Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
NGJASHMËRITË NDËRMJET NJË THIRRËSI MYSLIMAN DHE DIELLIT
Ka pesë gjëra me të cilat një thirrës mysliman i ngjan dielli:
Dielli lëviz nga lindja në perëndim. Kështu është edhe thirrësi mysliman, të lëviz nga vendi në vend që ta kumtojë fenë e Allahut të Madhëruar.
Dielli burim drite ka Allahun, prej të Cilit e merr atë për ta ndriçuar më pas botën. Kështu është edhe thirrësi mysliman, i cili diturinë e përfiton nga Allahu (Libri i Tij) për ta shpërndarë më pas tek njerëzit.
Dielli nuk është racist, partiak, fanatik. Ai shndrit tërë botën. Kështu është edhe thirrësi mysliman, i cili duhet të mos bëjë dallime ndërmjet njerëzve në baza race e ngjyre. Të gjithë duhet t’i trajtojë njëjtë.
Dielli nuk kërkon kompensim material për dritën e tij. kështu është edhe thirrësi mysliman, i cili nuk pranon kompensim material për punën e tij.
Dielli nuk ka pushim zyrtar, nuk ka festa, nuk ka pushim veror dhe as dimëror. Kështu duhet të jetë edhe thirrësi, i cili duhet ta kryejë detyrën e tij çdoherë, në çdo kohë dhe rrethanë. Nuk duhet të ndiejë lodhje dhe monotoni nga puna e tij.
Dhe, për fund fare, nëse njerëzit frikësohen nga nxënia e diellit –eklipsi, duhet ditur se edhe braktisja e detyrës nga thirrësi është rrezik për ummetin mbarë.