Ndryshe nga të gjitha studime e mëparshme, ekspertët sot kanë vërtetuar shkencërisht se mjekra është e shëndetshme dhe se ajo është më rezistuese ndaj baktereve se sa mjekra e rruar.
Revista ‘Journal of Hospital Infection’ ka publikuar një studim në të cilin është konfirmuar se rruaja e mjekrës në mënyrë të vazhdueshme shkakton një lloj plagësh të padukshme, të cilat janë kultivuese të baktereve të dëmshme. Eksperimenti është bërë me dy grupe burrash: një grup me burra mjekroshë dhe grupi tjetër me burra që rruhen. Është vënë re se mjekroshët kanë disponuar me higjienë më të lartë, pra kanë patur më pak baktere të dëmshme në fytyrë.
Fotografia sipër ilustron me ngjyrë blu dhe të verdhë disa forma të baktereve dhe viruseve që natyrshëm jetojnë brenda qimeve të mjekrës. Imazhet e marra nga zmadhuese elektronik tregojnë se rruaja e vazhdueshme e fytyrës me zhilet shumë të mprehtë shkakton zhvoshkjen e një pjese lëkurës së fytyrës duke ia ekspozuar këtë të fundit një sërë virusesh dhe bakteresh të dëmshme, të cilat janë në përmasa shqetësuese dhe me mundësi të madhe shumimi dhe të cilat shkaktojnë infeksione, që mund të jenë edhe kronike. Së këndejmi, ekspertët preferojnë rrallimin e rruarjes apo edhe mosrruarjen fare të fytyrës nëse për këtë veç ka mundësi.
Studimi ka vërtetuar se qimja e mjekrës me kalimin e kohës shndërrohet në një lloj të ngjashëm me antibiotikët që pengojnë shumimin e baktereve dhe viruseve. Këtu qëndron shkaku pse ata që punojnë në spitale dhe laboratorë shkencorë, vende këto ku zakonisht shumohen bakteret dhe viruset, vuajnë nga akumulimi i baktereve të këtilla të dëmshme. Tek individët që mbajnë mjekra në krahasim me ata që nuk mbajnë është vënë re se përqindja e pranisë së këtyre baktereve është për trefish më pak. Kjo flet për rëndësinë e mbajtjes së mjekrës për të ruajtur fytyrën nga bakteret.
Në studime tjera të mëhershme shkencëtarët kanë zbuluar edhe një avantazh tjetër të mjekrës tek meshkujt. Ajo i jep një pamje më tërheqëse mashkullit ndërsa edhe më të nderuar dhe respektuar ndër njerëz. Një studim i realizuar tash së voni nga National Geographic ka gjetur se mjekra i bënë njerëzit më të besueshëm në shoqëri. I madhëruar qofsh, o All-llah!
Ky studim ka demantuar studimet e mëparshme që pretendonin se mbajtja e mjekrës është më pak higjienike. Përkundrazi. Ekspertët kanë vërtetuar se nëse mban mjekër dhe e pastron disa herë gjatë ditës lëkura e fytyrës suaj do të disponojë me shëndet më të mirë.
Përparësia profetike
Mjekra është pjesë e traditës profetike. Ajo, edhe pse ka qenë e përhapur ndër arabë, me ardhjen e Islamit është miratuar si pjesë e fesë dhe është nxitur për mbajtjen e saj. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shkurtoni mustaqet dhe mbani mjekrat!” [Buhariu]
Rezultati
Tërë atë që e ka urdhëruar Profeti ynë i dashur, sot po e vërteton shkenca si të dobishme. Po kështu, tërë atë që na e ka ndaluar, sot shkenca po e vërteton si të dëmshme. A nuk ky argument për vërtetësinë e këtij Profeti?!
Këto të vërteta shkencore që përkojnë me mësimet tona islame janë një element që na bënë ehde më komod me fenë tonë, na e shton dashurinë për të dhe lidhjen me të.
Abdudaim El-Kehil
Referenca të autorit:
- Beards may be more hygienic and bacteria-resistant than shaven skin, study finds, 20-1-2016 http://www.independent.co.uk/news/science/beards-good-for-health-more-hygienic-bacteria-resistant-than-shaven-skin-study-finds-a6823461.html
- Bacterial ecology of hospital workers' facial hair: a cross-sectional study, http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/24746610