Një studim shkencor i universitetit të Harvardit ka provuar si të gabuara studimet e mëhershme sipas të cilave kinse konsumimi i një pjese të vogël të alkoolit është shërim për zemrën. Le ta lexojmë dhe meditojmë atë që i dashuri ynë, Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], e ka thënë para katërmbëdhjetë shekujsh.
Informacioni, që në vijim po ua përcjellim nga faqja zyrtare e Harvardit, përputhet me dy hadithe të Pejgamberit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Studimi që universiteti i Harvardit bëri këtë vit, gjegjësisht në qershor, ka zbuluar se konstatimet e studimeve të mëhershme se ‘konsumimi me masë i alkoolit forcon zemrën’ janë të gabuara. Në të vërtetë, studimi ka dëshmuar se qëndron pikërisht e kundërta, alkooli dëmton zemrën, madje edhe nëse konsumohet në sasi të vogla dhe se ai, në asnjë rast apo rrethanë, nuk mund të trajtohet si shërues (medikament) për zemrën. Alkooli shkakton çrregullime në ritmin e punës së zemrës, sikur që mund të jetë shkaktar serioz për sulmin në zemër, veçmas tek të moshuarit.
Disa universitete me renome, në përpjekje për të arsyetuar konsumimin e alkoolit, kanë ndërmarrë studime të nxituara, të cilat i kanë publikuar më pas në revista ndërkombëtare, sipas të cilave konsumimi javor i dy gotave raki për meshkujt dhe një gote për femrat, e aktivizon zemrën, por, pas një vëzhgimi të gjatë të atyre që konsumojnë alkoolin “me masë”, u vërtetua se ata, veçmas pas moshës 65 vjeçare, u sëmurën nga sëmundje vdekjeprurëse. Studimi i ri është publikuar nga revista Circulation në qershor 2015.
Kësisoj, e vërteta shkencore që shkencëtarët e provuan tek 4400 individë të moshuar, vërteton se:
- Konsumimi mesatar i alkoolit dëmton zemrën dhe ndikon negativisht në të gjitha gjymtyrët e trupit, dhe
- Alkooli në ansjë rast nuk mund të konsiderohet shërues.
Në këto dy të gjetura të shkencës ka aluduar Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] para më shumë se katërmbëdhjetë shekujve. Në hadithin që e transmeton Termidhiu, Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“ما أسكر كثيره فقليله حرام
Ndalohet konsmimi i pakicës së asaj që, në rast se konsumohet me shumicë, të deh.”
Ky hadith vërteton se konsumimi i alkoolit, qoftë edhe në sasi të paktë, ndalohet, sepse dëmton organizmin.ndërsa në një hadith tjetër, të shënuar në koleksionin e Muslimit, mohohet kategiorikisht që alkooli të jetë shërues:
“إنه ليس بدواء ولكنه داء
Ai nuk është shërim; është sëmundje.”
Së këndejmi, konstatimi i universitetit të Harvardit, është i drejtë por jo i ri. Atë e ka paraprirë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] me thëniet e tij që ka konstatuar se alkooli është sëmundje dhe kurrsesi shërim, edhe pse shkencëtarë kanë shpenzuar miliona dollarë për të dëshmuar të kundërtën por nuk ia kanë dalë.
A nuk meriton respekt të madh profeti ynë i dashur, [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Abdudaim El-Kehil
www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI