FJALA E MIRË, SI TA INVESTOJMË NË FUSHËN E THIRRJES ISLAME?
Halid bin AbduRrahman Dervish
بسم الله الرحمن الرحيم
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Synimi i projektit
Të gjejmë mënyrën e përkryer të investimit të fjalës së mirë në udhëzimin e njerëzve, në përfitimin e dashurisë dhe simpatisë së tyre si dhe depërtimit në zemrat e tyre.
Qëllimi me ‘fjalën e mirë’
- Fjala që kënaq veshin dhe afron zemrën
- Fjala që lë gjurmë të mira në shpirtrat e njerëzve
- Fjala që me lejen e All-llahut prodhon vepër të mirë në çdo kohë
- Fjala që hap dyert e së mirës dhe mbyll dyert e të keqes
Veçoritë e fjalës së mirë
- Është e bukur dhe elegante, nuk lëndon ndjenjat dhe nuk trazon shpirtrat
- E bukur në formulim dhe përmbajtje
- Mallëngjehet për të veshi ndërsa zemra këndon bashkë me të
- Rezultat e saj janë të dobishme, synimet janë konstruktive ndërsa dobia e saj është e qartë.
Kur’ani dhe Sunneti për fjalën e mirë
Kur’ani:
“وقولوا للناس حسنا”
“...dhe njerëzve u thuani fjalë të mira...” [El-Bekare: 83]
Nëse patjetër duhet folur, atëherë le të flasim fjalën e mirë. Kjo është porosia e All-llahut për robërit e Tij.
“وَقُل لِّعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ”
“E ti robërve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira...” [El-Isra: 53]
Duke na mësuar për të reduktuar të folurit tonë vetëm në fjalën e mirë dhe për të braktisur të tjera, All-llahu thotë:
“لا خير في كثير من نجواهم إلا من أمر بصدقة أو معروف أو إصلاح بين الناس ومن يفعل ذلك ابتغاء مرضات الله فسوف نؤتيه أجرا عظيما”
“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.” [En-Nisa: 114]
Nëse prapa fjalës së mirë për të rimëkëmbë ndonjë vepër të dobishme, për të larguar ndonjë të keqe dhe për të pajtuar njerëzit e hasmëruar qëndron qëllimi i mirë, atëherë ajo ka shpërblim të madh. Thotë All-llahu:
“اليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه”
“... te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon...” [Fatir: 10]
All-llahu i Madhëruar na ka treguar se fjala e mirë i sjell thanësit të saj veprën e mirë çdoherë. Kjo është fjala të cilës - me lejen dhe bujarinë e All-llahut - i hapen dyert e qiellit dhe e pranojnë atë.
Sunneti:
Ka thënë Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]:
“اتقوا النار ولو بشق تمره ،فان لم تجدوا فبكلمة طيبة
Keni frikë zjarrin, qoftë edhe me (dhënien për All-llahun të) një gjysmë hurme, e nëse nuk gjeni, atëherë me fjalë të mirë.” [Buhariu.]
Fjala e mirë është shkak për të shpëtuar nga xhehennemi. Ndodhë që një fjalë e mirë e një thirrësi të jetë shkak i udhëzimit të ndonjë njeriu dhe kështu të shpëtojë nga zjarri i xhehennemit. Ka thënë Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]:
“إن العبد ليتكلم بالكلمة من رضوان الله لا يلقي لها بالا يرفعه بها درجات
Robi do të flet një fjalë nga fjalët që kënaqin All-llahun dhe, megjithëse nuk i ka kushtuar vëmendje, prapë All-llahu hatri i saj do ta ngrit në grada...” [Buhariu]
I dashur Thirrës,
Ndalu dhe mendo për mirësinë e All-llahut ndaj teje ndërsa ti iu flet njerëzve fjalë të mira: shpërblim me kënaqësinë e All-llahut dhe ngritjen e pozitave tua në Xhennet.
Ka thënë Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]:
“والكلمة الطيبة صدقة
Fjala e mirë është lëmoshë.” [Buhariu]
I mjafton për dner fjalës së mirë që të jetë në pozitën e lëmoshës, dhe, sikur që kjo e fundit shuan (zhdukë) gabimin, po kështu fjala e mirë shuan (zhdukë) lajthitjen. Ka thënë Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]:
“من كان يؤمن بالله واليوم الآخر فليقل خيرا أو ليصمت
Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Fundit, le të flet mirë ose le të hesht!” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]
Si reflektim i besimit tonë në All-llahun dhe Ditën e Llogarisë është që të flasim atë që na bën dobi neve, njerëzve dhe ummetit në përgjithësi, dhe të veprojmë atë që na ofron tek All-llahu i madhëruar, fjalë apo vepra qofshin. Abdullah bin Amri [radijAll-llahu anhuma] transmeton se Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“في الجنة غرفة يرى ظاهرها من باطنها ،وباطنها من ظاهرها فقال أبو مالك الأشعري : لمن هي يا رسول الله ؟ قال : لمن أطاب الكلام ، واطعم الطعام وبات والناس نيام
Në Xhennet ka dhoma, e ana e jashtme e të cilave shihet nga brenda dhe brendia e të cilave shihet nga jashtë. Ebu Maliku El Esh’ariu pyeti: Për kë janë ato, o i Dërguari i All-llahut? Tha: Për atë që e ka ëmbëlsuar të folurit (i është drejtuar njerëzve me fjalë të mira), që ka shtruar ushqim dhe që ka kaluar natën (duke u falur) ndërkohë që njerëzit kanë fjetur.” [Transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi.]
Urime të qoftë, vëlla thirrës, ky shpërblim: ‘Dhomë në Xhennet.’
Buzëqeshja dhe fjala e mirë janë binjakë që nuk ndahen
Vëlla thirrës,
Që tua përfitosh zemrat atyre që i thërret, duhet të jesh fytyrëçelë dhe i buzëqeshur gjatë kohës që flet me të. Nuk ka të mira në njeriu që nuk afron të tjerët dhe nuk afrohet tek/me të tjerët. Sahabiu i nderuar, Xherir El-Bexhelijj [radijAll-llahu anhu] ka thënë: “Nuk ka ndodhë të më ketë parë i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e të mos më ketë buzëqeshur në fytyrën time.”
Ekuacioni: fjala e mirë + buzëqeshja = dashuri dhe përafrim.
I Dërguari i All-llahut njeriu që fliste më së miri
Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] heshtte gjatë ndërsa kur fliste,e fliste vetëm të vërtetën. Kush e shihte një herë, e nderonte, ndërsa kush e shoqëronte, e donte. Nuk fliste vend e pavend, ishte përherë i çelë në fytyrë, me moral të lartë, nuk ishte i vrazhdë dhe as arrogant. Nuk ishte i pasjellshëm në fjalor. Thjesht, fliste vetëm atë që shpresonte të shpërblehej për të tek All-llahu. Këto ishin disa tipare të tij ndërsa mjafton fjala e All-llahut kur e përshkruan:
“وإنك لعلى خلق عظيم”
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” [El-Kalem: 4]
Këto tipare dhe virtyte na mësojnë më së miri se si duhet të sillemi me njerëz.
Qëndrimet e njerëzve karshi fjalës së mirë
- Ka njeri që e dëgjon dhe vepron sipas saj
- Ka njeri që e dëgjon dhe ua përcjell të tjerëve
- Ka njeri që absolutisht nuk përfiton prej saj
Përfitimet nga fjala e mirë
- Moto e thanësit të saj dhe provë e mirësisë së tij
- Shpëtohet prej zjarrit të Xhehennemit me të
- Armikun, me lejen e All-llahut, e shndërron në mik.
- Prodhon, me lejen e All-llahut, vepra të mira në çdo kohë.
- Ngritët në qiell dhe i hapen dyert e tij, “... te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon...” [Fatir: 10]
- Është imazh i udhëzimit dhe mirësisë së All-llahut ndaj robit.
“وهدوا إلى الطيب من القول”
“Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira...” [El-Haxh-xh: 24]
- Shpërblimi i saj është shpërblim i lëmoshës.
- Përfitohen zemrat e njerëzve, fshihen lotët e të mërziturve dhe pajtohen ata që janë ndarë.
Ka, sigurisht, edhe përfitime dhe dobi tjera të shumta.
Fjalë të mira që duhet të zënë vend në fjalorin tonë
Janë disa shprehje që Thirrësi duhet t’i përdorë gjatë bisedimit me njerëz, si:
- All-llahu të shpërbleftë me të mira!
- All-llahu të begatoftë me të mira!
- All-llahu të faltë, po përse e bëre këtë?
- All-llahu t’i faltë mëkatet!
- Faleminderit, vëlla i dashur!
- All-llahu të mëshiroftë!
- Më fal, i dashur vëlla!
- Nëse ka mundësi, vëllai im i dashur!
- MashaAllah!
- Të lutem, nëse ke mundësi!
- All-llahu të dhëntë shëndet!
- Të dua për hir të All-llahut!
- Ke moral të shkëlqyer!
- Metoda juaj është e avancuar!
Këto dhe shprehje tjera të bukura janë ato që duhet të identifikojnë fjalorin tonë me njerëz.
Si ta përdorim fjalën e mirë në predikimin tonë?
Me fjalën e mirë mundemi:
1. T’i thërrasim njerëzit (të ftuarit, xhematin, ata që duam t’i udhëzojmë në fe) me emrat më të bukur që ata i pëlqejnë. Është metodë depërtuese në zemrën e të ftuarve (thirrurve).
2. Të lutemi për njerëzit që All-llahu t’i udhëzojë dhe tua hap gjokset
3. Duke e nxitur për të mira dhe duke ia tërhequr vërejtjen për të këqijat, të thirrurin e bën që t’i përgjigjet urdhrit të All-llahut dhe urdhrit të Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem].
4. Duke bërë jetë kolektive me të thirrurin, jetën e tij, gjegjësisht fjalët dhe veprat, arrijmë ta lidhim me mësimet islame.
5. Të përhapim çdo vepër fetare islame që sheh apo dëgjon ngase me fjalën e mirë është mjet për të mbjell ndjenjën, sensin apo arsyen islame në shpirtrat njerëzve.
6. Të urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja me urtësi dhe këshillë të mirë.
7. T’aa përkujtojmë të thirrurit vlerën e veprave të mira sepse përkujtimi i tyre është mjeti më motivues për to.
8. Të falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në përhapjen e së mirës dhe thirrjes islame. Falënderimi është mënyrë motivimi për aktivistët e bamirësisë dhe da’vetit.
9. Të proklamohen projekte humanitare dhe fetare në ambiente publike dhe private ndërsa ti, vëlla predikues, ke shpërblimin e udhëzimit për në të mirën.
10. Të nxitet për punë humanitare dhe aktivitete tjera, veçmas në fushën e da’vetit dhe përhapjes së dijes.
11. Të shkruhen artikuj për revista, gazeta, portale, rrjete sociale, etj.
12. Të këshillohen të tjerët sepse këshilla është fe.
13. Ta udhëzojmë një të paudhëzuar, ta mësojmë një të paditur, të drejtojmë një të humbur, ta përkujtojmë (këshillojmë) një të pakujdesshëm.
14. Ta ftojmë një jomysliman në Islam.
15. Të bëjmë një ndërmjetësim për të mirë.
16. Ta japim ndonjë mendim të mirë dhe ide të qëlluar.
17. Ta qetësojmë një shpirt dhe ta largojmë një brengë.
18. Ta kumtojmë një ajet, ta transmetojmë një hadith, ta përcjellim një fetva.
19. Ta ringjallim një sunnet-traditë të braktisur.
20. Ta përhapim ndonjë ftesë/thirrje (për në islam ose punë të mira).
21. Ta nxisim ndonjë dembel dhe përtac.
22. Ta zhvillojmë ndonjë shkathtësi dhe të projektojmë ndonjë projekt.
23. T’i bëjmë njerëzit të merren me All-llahun, respektivisht zbatimin e urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalesat e Tij.
24. Të lajmërojmë për ndonjë ligjëratë, libër, material fetar në audio apo video dhe gjëra tjera të dobishme nga veprimtaria fetare.
25. Të kapim shanset për fjalën e mirë në raste si në vijim (dhe të ngjashme me to):
1) Për bisedë me bashkudhëtarët gjatë ndonjë udhëtimi.
2) Për takim të rastit në ndonjë ndejë, gosti apo manifestim.
3) Gjatë pauzës apo pushimit në ndonjë ambient publik (spital, klub, institucion shtetëror, etj.)
4) Gjatë studimeve me shokë dhe kolegë.
5) Fushë të lidhjes së marrëdhënieve tregtare,e tj.
6) Treg, market, parqe, xhami apo gjatë udhëtimit që të rastis të njoftohesh me njerëz të rinj.
Me këto instrumente të fjalës së mirë ndodhë që të bësh ndonjë punë të mirë madhe duke shpëtuar shpirtrat nga koma dhe duke ringjallë të tjerë e lejen e All-llahut nga bota e të vdekurve (shpirtërisht, jo fizikisht). Me lejen e All-llahut mundet që edhe e tërë shoqëria të ndryshojë kahen nga lajthitja në udhëzim!
Lumturi është që të të bekojë All-llahu i Madhëruar për fjalën e mirë, e cila përhapet anekënd botës dhe të sjell shpërblimin e vet por edhe shpërblimin e tërë atyre që veprojnë sipas saj. Kjo nëse jep një mesazh atëherë ai do të ishte që thirrësi pozitiv të mos ngurrojë dhe aq më pak të jetë koprrac që të përhap dijen dhe mirësinë, që të kumtojë Kur’anin dhe Sunnetin, sepse ai nuk e di se kur jep frytet e veta fjala e mirë.
All-llahu na bëftë prej atyre që kujdesen për gjuhët e tyre!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!