Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VËLLAZËRIA PËR HIR TË ALLAHUT DHE VLERA E SAJ

Pyetja: Hoxhë i nderuar, pak më parë folët për vlerën e dashurisë për Allahun andaj tani a do të kishe mundësi të na folësh për vëllazërinë për hire të Allahut dhe vlerën e saj?

Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb. net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martë, Vushtrri, Kosovë

Përgjigja: Vëllazëria për hire të Allahut është pjesë e dashurisë për Allahun ngase në Islam vëllazërimi nuk bëhet në baza tjera dhe askush, përveç të dashurve të Allahut, nuk vëllazërohet. Parim i kësaj është: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. ([1])
Mu për këtë, transmetohet se ka thënë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të,: Përfitoni vëllezër ngase ata janë ndihmë për dynja dhe ahiret. Për dynja po e dimë po si për ahiret?- e pyetën disa. Po a nuk thotë Allahu: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. ([2])…u përgjigj Aliu.
Pejgamberi, alejhi’s selam pjesë të vëllazërisë e bëri dashurinë për hire të Allahut dhe brejtjen për hire të Tij. Vëllezërit duhet t’i duash për hire të devotshmërisë dhe respektit të tyre. Ne e duam adhuruesin për hire të adhurimit të tij dhe e urrejmë mëkatarin për shkak të mëkatit të tij, dhe atë në bazë të madhësisë së mëkatit që bën, ngase nuk urrehet ai që bën mëkate të vogla siç urrehet ai që bën mëkate të mëdha sikurse që nuk duhen njëjtë ata që bëjnë adhurim shumë dhe ata që bëjnë më pak adhurim. Allahu ka thënë: “...All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)”. ([3])
 
[1] ez-Zuhruf, 67
[2] ez-Zuhruf, 67
[3] et-Talak, 3
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013