Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Me këto fjalë i edukonte Resulullahu [alejhisselam] shokët e vet

O ju njerëz, përhapeni selamin, jepni ushqim dhe faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur që të hyni në Xhennet me paqe.”[1]

Nuk do të hyjë në Xhennet, ai prej shqetësimeve të të cilit fqinji nuk është i sigurt.”[2]

Mysliman është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të sigurt myslimanët.”[3]

Nuk ka besuar me besim të plotë ai që nuk do për vete atë që do për vëllain e tij.”[4]

Besimtari për besimtarin është sikur ndërtesa, pjesët e së cilës mbajnë njëra tjetrën.” [5]

Mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të All-llahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Myslimani është vëlla i myslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllain tënd mysliman. Çdo mysliman e ka të ndaluar (të shkelë) gjakun, pasurinë dhe nderin e myslimanit tjetër.” [6]

Nuk i lejohet një myslimani që ta braktisë (lëçit) vëllain e tij më shumë se tre net. Takohen ndërsa ia kthejnë shpinën njëri tjetrit. Më i mirë prej tyre është ai që fillon me selam (përshëndetje). [7]

Dyert e Xhennetit hapen të hënave dhe të enjteve dhe i falen mëkatet çdokujt që nuk i bën shirk All-llahut, me përjashtim të njeriut që ka hasmëri me vëllain e tij. Thuhet: Afatizoni këta të dy derisa të pajtohen! Afatizoni këta të dy derisa të pajtohen! Afatizoni këta të dy derisa të pajtohen! [8]

Prezantohen veprat para All-llahut çdo të enjte dhe çdo të hënë kështu që All-llahu fal në atë ditë secilin njeri që nuk i ka përshkuar shok, me përjashtim të njeriut, ndërmjet të cilit dhe vëllait të tij ka hasmëri. Thuhet: Lini këta të dy derisa të pajtohen! Lini këta të dy derisa të pajtohen! [9]

Ndihmoje vëllain tënd dëmtues (i padrejtë) apo i dëmtuar qoftë. Thanë: O i Dërguari i All-llahut, nëse dëmtohet e ndihmoj, por si ta ndihmoj kur është dëmtues (i padrejtë)? Tha: Ta pengosh ose ndalësh nga padrejtësia është (sikur) ta ndihmosh.” [10]

Detyrat e myslimanit ndaj myslimanit janë gjashtë. E pyetën: Cilat janë ato, o i Dërguari i All-llahut? Tha: Ta përshëndesësh kur ta takosh, t’i përgjigjesh kur të të ftojë, ta këshillosh kur të kërkon këshillë prej teje, të lutesh për mëshirë kur të teshtijë dhe ta falënderon All-llahun, ta vizitosh kur të sëmuret dhe t’ia përcjellësh xhenazen kur të vdes. ” [11]

Bera bin Azibi [radijAll-llahu anhu] rrëfen: Na ka urdhëruar i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] me shtatë gjëra dhe na ka ndaluar prej shtatë tjerave: Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, t’i dëshirojmë mëshirë atij që teshtin, t’i përgjigjemi ftesës, ta përhapim selamin, ta ndihmojmë atë që i është bërë e padrejtë dhe t’i besojmë atij që betohet. Ndërsa na ka ndaluar nga unazat e arit (bartja e tyre), pirja nga enët e argjendit, nga shalat (e punuara nga dibaxhi [lloj mëndafshi] ose mëndafshi), nga rrobat me penj mëndafshi, nga dibaxhi dhe istebreku (dy lloje mëndafshi). [12]  

Nuk do të hynë në Xhennet përderisa nuk besoni dhe nuk besoni përderisa nuk e doni njëri tjetrin. A t’iu tregoj për diç që nëse e bëni, e doni njëri tjetrin? Përhapeni selamin në mesin tuaj. [13]

Kur u pyet Pejgamberi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]  për Islamin më të mirë (prezantimin e tij më të mirë nga njerëzit), tha: “Të japësh ushqim dhe ta përshëndesësh me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.” [14]

Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe mirësjelljen reciproke është sikur shembulli i trupit që po lëngoi një gjymtyrë e tij, atëherë vuan i tërë trupi nga pagjumësia dhe ethet.” [15]

Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.” [16]

All-llahu i Madhëruar nuk e mëshiron atë që nuk i mëshiron njerëzit.” [17]

Sharja e myslimanit është fusuk [pandershmëri] ndërsa vrasja e tij kufër [mosbesim].” [18]



[1] Hadithin e transmeton Tirmidhiu në librin Sifetu-l-kijameh, kreu Haddethena Muhammed bin Besh-shar, 4/652, nr. 2485. Hadithin e transmetojnë po kështu edhe Ibni Maxheh, Darimiu dhe Imam Ahmedi, ndërsa Albani në Sahihu Et-Tirmidhijj, 2/303, e vlerëson autentik. 

[2] Hadithin e transmeton Muslimi, libri El-Iman, kreu Tahrimu idhai el-xhar, 1/68, nr. 46.

[3]  Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/54, nr. 11) dhe Muslimi (1/65, nr. 41).

[4] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/56, nr. 11) dhe Muslimi (1/67, nr. 45).

[5] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/565, nr. 481) dhe Muslimi (4/1999, nr. 2585).

[6] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1986, nr. 2564).

[7] Hadithin e transmeton Buhariu (4/1986, nr. 2560).

[8] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1987, nr. 2565).

[9] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1988, nr. 2565/36).

[10] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1988, nr. 2584).

[11] Hadithin e transmeton Buhariu (3/112, nr. 1240).

[12] Hadithin e transmeton Buhariu (3/112, nr. 1239).

[13] Hadithin e transmeton Muslimi (1/74, nr. 54).

[14] Hadithin e transmeton Buhariu (1/55, nr. 12).

[15] Hadithin e transmeton Buhariu (10/438, nr. 6011).

[16] Hadithin e transmeton Buhariu (10/438, nr. 6013).

[17] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1809).

[18] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/110 nr. 48) dhe Muslimi (nr. 64).


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013