Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR TË DREJTËN DHE LIRINË E SHPREHJES

Liria e shprehjes është e drejtë që garantohet me ligj. Është si të thuash flamuri që demokracia mban në dorë për të dëshmuar kinse synimet dhe objektivat e saj. Me kohë janë dhënë kritikat se ky koncept për të drejtën dhe koncepte tjera janë të lajthitura përmbajtjesisht dhe si të tilla duhet të rishikohen dhe rikonceptohen. Ose thënë më mirë, duhet t’iu vihen limite dhe kufij. Ndryshe, do të krijohet një klimë shoqërore që nuk do t’i bëj nder askujt. Në emër të së drejtës do të shahet, fyhet, ofendohet, shkelet mbi të drejtat, e çka jo tjetër.

Ky koncept i gabuar për të drejtën është kultivuar dhe vazhdon të kultivohet edhe në Kosovë, madje edhe më vrazhdë. Guximi, gjithnjë në emër të kësaj të drejte, që është marrë e merret për të sharë e fyer, është për të të habitur. Edhe gjërat më të shenjta nuk janë kursyer nga talljet dhe përqeshjet. Kanë thënë se është art. Me këtë logjikë, politika dhe klasa intelektuale jofetare (ndonëse jo të gjithë) u solidarizuan me revistën satirike Charlie Hebdo kur u sulmua për shkak të publikimit të imazheve fyese për Profetin Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] qofshin mbi të. Solidarizimi arsyetohej me faktin se vlerat perëndimore (duke synuar këtu të drejtën e shprehjes) janë gjëra që aspirojmë...

Ky ishte vetëm një shembull ndryshe çështja nuk ka të bëjë me rastin por kauzën. Dua të merrem me diç që ka ndodhur pas një viti, andaj edhe kërkoj që të lexohem drejtë. Ka të bëjë me parullën që është ngritur ditën e solidarizimit: për të drejtën e lirisë së shprehjes. Janë dy raste që në emër të së drejtës së shprehjes nuk do të duhej të trajtoheshin me kaq vrazhdësi. I pari ka të bëjë me disa grafite që janë bërë për presidenten, e të cilat u kritikuan se janë fyese. Edhe unë besoj se janë fyese, por jo nga koncepti i lirisë së shprehjes që po kultivojmë, sepse, sipas tij, do të duhej të kritikohen apo edhe dënohen për shkak të dëmtimit të pronave ku janë bërë këto grafite por jo edhe për shkak të përmbajtjes. 

Rasti tjetër ka të bëjë me skeçin humoristik të ‘Stupcave’, të cilët për objekt humori kanë përzgjedhur disa figura të UÇK-së dhe qëllimet përfituese të tyre nga lufta. Edhe për këtë pati reagime të shumta, të cilat konsideroj se janë me vend, pasi që nëpërmjet tyre po njolloset edhe kauza. Por, edhe në këtë rast, në reagime mund të shihje qasjet se, megjithatë, se e drejta duhet të ketë kufi. Këtë e duam edhe për fenë. Duam që e drejta e shprehjes së shthurur të mos e përfshijë fenë. Besoj se tashmë e keni kuptuar sa rëndë është të tallet me gjëra që i konsiderojmë për të shenjta.

Dua të përfitoj nga rasti që të bëjmë një debat gjithëqytetarë për ta rishikuar konceptin e lirisë së shprehjes ose thënë më mirë për ta vënë brenda kornizave të pranueshme. Konsiderata për gjërat e shenjta (bindje e figura) nuk paraqet mungesë të ushtrimit të lirisë së shprehjes, përkundrazi, krijon një klimë respekti dhe harmonie.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013