Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Projekti Ebu Bekir

PROJEKTI EBU BEKIR Më (12.3.2016), në Xhaminë Mirësia në Vushtrri kam mbajtur hutben me titull “Myslimani produktiv.” Për ta filluar ligjëratën, përzgjodha një rrëfim nga jeta e bujshme e Ebu Bekrit r.a.. Gjgjësisht iu referova një hadithi autentik ku flitet për produktivitetin e tij. Fjala është për hadithin vijues. Një ditë, pas namazit të sabahut, Profeti Muhammed ﷺ ﷺ po i pyet besimtarët: Kush prej jush gdhiu agjërueshëm? Ebu Bekri r.a., u përgjigj: Unë. Kush prej jush vizitoi një të sëmurë?- pyeti Profeti ﷺ. Ebu Bekri r.a., u përgjigj: Unë. Kush prej jush përcolli ndonjë xhenaze?- pyeti Profeti ﷺ. Ebu Bekri r.a., u përgjigj: Unë. Kush ka ushqyer ndonjë të varfër sot?- pyeti Profeti ﷺ. Ebu Bekri r.a, u përgjigj: Unë. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Kush arrin t’i bëjë këto gjëra brenda një dite, ai do të hyjë në Xhennet.” Në ndërkohë që hulumtoja për material, rastisa në diçka që u mundova më pas ta përçoj tek xhemati edhe si mesazh: Jetësimin e traditës së Ebu Bekrit r.a., në praktikë. Pashë se një grup djem të rinj tashmë kishin jetësuar në praktikë këtë traditë, të cilën madje e kishin emëruar PROJEKTI EBU BEKIR. U gëzova shumë. Elhamdulilah, në ummet ende ka hajr. Nëse arrijmë ta jetësojmë në përditshmërinë tonë moralin, virtytet dhe traditat e të parëve, do të ngadhënjejmë me të dy botët! Videoja e projektit në fjalë: https://youtu.be/czAFGbn4Og4 Videoja e hytbes sime: https://youtu.be/s9UbB-PAdeg


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013