Ndërgjegjja është ajo që mban përgjegjësinë për llogaritjen e njeriut për veprat e këqija. Ndërgjegjja gjendet në qendër të trurit të njeriut. Të meditojmë rreth këtij studimi!
Një zonë në ballinë të trurit e bën njeriun të ndiejë peshën e mëkatit kur ta kryejë atë. Kjo zonë quhet ballukë dhe ka në përgjegjësi ndalimin e njeriut nga marrja e vendimeve të gabuara. Vepron ngjashëm si një mbikëqyrës i gjallë që vëzhgon vendimet e njeriut. Ky është rezultati më i ri të cilin e ka publikuar universiteti Oksford, duke shtuar se kjo pjesë nuk ekziston në trurin e majmunit me gjithë ngjashmërinë që ka ndërmjet tyre.
Figura lart paraqet zonën përgjegjëse për ndërgjegjen (pjesa e ngjyrosur me ngjyrë të kuqe që indohet menjëherë pas vetullës). Kjo zonë është pjesë e ballukes (ar. nasije), e cila është përmendur në Kur’an dhe Sunnet.
Këtu na kujtohet thënia e Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për balluken kur i lutej Zotit e thoshte: “...balli im është në dorën Tënde...” [Ahmedi]. Në këtë hadith aludohet në këtë zonë të veçantë mbi të cilën rëndon përgjegjësia e marrjes së vendimeve por edhe e ndërgjegjes dhe vetëllogarisë. Kur të pranosh se balli është në dorën e All-llahut, atëherë sjellja jote do të ndryshojë për të mirë. Kjo flet për përkushtimin e Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për balluken ndërsa shkenca sot po e vërteton rëndësinë e saj, elhamdulilah!
Autor: Abdudaim El Kehil
Burimi: www.kaheel7.com/ar
Referenca të autorit:
Have scientists found the conscience? Region of brain discovered that makes you feel bad about poor choices, http://www.dailymail.co.uk/ 29-1-2014.