Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
EKSTREMIZMI SI AGJENDË

I heshtur për pak ditë, problemi rreth ekstremizmit fetar u bë lajm ditor prapë, madje shpërthyes. Shpërthimi ndodhi kur ISIS-i publikoi një video, që për mua, më shumë se kërcënim, ishte promovim. Thirrjen për t’iu bashkuar ISIS-it duke ofruar imazhe të një jetë normale bashkëshortore e lexoj si promovim të shtetit dhe sistemit të tij. Por, nuk ka qenë vetëm ISIS-i ai që e ka promovuar veten. Edhe mediat tona e kanë promovuar atë. Publikimi i videos konsideroj se i ka shërbyer promovimit. 

Por, e keqja nuk është vetëm tek promovimi. Është dhe tek reagimet. Mundohesha të tërheq një paralele ndërmjet zëdhënësit të policisë, Baki Kelanit, dhe Avni Islamit. I pari, përgjegjës dhe me kompetencë, flet në mënyrë racionale për rrezikun që mund të vjen nga ekstremistët, derisa i dyti, nuk di në çfarë cilësie, flet duke e alarmuar gjendjen. Po kështu, hapësirë gjejnë edhe të tjerë, të cilët ekstremizmin e diskutojnë më shumë si mbulesë të orekseve të tyre karrieriste ose si përfitim nga rasti për të larë hesapet personale me ata që mendojnë ndryshe, se sa si problem i sigurisë.  

Nga kjo po kuptohet se dikujt sikur po i konvenon që ta mbajë ekstremizmin si agjendë, madje të shpërthejë edhe në akuza e ofendime, sikur që bën Avni Islami ndaj Myftiut Tërnava, duke ia faturuar fajin për ekstremizëm. Se për qasjen e tij është shumë gabim do të doja të argumentoj me fjalët shumë të peshuara, logjikisht dhe juridikisht, të Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i cili në një intervistë vetëm para pak ditësh, thotë: “Njerëzit nuk mbahen brenda (në burg) pse mendojnë ndryshe, apo pse vishen ndryshe, pavarësisht se i pëlqen dikujt ose si pëlqen.”[1] Do të duhej A. Islami dhe disa të tjerë që i fryjnë zjarrit, ta marrin për kriter këtë fjalë: nuk mund ta quash ekstremist dikë vetëm pse mendon ndryshe ose duket ndryshe prej teje.

Personalisht, do të doja të shpjegoj se jam me zërat që thërrasin për trajtim racional të problemit. Dhuna ndalohet fetarisht. Është traditë e dëshmuar fetare tash e një milenium se qasjet ekstreme luftohen. Kanë qenë të parët, shokët e Profetit Muhammed [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], që i kanë luftuar havarixhët – esktremistët. Por, jo detyrimisht termi luftë nënkupton dhunën. Luftimi i një dukurie bëhet edhe me fjalë sepse dhuna dhe ekstremizmi shkaktojnë vetëm dhunë dhe ekstremizëm. Ekstremistët, para dënimit, kanë nevojë për këshillim. Hapni dyert me njerëz që t’i shpëtoni, jo t’i fundosni. Avni Islami, BIRK-ut, nuk i duhet kërbaçi dhe nuk e ka kërkuar kurrë atë, por i duhet rregulluar pozita juridike dhe dhënia e hapësirës për kontribut. Është konstatim i njerëzve me arsye të shëndoshë.

Ndryshe, nëse vazhdoni me këto akuza e fajësime, nesër dikush mund t’iu fajësoj për provokim ekstremizmi. Populli ka halle tjera më të mëdha. Hapni vende pune, luftojeni nepotizmin, luftojeni pasurimin milionësh të paligjshëm të politikanëve, luftojini kriminelët, do të shihni se si ekstremizmi nuk do të ketë vend. Po kështu, bëhuni më parimor që të pranoni se indoktrinimi nuk ka burim xhamitë. Kështu, thirrjet tuaja dhe të tjerëve sikur ti, lexohen si tendencioze dhe me prapavijë.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013