1. Njihe Zotin tënd.
2. Ndihmoji fëmijët tu për çdo gjë që i këshillon, duke bërë i pari vet atë, që të jesh edhe shembull për ta.
3. Fol vetëm atë që di.
4. Merr parasysh pozitat e njerëzve dhe nivelin e tyre intelektual.
5. Ruaje sekretin tënd.
6. Provoje shokun tënd kur të jetë i hidhëruar.
7. Provoje shokun tënd në tregti, në fitim e humbje.
8. Mos i shoqëro mendjelehtët dhe budallenjtë.
9. Nxito për vepra të mira.
10. Konsultoje njeriun ditur.
11. Shfrytëzoje rininë tënde.
12. Puno për dynja dhe ahiret.
13. Nderoji vëllezërit dhe shokët dhe pije parasysh pozitën e tyre.
14. Nderoji prindërit dhe shfrytëzoje shërbimin ndaj tyre (si vepër me të cilën e fiton Xhennetin).
15. Mësuesi është prindi më i mirë.
16. Bëhu kursimtar!
17. Kur të hysh në ndonjë shtëpi ruaji sytë dhe gjuhën.
18. Nderimi i mysafirit është obligim.
19. Ruaje pastërtinë e trupit dhe rrobave.
20. Bëja shprehi vetes ushqimin e paktë, gjumin e paktë dhe të folurit e paktë.
21. Duaje për të tjerët atë që do për vete.
22. Mos e lidh veten për pasurisë së huaj.
23. Mos fol pa u menduar.
24. Punën e sotme mos e shtyj për nesër.
25. Mos e zgjat bisedën me njerëz të mëdhenj.
26. Mos e kthe duarthatë lypësin.
27. Mos ndiej keqardhje për atë që të ka kaluar.
28. Dëgjo të mëdhenjtë kur flasin.
29. Mos ia paraprij në ecje të vjetre dhe dijetarëve.
30. Mysafirin mos e angazho me punë.
31. Mos u bë mendjemadh dhe mburravec.
32. Nderoji të gjithë që të nderohesh.
33. Mos e shit fenë për dynja.
34. Shfrytëzoje adhurimin për All-llahun (si mundësi të fitimit të Xhennetit).
35. Bëhu korrekt në fjalë dhe vepra.
36. Mos i braktis duanë dhe lutjet ditore.
37. Mos u ul në vendin e ekspertit nëse ende nuk je bërë i tillë.
38. Mos prit nga njerëzit e këqij se do të jenë mirënjohës.
39. Mos e fut veten në ujëra (çështje) të turbullta.
40. Punët e pakryera mos i merr për të përfunduara.
41. Mos prit të mirë prej koprracit.
42. Mos nxito dhe mos u përpëlit në punë.
43. Mos e ndëshko veten.
44. Mos fli kur të lind dielli.
45. Mësoje vendin ku duhet të ulesh.
46. Mos e vë kokën tënde në prehrin e të tjerëve.
47. Lute All-llahun për çdo gjë që dëshiron.
48. Bëhu fjalëmirë me të varfrit.
49. Mos hy në treg pa para.
50. Bëhu vigjilent kur të vendosësh për të bërë punë të mëdha.
51. Mos rri në shtëpi pa bërë asgjë.
52. Përkujtoje All-llahun kur të jesh në varfëri dhe të goditesh nga fatkeqësitë.
Marrë nga: Kelimat agla min edh-dheheb, f.78-82.