Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
GJËRA QË DUHET T’I BRAKTISIM PARA SE TË JETË VONË

Ka gjëra për të cilat pas kryerjes së tyre ndiejmë keqardhje. Shkak është mungesa e maturisë në veprime, ngutia dhe mosinteresimi. Ndonjëherë kjo keqardhje mund të jetë me pasoja, për shkak se gabimet mund të kenë pasoja.
 
Në vazhdim, disa gjëra që nuk duhet t’i bëjmë, në mënyrë që të mos ndiejmë keqardhje më vonë.
  1. Moskujdesi për besimin, që të mos themi pastaj: “Sikur të isha me besimtarët!”
  2. Të mos imitojmë verbërisht njerëzit që të mos themi pastaj: “Sikur të mos imitoja njerëzit për të keq!”
  3. Të mos bëjmë punë të këqija, që të mos themi pastaj: “Sikur të mos e bëja këtë punë!”
  4. Të mos synojmë arritjen e kënaqësisë së të gjithë njerëzve, që të mos themi pastaj: “Sikur të mos interesohesha që t’i bëj të gjithë njerëzit të kënaqur me mua!”
  5. Të mos e lëmë punën e sodit për nesër, që të mos themi pastaj: “Sikur të mos thosha: e lëmë për nesër!”
  6. Të mos lëmë mundësi pa shfrytëzuar, që të mos themi pastaj: “Sikur ta shfrytëzoja atë mundësi!”
  7. Të mos ndiejmë monotoni nga punët e mira, që të mos themi pastaj: “Sikur të mos ndalesha prej asaj pune!”
  8. Të mos fshehim dashurinë ndaj atyre që i duam, që të mos themi pastaj: “Sikur t’iu thosha se i dua!”
  9. Të mos bëhemi arrogant ndaj prindërve, që të mos themi pastaj: “Mjerë për mua, përse i kundërshtoja!”
  10. Të mos përbuzim mirësitë dhe begatitë, që të mos themi pastaj: “Sikur ta vlerësoja mirësinë me të cilën isha i begatuar!”
  11. Të mos shkujdesemi për shëndetin dhe fizikun tonë, që të mos themi pastaj: “Sikur t’i kushtoja vetes pak rëndësi!”
  12. Të mos bëhemi arrogantë e të padëgjueshëm, që të mos themi pastaj: “Sikur ta dëgjoja atë këshillë!”
  13. Të mos urrejmë, që të mos themi pastaj: “Sikur ta kurseja veten nga kjo urrejtje!”
  14. Të mos izolohemi, që të mos themi pastaj: “Sikur të vizitoja të tjerët!”
  15. Të mos jemi të mërrolur, që të mos themi pastaj: “Sikur të buzëqeshja dhe të mos isha fytyrëngrysur!”
  16. Të mos bojkotojmë shokët e mirë, që të mos themi pastaj: “Sikur të vazhdoja së shoqëruari me ta!”
  17. Të mos humbim vetëbesimin, që të mos themi pastaj: “Sikur të kisha më shumë besim në vete!”
  18. Të mos humbim ndërgjegjen, që të mos themi pastaj: “Sikur të isha i ndërgjegjshëm!”
  19. Të mos vazhdojmë së shoqëruari me shoqëri të keqe, që të mos themi pastaj: “Sikur të mos bëhesha shok me filanin!”
  20. Të mos braktisim edukimin dhe arsimin, që të mos themi pastaj: “Sikur të vazhdoja shkollimin!”
 
Përshtatje me modifikime nga: http://www.thaqafnafsak.com/
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013