Myftiu: Salim b. Muhammed el-Ammarijj
Nr. i fetuasë: 23640
Burimi: www.islamlight.net
Data: 2008-01-02 (23/12/1428)
25-01-2008 (Përkthimi)
Përkthyes: Sedat G. Islami
Pyetja: Cili është qëndrimi i fesë përkitazi me xhaminë e ndërtuar mbi ndonjë tualet (poshtë nën të janë tualete) që vizitohen nga gra e burra…?
Përgjigja: E lusim Allahun, fillimisht, që në atë xhami te mos ketë ndonjë të keqe në faljen e namazit. Nëse puna qëndron, siç përshkruan ti, lejohet falja e namazit në pullaze ose mbi tualetet e përmendura dhe në këtë nuk ka diç të keqe e as të papëlqyer. Kjo për arsye se kulmi (pjesa e sipërme) nuk llogaritet si baza (tualeti). Ky është mendimi më i qëlluar prej dy mendimeve sa kanë dhënë dijetarët përkitazi me këtë çështje. Një gjë të tillë e potencoi edhe Makdesiu në librin e tij el-Mugni.