Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BUZËQESHJA, A E ZGJAT JETËN?

A ke dëshirë të bësh jetë të lumtur dhe të gjatë?

Ka një mënyrë për ta arritur këtë, është e thjeshtë dhe absolutisht falas. Është buzëqeshja.

Në një studim të ri shkencor është vërtetuar se buzëqeshja ka ndikime dhe më të madh se që është pritur. Revista ‘Shkencat psikologjike’ ka publikuar një studim përkitazi me personat që kanë jetuar më gjatë se të tjerët. Kur janë studiuar fotografi të ndryshme të marra gjatë periudha të jetës së tyre, është vënë re se buzëqeshja është shfaqur në fytyrat e tyre në raste dhe manifestime të ndryshme. Ekspertët thonë se personat me prirje për të buzëqeshur, qenë të lumtur dhe të hareshëm nuk vuajnë nga çrregullime psikike dhe, si rezultat, kjo gjendje reflekton (për të mirë) në shëndetin e tyre duke i bërë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe më jetëgjatësi më të madhe se të tjerët.   

Sigurisht, këta persona që kanë prirje për një jetë të hershme, kanë jetë të lumtur bashkëshortore, disponojnë me artin dhe shkathtësitë e komunikimit shoqëror më shumë se të tjerët, dhe, për rezultat, lumturia reflekton në fytyrat e tyre me një buzëqeshje e cila e cila dominon fytyrën në tërësi.  

Çfarë thotë feja jonë për këtë?

Të dashur vëllezër e motra,

Sa herë që lexoj një studim të ri, rezultatet e të cilit shkencëtarët dhe ekspertët i përshkruajnë si të zbuluara për herë të parë, unë ato rezultat i gjej konkrete në mësimet e fesë sonë të pastër. All-llahu e ka plotësuar edhe praktikisht këtë fe dhe nuk ka gjë të mirë e të dobishme që eksiton e të mos na ketë folur e urdhëruar për të, sikur që nuk ka tjera të dëmshme e të mos na ketë ndaluar prej tyre.

Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka urdhëruar për buzëqeshjen e ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë!” Ky hadith është një stimulim dhe motivim për të gjithë ne që të mësojmë kulturën e buzëqeshjes dhe që ta përhapim lumturinë dhe gëzimin në mesin tonë në mënyrë që të bëjmë një jetë më të mirë. Ai që shfleton biografinë e Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] do të gjejë se jeta e tij ka qenë e mbushur plot me optimizëm, shpresë, buzëqeshje dhe gëzim me mëshirën e All-llahut. Atë nuk e hidhëronte dhe aq më pak ta bënte pesimist humbja (ose mosarritja e) ndonjë gjëje që kishte të bënte me aspektin material të dynjasë. Nuk ishte i dhunshëm dhe as nuk e dëshironte hakmarrjen. Prëkudnrazi, ishte tolerant, durimtar, e donte të mirën dhe faljen për njerëzit. Jo më kot All-llahu, Zoti i botëve, e përshkroi si mëshirë për botët: “Ne nuk të kemi dërguar ndryshe vetëm se si mëshirë për botët mbarë!” [Kur’ani: El-Enbija: 107]

Ishte mëshirë për besimtarin dhe jo vetëm, për shkak se aplikimi i mësimeve të cilat i kumtoi nënkuptojnë/sjellin përfitim të madh dhe të shumtë në këtë dhe botën tjetër. Shkenca ka dokumentuar se Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi për buzëqeshjen në kohën kur idhujtarët konsideronin se buzëqeshja është pikë e dobët e personalitetit, të cilën duhet zhdukur nga fytyra, në mënyrë që njerëzit të ndjejnë frikë nga pamja dhe dukja e mërrolur dhe frikësuese. Kështu, në atë epokë të errët të njerëzimit, erdhi Profeti ynë [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] që të përmirësonte botëkuptimet e gabuara dhe të konfirmonte se buzëqeshja është gjëja më e mirë që i dhuron një vëllai besimtar.

Tani, a dëshiron që All-llahu të ta zgjat jetën?

Mësojë që tani artin e buzëqeshjes që të bësh jetë të lumtur dhe të qetë dhe të shpëtosh nga sëmundjet dhe çrregullimet fizike.

Vëlla!

Gjëja që më së shumti na motivon për gëzim dhe lumturi është mëshira e All-llahut. Zaten, për të (shpresuar në të) edhe na ka urdhëruar. Thotë All-llahu: “Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” [Kur’ani: Junus: 58]

Autor: Abdudaim Kehil

Referencë e autorit: CNN

Burimi: www.kaheel7.com/ar


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013