Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
20 HAPA QË TË KEMI NJË GJENERATË QË LEXON

Veddah Ibn Hadi

20 mënyra dhe metoda, të cilat desha t’ia ofroj çdo prindi dhe edukatori që dëshiron që fëmija i tij të jetë i dalluar në fushën e specializimit dhe punës së tij. Janë metoda konkrete dhe praktike për të edukuar brezni të tëra për lexim, për tua bërë librin shok të jetës, për tua bërë librin dëfrim me të cilin e kalojnë kohën.  

1.

Stimulo fëmijët të bëjnë një bibliotekë personale në shtëpi dhe ndihmoju me mjete materiale që të blejnë librat që dëshirojnë.

2.

Në tryezën e fëmijëve vendos revista fëmijësh dhe libra ilustruese me fotografi.

3.

Të paktën një herë në muaj vizito bashkë me fëmijët ndonjë librari dhe mundësojua të blejnë atë që duan.

4.

Lidhe blerjen e librave me raste dhe evenimente të ndryshme dhe të bukura, p.sh. me rastin e ndonjë suksesi të fëmijës, festave dhe kthimit nga ndonjë udhëtim.

5.

Angazhohu që të zhvillosh tek fëmijët disa hobi dhe fusha interesimi. Do të vëresh se fëmijët do të kërkojnë për libra dhe revista që kanë të bëjnë me këto hobi të tyre.  

6.

Ndaje një kohë që fëmijëve tua lexosh ndonjë libër apo t’iu flasësh për librat që i do.

7.

Ndaje një kohë që fëmijëve t’iu lexosh me zë të lartë.

8.

Veçoje një dhomë ose një kënd në shtëpi, e/i cili është i përshtatshëm dhe stimulues për lexim.

9.

Stimuloje fëmijën tënd që t’i lexoj ndonjë libër vëllait apo motrës më të vogël apo edhe shokëve në shkollë.

10.

Vendosi disa libra dhe revista në veturën tënde, do të gjesh se fëmijët do t’i lexojnë edhe pa i urdhëruar fare.

11.

Nxiti fëmijët që tua huazojnë librat shokëve të tyre, sepse kështu zgjerohet rrethi i leximit dhe krijohen raporte të ndërsjella ndërmjet tyre.

12.

Provo tua lexosh fëmijëve ndonjë tregim në shtratin e gjumit por mos e përfundo të tërin duke iu thënë se tregimin komplet mund ta gjejnë në ndonjë libër që ata veç e posedojnë.

13.

Fëmijëve mundësojua të lexojnë çfarë të duan para gjumit sepse kjo është shprehi e dobishme.

14.

Fëmijët nuk duhet të kenë TV në dhomën e gjumit sepse kjo i pengon nga leximi.

15.

Ofroja fëmijëve libra që trajtojnë probleme të tyre, sepse kjo është dëshmuar si një përvojë e suksesshme në përmirësimin e sjelljeve të gabuara tek fëmijët.

16.

Nxiti fëmijët që të bëhen pjesë e ndonjë grupi që memorizon Kur’anin, sepse kështu do të lidhen me Librin e Allahut dhe leximin e tij.

17.

Luaj lojëra leximi me fëmijët, p.sh. lojë me germa, me fjalë, garë njohurish, etj.

18.

Mos e ngarko kohën e fëmijëve me aktivitete të shumta, në mënyrë që ata të gjejnë kohën e përshtatshme për lexim.

19.

Duhet t’i lëvdojmë fëmijët për përpjekjet e tyre për lexim, qoftë edhe nëse gabojnë nga pak.

20.

Të përkujtojmë se mënyra më e mirë për të edukuar brezat për lexim është që ne të lexojmë para tyre, që ne të jemi shembull për ta për lexim.  

Burimi: http://saaid.net/Doat/wadah/25.htm

Përshtati në shqip: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013