Një ditë dhelpra e pyeti devenë, e cila qëndronte në anën tjetër të lumit: Sa është thellësia e liqenit?
Deri tek gjuri – iu përgjigj deveja.
Pa një pa dy dhelpra kërceu në ujë ndërsa gati sa nuk u mbyt. Uji e mbuloi i tëri kurse ajo përpiqej me tërë forcën të dilte jashtë. Me mezi ia doli të shpëtonte dhe duke nxjerrë frymëmarrjet e rënda dhe të shpeshtuara për shkak të lodhjes dhe frikës, iu kthye devesë: Po a nuk më the se uji nuk ishte më i thellë se deri tek gjuri?!
Po, por deri tek gjuri im - iu përgjigj deveja.
Mësimi:
Mos u krahaso me të tjerët.
Zgjidhjet e tyre mund të jenë personale dhe të dobishme vetëm për ta por jo edhe për ty. Shqyrto përvojat e njerëzve, dhe, vetëm pas një analize të thellë se çfarë të përshtatet më së miri, vendos.
Po kështu, mos i krahaso të tjerët me veten tënde. Përvojat tuaja mos ua ofroni të tjerëve si zgjidhje përfundimtare e më pas t’i akuzoni në rast dështimi se nuk kanë qenë të sinqertë në aplikimin e tyre.
(Përkthim)