrra juaj është përputhur ne 7-in e fundit (natën e 27-te) andaj kush e kërkon atë le ta kërkojë ne 7-in e fundit“.
Imam Neveviu ne koment te sahihut te Muslimit ka thënë: Dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se ajo shihet (ne ëndërr) nga ai, për te cilin Allahu nshfaq dëshirë çdo vit ne Ramazan. Këtë e dëshmon edhe një numër i haditheve dhe rasteve te pa numëruara te atyre qe e kane pare.
Disa veçori dhe dobi te kesaj nate
Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” تَنَزَّلُ الْمَلائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍMe lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. (Kadr 4), d.t.th: si rezultat i bereqetit te kësaj nate, shtohet edhe numri i zbritjes se melaikeve ne toke. Melaiket zbresin sebashku me bereqet e mëshirë sikurse zbresin gjate kohës se këndimit te Kur’anit ose ne ndejat e diturisë, mbi kërkuesit (studentet) e diturisë i zgjerojnë-vendosin krahët e tyre, si nder dhe mëshirë për ta.
سلام هي Ajo (që përcakton Zoti) është paqe…”.(Kadr 5): Ka thënë Muxhahidi: Ajo është e pastër, shejtani ne te nuk mund te bej ndonjë te lige ose te keqe, ndërsa Sha’biu thotë: Bien selam mbi ata qe qëndrojnë ne xhamia (duke u falur) deri ne mëngjes. Transmetohet nga Ebu Hurejre merfuan: إن الملائكة تلك الليلة في الأرض أكثر من عدد الحصى Vërtet melaiket ne këtë nate janë me shume se numri i rërës“.
Ndërsa ne koment te فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë (Duhan 4), Katadeja dhe te tjerët kane thënë: Ne këtë nate përcaktohen çështjet; caktohen exhelet (vdekjet-lindjet) dhe rizku“.
Ibni Kethiri transmeton nga Ka’bi, i cili ka thënë: Sidretul Muntehaja është ne kufi-skaj te qiellit te shtate, ne afërsi te Xhennetit, ajo është kufiri i ajrit te dunjas dhe Ahiretit. Pjesa e larte e saj është ne Xhennet ndërsa trupi dhe degët janë nen Kursi. Ne te ka melaike, numrin e te cilave nuk e di kush pos Allahut, ne te cilat (dege) e adhurojnë Allahun. Ne çdo vend ka melaike ndërsa vendi i Xhibrilit është ne mes. Allahu e thërret Xhibrilin qe me te gjitha melaiket, qe banojnë ne këtë peme, te zbrese ne çdo Nate te Kadrit, duke i dhënë çdo melaikeje mëshirë për besimtaret. Zbresin me Xhibrilin gjate perëndimit te diellit dhe nuk ka moment gjate Natës se Kadrit e te mos këtë ndonjë melek ose ne sexhde ose ne Kijam (qëndrimi ne këmbë gjate namazit) duke u lutur për besimtarët dhe besimtaret. Hyjnë ne çdo vend përveç ne kisha, sinagoga, ne shtëpitë ne te cilat ka puta, ne vendet e ndyta, ne kafenetë e alkoolit, etj. Këto melaike gjate tere natës luten për besimtaret ndërsa Xhibrili nuk lëshon mysliman pa i fol doreperdore. Shenjat e kësaj përshëndetje janë: Rrëqethja e lëkurës, butësia e zemrës, lotimi i syve, etj. Këto pra ishin disa nga shenjat e përshëndetjes se Xhibrilit“.
Pastaj thotë Ka’bi se ai, i cili thotë tri here La Ilahe Il-la Allah gjate kësaj nate, Allahu,subhanehu ve teala, me njërën prej tyre e fal, me tjetrën e shpëton nga zjarri ndërsa me te treten e fut ne Xhennet. I thamë Ka’b El Ahbarit: O Ebu Is’hak! Vetëm te sinqertit (janë ata qe e bëjnë këtë). Tha: Pse, a thotë kush pos te sinqertëve Natën e Kadrit La Ilahe Il-la Allah? Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im, për mynafikun (hipokritin) dhe kafirin (pabesimtarin) kjo nate është me e rende sesa te bartin mbi supe një kodër. I pari i cili ngritët ne qiell është Xhibrili, i cili ngritët derisa te arrije ne pjesën me te larte te diellit, ku i shtrin krahët e tij, respektivisht dy krahë te tij te verdhe, te cilët nuk i shtrin përveçse ne këtë çast dhe keshtuqe diellit nuk i duken rrezet, pastaj i thërret melaiket dhe ngritën. Bashkohet drita e melaikeve dhe drita e krahëve te Xhibrilit, pastaj ngritën ne mes te qiellit te dynjas dhe tokës, duke kërkuar falje, duke bere dua për besimtaret dhe besimtaret dhe për atë, qe ka agjëruar me vetllogaritje dhe sinqeritet.
Me pastaj hyjnë ne qiellin e dynjasë dhe ulen ne grupe. Tubohen melaiket e qiellit te dunjase dhe i pyesin për çdonjëri dhe grua. U tregojnë derisa thonë se çfarë beri filani, pastaj çfarë beri filani, si e gjetet filanin këtë vit? Sa i përket filanit, vitin e kaluar ishte namazli i mire ndërsa ne këtë vit ka qene bidatxhi (risimtar)- iu përgjigjën. Ndërsa sa i përket filanit- vazhdojnë melaiket-, vitin e kaluar ishte i larguar nga ibadeti kurse këtë vit ishte prej te devotshmeve keshtuqe edhe istigfari (kërkimi falje për te) i takon këtij. Filanin e filanen i gjetëm duke e përkujtuar Allahun, filanin e gjetëm ne ruku, filanin ne sexhde ndërsa filanin duke lexuar Kur’an.
Kështu vazhdojnë duke treguar gjate tere ditës e natës derisa te arrijnë ne qiellin e dyte, ku kalojnë një dite e nate, sikurse qe kalojnë edhe ne te grithe qiejt tjerë. Kështu vazhdojnë derisa te arrijnë ne Sidretul Munteha, e cila iu drejtohet: O banoret e mi! Me tregoni për njerëzit, emërtomëni ata mua, sepse unë ndaj jush kam te drejte dhe se unë i dua ata qe i donë Zoti. Ka’b El Ahbari rrëfen se ata ia numërojnë asaj burrat dhe gratë me emrat e tyre dhe te baballarëve te tyre.
Pastaj kthehet Xhenneti kah Sidretul Munteha e i thotë: Me trego çfarë te treguan banoret tu? Sidretul Muntehaja i tregon. Thotë Xhenneti: Allahu e mëshiroftë filanin e filanin! O Allah! Mi sjell sa me pare mua…Xhibrili arrin ne pozitën e tij me pare se te tjerët dhe e lajmëron Allahun se filanin e kishte gjetur ne sexhde, për te cilin edhe kërkon falje Xhibrili. Kur ta dëgjojnë bartësit e Arshit këtë nga Xhibrili, thonë: Allahu e mëshiroftë filanin e filanen!
Thotë Xhibrili: O Zot! Këtë person vitin e kaluar e kam gjetur duke vepruar sipas traditës se Pejgamberit (sunnetit) ndërsa këtë vit e gjeta duke bere risi (bidate) dhe i larguar nga ajo qo Ti ke urdheruar. Thote Allahu: O Xhibrli! Nese pendohet dhe me kerkon falje pak çaste para se te vdes do t’ia fal. Xhibrili thotë: Ty te takon falënderimi o Zoti im! Ti je me i mëshirshmi Mëshirues!, Ti je me i mëshirshëm për krijesat Tua sesa ata për vetvete, dhe çka ka ne qiej thonë: Falënderimi te takon Ty o Mëshirues! Falënderimi te takon Ty o Mëshirues!
Shejtani gjate kësaj nate nuk mund te del deri ne mëngjes dhe s’ka mundësi qe askujt t’i shkaktoje asgjë te keqe. Asnjë sihirbaz nuk mund te bej magji”.
Sha’biu ka thënë: Nata e saj (për nga vlera) është si dita e saj (Natës se Kadrit) dhe anasjelltas (d.t.th: dita e saj është sikurse nata e saj)”.
Ferrau ka thënë: Allahu, Natën e Kadrit, nuk përcakton veçse lumturi dhe begati, ndërsa ne netët tjera përcakton fatkeqësi dhe dënime”.
Nata e Kadrit dhe Nata e Xhumasë
Ka thënë Allahu,subhanehu ve teala,” ليلة القدر خير من ألف شهر Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!”.( Kadr 3) Alusiu, dijetari i madh ne shkencën e tefsirit, ka thënë ne koment te këtij ajeti: Forma e jashtme e tij, favorizon me shume Natën a Kadrit, por çështja vazhdon te mbetet diskutabile tek dijetaret.
Shumica e imamëve janë te mendimit se nata e Kadrit është me e vlefshme duke u bazuar ne këtë ajet, sepse Allahu,subhanehu ve teala, filloi zbritjen e Kur’anit ne këtë nate…dhe se Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhëruar ta kërkojmë. Allahu,subhanehu ve teala, këtë nate e beri si nate te caktimit te rizkut dhe exheleve (lindjeve e vdekjeve), siç thotë فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë “(Duhan 4)…
Transmetohet se Ka’bi ka thënë: Allahu ka veçuar orët dhe nga to zgjodhi orët e namazeve, veçoi ditët e prej tyre zgjodhi ditën e premte, veçoi muajt e prej tyre zgjodhi muajin e ramazanit, veçoi netët e prej tyre zgjodhi natën e Kadrit. Ajo është nata me e vlefshme ne muajin me te vlefshëm. Muhammedi nxiste qe te punojmë (falemi e te bëjmë ibadet ne çdo forme) duke thënë” من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه Kush bën vepra (namaz apo çkado tjetër e mire qofte) Natën e Kadrit, me besim dhe vetllogari([3]), do t’i falen mëkatet e mëparshme”.
Ne një transmetim tjetër qëndron” edhe te mëvonshmet“. Muhammedi,Alejhi selam e ndaloi qe nata e xhumasë te veçohet me ndonjë pune (ibadet) apo diç tjetër siç e ndaloi qe dita e saj te veçohet me agjërim.
Dijetaret e medh’hebit Hanbelijj mendojnë se nata e xhumasë është me e vlefshme dhe atë duke u bazuar ne hadithin, te cilin e transmeton Ibn Abbasi” Allahu, natën e xhumasë, ua fal (mëkatet) te gjithë ithtarëve te Islamit“. Gjithashtu Ibni Mes’udi transmeton se Muhammedi ka thënë” Nuk ka nate te xhumasë e te mos shikoje Allahu ne krijesat e Tij tri here, (respektivisht) ne ata, qe nuk i kane përshkruar shok ne asgjë“.
Duaja ne këtë nate
Transmeton Aisheja, gruaja e Muhammedit,Alejhi selam, se ajo kishte pyetur Muhammedin,Alejhi selam çfarë te bënte nëse do ta gjente-qëllonte natën e Kadrit? Muhammedi, Alejhi selam i kishte thënë: Thuaj: اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني O Zoti im! Ti je Falës dhe e do faljen andaj te lutem me fal!
Transmetohet se Muhammedi,Alejhi selam thoshte: أعوذ برضاك من سَخَطِك و عفوِك من عقوبتك Te kërkoj mbrojtje me kenaqesine Tënde ndaj hidhërimit Tënd dhe me faljen Tënde ndaj ndëshkimit Tënd“.
Për te mos i cekur te gjitha duatë e cekura ne libër, ne sollëm një dua përmbledhëse, te thënë nga Shejhu Sha’ravi: O Zoti im! Te lus për çështje te mire, dua te mire, shpëtim te mire, vepër te mire, jete te mire, vdekje te mire, me përforco (ne fenë Tënde), ma rendo peshoren e veprave te mira te mia. Ma ngrit gradën, pranoma namazin dhe m’i fal mëkatet. Te lus për pozita te larta ne Xhennet…Amin! O Zot! Te lus te ma përmirësosh gjendjen time, te ma pastrosh zemrën time, te ma mbrosh moralin, te ma ndriçosh zemrën dhe te mi falesh mëkatet. O Zot! Me shpëto nga zjarri!“.
Kur është Nata e Kadrit?
Sa i përket përcaktimit te saj ne një nate te caktuar se ajo është ne këtë apo atë nate, atë nuk e di kush pos Allahut,subhanehu ve teala. Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: التمسوها في العشر الأواخر من رمضان Kërkojeni ne dhjete ditët e fundit te Ramazanit“.
Dijetaret kane polemizuar edhe rreth kohendodhjes se saj, nëse mund ta quajmë kështu, rrespektivisht, kane polemizuar se ne cilin muaj dhe nate është ajo. Një shumice e madhe mendojnë se ajo patjetër duhet te jete nate me plotkuptimin e fjalës, por epiqendra e polemikes sillej rreth veçorive te kësaj nate:
1- Nata e Kadrit është ne tere vitin. Ky mendim është i përcjellur nga Ebu Hanife, i cili si argument ka fjalën e Ibni Mes’udit, i cili kishte thënë: و من يُقِم الحول يصبها Kush përpiqet ne ibadete gjate tere vitit, do ta gjeje atë“.
Por ne Sahihun e Muslimit transmetohet nga Zerr Bin Xhejshi, i cili thotë: E pyeta Ubejj Bin Ka’bin e i thash: Vëllai yt, Ibni Mes’udi, po thotë se ai qe përpiqet-angazhohet gjate tere vitit e arrin atë (Natën e Kadrit). Ka’bi iu pergjigj: Ka patur për qellim qe njerëzit te mos bëhen përtacë sepse ai e din se ajo është ne Ramazan, se është ne dhjete ditshin e fundit dhe se (me konkretisht) është ne te 27-ten nate. Argument tjetër merret edhe hadithi i Ebi Akrebit, i transmetuar ne Musnedin e Imam Ahmedit, i cili thotë: Njëherë shkova herët tek Ibni Mes’udi gjate Ramazanit dhe e gjate te ulur mbi shtëpi. E dëgjuam duke thënë: Te vërtetën e ka thënë Allahu ndërsa i dërguari i Tij e ka kumtuar! I thamë: Te dëgjuam duke thënë: Te vërtetën e ka thënë Allahu ndërsa i dërguari i Tij e ka kumtuar! Tha: Pejgamberi ka thënë: Ne natën e 7-it te fundit (27-it)([4]), lind dielli ne agimin e se nesërmes se saj, i pastër pa rreze“. E shikova këtë dhe e gjeta ashtu siç ka thënë Muhammedi”.
Është pyetur Ibni Tejmije për Natën e Kadrit, ne kohen kur ka qene i burgosur ne Kalanë e Xhebelit, ne v.606 h., e ka thënë: Falënderimi i takon Allahut, Subhanehu ve teala! Nata e Kadrit është ne dhjete ditët e fundit te Ramazanit, siç është vërtetuar prej vet Muhammedit, i cili ka thënë: هي في العشر الأواخر من رمضان Ajo është ne dhjetëshin e fundit te Ramazanit“. Me konkretisht është ne netët tek. Por netët tek mund te llogariten nga ajo qe ka kaluar, keshtuqe Nata e Kadrit kërkohet ne natën e 21-te, 23-te, 25-te, 27-te, 29-te, por, mund te llogariten edhe ne baze te asaj qe ka mbetur, siç thotë Muhammedi: لتاسعة تبقى لسابعة تبقى لخامسة تبقى لثالثة تبقى Ne te 9-ën nate te mbetur (29-ten nate), ne te 7-tën nate te mbetur (27-ten nate)([5]), ne te 5-tën nate te mbetur (25-ten nate), ne te 3-tën nate te mbetur(23-nate)”. Bazuar ne këtë, nëse muaji i ka 30 dite, Nata e Kadrit bie ne netët çift dhe kështu 22-i është e 9-ta e mbetur, 24-i është 7-i i mbetur. Kështu e ka komentuar këtë Ebu Seid El Hudriu ne hadithin sahih([6]), i cili është siç vijon: Transmetohet nga Ebu Seid el Huderiu të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut se në cilën natë bie Nata e Kadrit, e ai është përgjigjur: “Kërkojeni atë në dhjetënatëshin e fundit të Ramazanit, kërkojeni atë në netët tek, në natën e njëzetenjëtë, ose të njëzetetretë, ose të njëzetepestë, ose të njëzeteshtatë, ose të njëzetenëntë”.
Ebu Hurejre, transmeton e thotë: Përkujtuam Natën e Kadrit ndërsa Pejgamberi Alejhi selam tha: Sa kane kaluar prej muajit? Thamë: 22 kane kaluar e 8 kane mbetur. Tha: kane kaluar 22 e kane mbetur 7, andaj kërkojeni sonte, sepse muaji i ka 29 dite“. Nëse muaji i ka 29 dite, data e asaj qe ka mbetur dhe asaj qe ka kaluar është e njëjtë([7]).
Nëse çështja është kështu, atëherë duhet kërkuar natën e kadrit ne te gjitha ditët e dhjetëshit te fundit, siç ka thënë Pejgamberi: Kërkojeni atë ne dhjetëshin e fundit“…(Mexhmuul Fetava, 25, 286)
2- Ajo është ne tere muajin e Ramazanit. Ky është mendimi i Ibni Omerit dhe i një grupi prej sahateve. Ne sunenin e Ebu Davudit transmetohet se Ibni Omeri ka thënë: U pyet Muhammedi për Natën e Kadrit ndërsa unë dëgjoja. Tha: هي في كل روضان Ajo është ne tere Ramazanin“.
3- Ajo është nata e pare e muajit Ramazan. Këtë mendim e ka thene Ebu Ruzejn El Ukajliu, sahabi i Pejgamberit,Alejhi selam.
4- Ajo është ne dhjete netët e mesme dhe te fundit. Këtë mendim e demanton hadithi, ne te cilin thuhet se kur Muhammedi kishte hyre ne I’tikaf ne dhjete ditët e mesme, i kishte ardhur Xhibrili dhe i kishte thënë: إن الذي تطلب أمامك Vërtet, atë qe je duke e kërkuar e ke përpara (ne dhjete ditët vijuese)“.
5- Ajo është vetëm ne dhjetëshin e fundit. Këtë e përkrah hadithi التمسوها في العشر الأواخر Kërkojeni atë ne dhjetëshin e fundit“.
6- Ajo është e veçuar ne netët tek te dhjetëshit te fundit. Këtë e ndihmon hadithi التمسوها في العشر الأواخر في الوتر Kërkojeni atë ne dhjetëshin e fundit ne (netët) tek“.
7- Ajo është nata e 17-te. Ky mendim na është percjellur nga Zejd Bin Erkam dhe Ibni Mes’udi. Këtë mendim e kane përfaqësuar edhe Zejd Bin Thabiti dhe Hasen El Basriu.
8- Ajo është nata e 19. këtë mendim e përfaqëson Aliu dhe Ibni Mes’udi, Allahu qofte i kënaqur prej tyre.
9- Ajo kërkohet ne natën e 17-te, 21-te, 23-te. Ne sunenin e Ebu Davudit transmetohet nga Ibni Mes’udi se Muhammedi ka thënë: Kërkojeni atë ne natën e 17-te te Ramazanit, natën e 21-te dhe natën e 23-te, pastaj heshti“.
10- Ajo është nata e 21-te. Për argument kane hadithin e Buhariut (4/236) dhe Muslimit (1167).
11- Ajo është nata e 23-te. Argument kane hadithitn e Muslimit 1168 & 1170.
12- Ajo është nata e 24-te. Ky mendim është i transmetuar nga Bilali, Ibni Abbasi, Hasen el Basriu dhe Katadeja. Imam Ahmedi ne musnedin e tij transmeton nga Bilali se Muhammedi ka thene: Nata e Kadrit është ne natën e 24-te“.
13- Ne natën e 23-te ose 27-te. Këtë mendim e ka thënë Ibni Abbasi. Argument për këtë, Ibni Abbasi ka hadithin: Ajo është ne dhjetëshin (e fundit); ne 7-in e kaluar ose ne 7-in e mbetur“. Ne musnedin e Bezzarit, me sened te mire nga Abdullah Ibne Mes’udi se Muhammedi,Alejhi selam është pyetur për natën e Kadrit dhe ka thënë: Me është treguar por me humbi (ne harrese), andaj kërkojeni ne 7-in (27-ten nate) ose 3-in (23-ten nate) e mbetur“.
14- Ajo është nata e 27-te. Te këtij mendimi janë shumica e sahabeve. Ubejj Bin Ka’bi ishte pyetur se me çfarë e argumentonte këtë? Tha: Me shenjat, për te cilat na ka njoftuar Muhammedi,Alejhi selam “Dielli lind por s’ka rreze“. Ne sunenin e Ebu Davudit nga Muaviu transmetohet se Muhammedi për Natën e Kadrit ka thënë: Nata e 27-te“.
15- Ajo është nata e 29-te. Imam Ahmedi, me sened te mire, transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, për Natën e Kadrit, ka thënë: Ajo është nata e 27-te ose 29-te dhe (se) numri i melaikeve ne toke (gjate kësaj nate) do te jete me shume sesa numri i yjeve“.
16- Nata e 22-te ose 23-te.
17- Nata e 21, 23, 25, 27, ose nata e fundit.
18- Nata e 27 ose nata e 29.
19- Ajo është ne netët tek te dhjetëshit te fundit.
Meqë pame mendime te ndryshme, ta bazuara ne versione te ndryshme te haditheve, themi ashtu siç kane thënë nje grup dijetaresh se Nata e Kadrit lëviz, keshtuqe një vit bie ne një nate e vitin tjetër ne natën tjetër. Te këtij mendimi janë Maliku, Sufjan Eth Thevriu, Imam Ahmedi, Is’hak Bin Rahivejhi, Ebu Thevriu, etj. Këtij karvani dijetaresh i është bashkuar edhe Imam Neveviu, duke bashkuar hadithet e transmetuara me këtë tematike.
Vëlla dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se Allahu,subhanehu ve teala, ia tregon atë kujt te doje prej bijve te Ademit. Neveviu ka thënë: Allahu ua fshehu këtë nate robërve te Tij qe te mos flasin për vlerën e kësaj nate e t’I pakësojnë veprat, por ka dashur qe _allen përpiqen dhe angazhohen me trupat e tyre sepse për këtë edhe janë krijuar, siç thotë Allahu,subhanehu ve teala, وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْأِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ Unë nuk I krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat 56) Një gjë te tille sikur e përkrah edhe hadithi I Taberaniut ne Mu’xhemul Kebir, me sened te mire se Abdullah Bin Unejsi e kishte pyetur Muhammedin, Alejhi selam: O I dërguari I Allahut! Me lajmëro se ne cilën nate kërkohet nata e Kadrit? Tha: Po te mos e kishin lënë njerëzit namazin (q)e te _allen vetëm ne këtë nate, do të lajmëroja!”.
Përzgjedhje nga materiali I botuar ne Fetava El Kubra te Shejh Sha’ravit, vel: I dyte,
f: 826- 851
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
12.8.2002,e hënë
——————————————–
[1] gjate kohës se qëndrimit te Muhammedit,Alejhi selam ne këtë bote dhe këtë bazuar ne ajetin و ما كان الله ليعذبهم و أنت فيهم Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre (Enfalë 33)
[2] Vërejtje: Ëndrrat e pejgambereve janë shpallje-vahj.S.I
[3] Sa i përket thënies” Me besim dhe vetllogari” e ka për qellim me besim ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe ne shpërblimin, te cilin e ka përgatitur për falësit ne këtë nate, ndërsa sa i përket vetllogarise e ka për qellim duke llogaritur shpërblimin dhe kërkuar sevapet. Kete mendim e ka thene Abdullah El Shehrijj, shif: Esrar Lejletil Mubareketi, www.emanway.com
[4] في تاسعة تبقى وفي سابعة تبقى وفي خامسة تبقى ne nënëshin e mbetur, shtatëshin e mbetur, pesëshin e mbetur…Ajo qe duket sipërfaqësisht është se për qellim e ka patur natën e 29-te, 27-te dhe 25-te. Tajjibiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Shprehja ne hadith: “Ne nënshin e mbetur” e ka për qellim natën e 22-te, sepse 22-i është e nënta e mbetur, shtatëshja e mbetur është nata e 24-te, pesëshja e mbetur është nata e 26-te. Ka thënë Zerkeshiu: E para (nënshi i mbetur) është ne natën e 21-te, e dyta (shtatëshi) është ne natën e 23-te, e treta (pesëshi) ne natën e 25-te. Kështu ka thënë Maliku.
Disa te tjerë kane thënë: Nata e Kadrit bie ne netët tek nëse muaji është i mangët (ka 29 dite) ndërsa nëse është i plote nuk bie përveç se ne netët çift, keshtuqe nënsheja e mbetur komentohet si nata e 22-te, pesëshja e mbetur si nata e 26-te, shtatëshja e mbetur si nata e 24-te…Kjo llogaritje është sipas mënyrës arabe, te cilët posa te kaloje gjysma e muajit, pjesën e mbetur e llogarisin me: kane mbetur kaq, e jo me atë qe ka kaluar
[5] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet: Nga forma sipërfaqësore vërehet se për qellim është fundi i muajit (d.t.th: nata e 27-te). Është thënë se për qellim është shtatëshe, fillimi i te cilit është nata e 22-te ndërsa fundi është nata e 28-te. Sipas mendimit te pare, nata e 21-te dhe 23-te nuk hyjnë ne kuadër te kësaj, ndërsa sipas mendimit te dyte, hyn vetëm e dyta (ndoshta për qellim e ka nata e 23-te, e dyta e cekur ne mendimin paraprak) ndërsa nuk hyn nata e 29-te…Pasi qe Ibni Haxheri i cek disa transmetime nga Buhariu, Muslimi dhe Imam Ahmedi, thotë se ne baze te domethënies se tyre, mundësia ose opsioni i pare i komentimit te “Shtatëshes” është me i qëlluar. (Fet’hul Bari, komenti është huazuar nga CD Kutubu-t-Tis’a) Shënim i përkthyesit.
[6] Siç duket, ne libër është bere një gabim, sepse hadithi nuk është cekur fare, dhe ne vend te tij, pas asfare sqarimi, është cekur hadithi, i cili nuk ka te beje me këtë aspekt te temës, mu për këtë, e solla këtë shënim, duke e cekur edhe hadithin, te cilin e gjeta ne komentimin e Sures Kadr, ne gjuhen shqipe, nga Sabri Bajgora
[7] D.t.th: Nëse muaji i ka 29 dite, llogaritja është e njëjtë; ne daç llogarit nga ato qe kane kaluar, e thuaj: kane kaluar kaq, ne daç llogarit me atë qe ka mbetur e thuaj: kaq kane mbetur. S.I