Gazeta "Sunday Telegraph" në numrin e saj të 2 korrikut 2007 përcjell konkludimin e priftërinjve të mëdhenj të Kishës Britanike se vërshimet e mëdha të cilat goditën disa vende të Britanisë duke lënë pa kulm mbi kokë dhjetëra mijëra njerëz janë dënim prej Allahut për shkak të shthurjes, prishjes dhe ligjeve që shpijnë ne zhvetënim dhe devijim. Ne jemi duke vjelur frytet e rënies sonë morale- shtuan ata.
http://www.islammemo.cc
***
Mendoj se kjo gjë që kanë thënë këta priftërinj është e vërtetë ngase sa here që njerëzit zhyten në mëkate Allahu iu sjell dënime e ndëshkime prej nga nuk kujtohen fare. Ajo që sigurisht na habit të gjithëve është se ne muslimanët, edhe pse jemi duke përjetuar tmerre të llojllojshme, edhe pse patëm e kemi luftëra, kemi varfëri, kemi fatkeqësi të kalibrit Tsunami, kemi tërmete të shumta, megjithatë asnjëherë nuk jemi kujtuar që shkakun e këtyre fatkeqësive t'ia atribuojmë mëkateve tona.
Kritika nuk vlen për hoxhallarët ngase ata çdoherë ua përkujtojnë njerëzve këtë por ajo që unë kam për qëllim këtu është që një gjë e tille të komentohet kështu edhe në mediat tona, ngase këtë lajm që e shënuam më lartë e publikoi një gazetë botërisht e njohur dhe atë në faqen e saj të parë me dukje dhe stil shkrimi tërheqës, që të të bind se është diç që meriton të lexohet dhe shikohet. Kjo gazetë, "Sunday Telegraph" pra, është laike.
Tek ne ende këto gjera në media komentohen vetëm si dukuri natyrore por jo edhe si dënime prej Allahut. Nuk di se edhe sa e zeza duhet të na ndodhë që të bindemi se janë dënime prej Allahut?!
Sedat G. ISLAMI,
28-7-2007, e shtunë