Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KONSUMIMI I DUHANIT DHE LUMTURIA

Shumica e duhanpirësve besojnë se duhani iu ndihmon për tu çlodhur dhe se iu ofron më shumë lumturi, por çfarë kanë zbuluar shkencëtarët përkitazi me duhanpirjen dhe lidhjen e saj me lumturinë?

Një studim i ri nga universiteti Birmingam vërteton se duhani është shkaktar i depresionit. Është konstatuar se 70% e duhanpirësve vuajnë nga stresi dhe depresioni. Studimi ka vërtetua se gjendja psikike dhe fizike e duhanpirësit fillon të shënojë progres menjëherë si ta braktisë duhanin. Sigurisht, duhani shton rrezikun e sëmurjes nga lloje të kancerit, si kanceri i mushkërive dhe gojës. Po kështu duhanpirja lidhet edhe me shtimin e rrezikut për goditjen nga arteroskleroza dhe sëmundjet e zemrës ndërsa është konfirmuar se ka efekte negative edhe në shëndetin seksual të njeriut.    

Një studim tjetër nga po ky universitet ka nënvizuar duhanpirjen si shkak i mundshëm i rënies së dhëmbëve. Gazrat që liron duhani dhe që përhapen përgjatë gojës kanë efekte negative për mishin e dhëmbëve dhe dhëmbët. Ekspertët e universitetit Human Nutrition kanë theksuar se nuk janë vetëm mushkëritë ato që vuajnë pasojat e duhanpirjes porse edhe dhëmbët do të jenë të rrezikuar gjatë konsumimit të duhanit.   


Një studim i ri vërteton se me të braktisur të duhanit, organet e trupit fillojnë punën për të larguar helmet dhe për të pastruar mushkëritë. Qelizat e trurit fillojnë të funksionojnë në mënyrë më efikase, sistemi imunitar ripërtërihet ndërsa zemra dhe arteriet fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Thjesht, i tërë trupi yt feston kur ti ta braktisësh duhanin. Rrjedhimisht, do të përjetosh një luturi që të ka munguar, por më parë duhet të kesh furim të fortë (derisa të mësohesh me lënien e duhanit).    

Të gjithë ekspertët konstatojnë njëzëri se duhani është vrasës i ngadalshëm. Është gjëja nga e cila na ndaloi Islami. Ka thënë All-llahu:

وَلَا تُلۡقُواْ بِأَيۡدِيكُمۡ إِلَى ٱلتَّهۡلُكَةِ وَأَحۡسِنُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٩٥

...e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.” [El Bekare: 195]

Së këndejmi, këshilla ime për çdo duhanpirës është: braktise duhanin menjëherë që të shpëtosh qelizat e shëndosha që të kanë mbetur ende në trupin tënd, sepse All-llahu do të të merr në llogari për këtë trup (fizik) që ta ka dhënë dhe për mënyrën se si je kujdesur për të. Me konsumimin e duhanit e ke shëmtuar trupin dhe e ke shkatërruar atë, andaj braktise duhanin që tani, ngase me lejen e All-llahut nuk do të pendohesh (pse e ke braktisur duhanin)!

Autor: Abdudaim El Kehil

Burimi: www.kaheel7.com/ar

Referenca të autorit:

  1. Smokers at higher risk of losing their teeth, research shows, 14-9-2015 http://www.birmingham.ac.uk/news/latest/2015/09/smokers-at-risk-of-losing-teeth-14-09-15.aspx
  2.  http://www.dailymail.co.uk/health/article-2965408/Why-s-no-thing-calming-cigarette-Smokers-70-suffer-anxiety-depression-quitting-reverse-damage.html

 

 

 

 

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013