Pyetja: Hoxhë i nderuar, në çfarë aspekti ndalohet muzika? A ndalohet teksti apo mjetet apo që të dyja?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb. net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martë, Vushtrri, Kosovë
Përgjigja: Këngët me mjete e instrumente muzikore janë: “...errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë”. ([4])
Teksti, gjykuar ndarazi, mund të jetë i lejuar dhe i ndaluar. Nëse janë fjalë që nxisin për madhërim të Allahut, lejohen, ndërsa nëse janë fjalë që thërrasin në amoral, prostitucion, ndalohen. Ibnu’l Kajjimi ka thënë: Kënga është postë prostitucioni. Ibni Tejmije po kështu ka përmendur këtë. Ibnu’l Kajjimi, qorton ata që larguan njerëzit nga dëgjimi i fjalës së Allahut duke informuar se Allahu do t’ua ndaloj dëgjimin e këngëve të Xhennetit. Në Musned të Imam Ahmedit qëndron se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Në Xhennet ka vasha që këndojnë: Ne jemi të përjetshme dhe nuk vjetrohemi (nuk kemi fund), ne jemi të begatshme dhe jo të mjera. Lum për atë që jemi për të dhe është për ne!”.
Kënga, nëse ka tekst të keq, edhe nëse është pa mjete muzikore, është e ndaluar. Ndërsa nëse ka edhe mjetet, atëherë ndalesa është edhe më shumë e theksuar. Buhariu transmeton nga Ebu Malik el-Esh’arijj se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Në mesin e ummetit tim do të ketë të atillë që do ta lejojnë prostitucionin, mëndafshin, alkoolin dhe mjetet muzikore”.
Pra lejimi i këtyre gjërave d.t.th.: bëhet në mënyrë të paligjshme ngase ato janë të ndaluara.
Ibnu Huzejme transmeton nga Zubejri me sened të mirë (xhejjid) se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Mua më janë ndaluar dy zëra idiotikë dhe amoralë: zë në begati dhe zë në fatkeqësi”.
Kane thënë se zëri i begatisë është kënga dhe instrumentet ndërsa zëri në fatkeqësi është vajtimi.
Ibni Maxheh transmeton se Ibni Omeri kishte dëgjuar fyellin e një bariu me ç’rast kishte vënë gishtat në vesh që mos ta dëgjonte. Pasi u largua pak, i tha shërbëtorit: A po e dëgjon ende? Jo- iu përgjigj. I hoqi gishtat nga veshët dhe tha: E kam parë të dërguarin e Allahut të ketë vepruar kështu siç bëra unë”. ([5])
Në koment të ajetit: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti...”. ([6])
..Ibni Mes’udi është betuar se për qëllim është kënga.
Kënga mbjell hipokrizinë në zemër ashtu siç shiun bën që qepa të mbijë. Sunnitët janë dakorduar se muzika është e ndaluar dhe askush, përveç Ibni Hazmit, që supozonte për hadithin se është i dobët, nuk i ka kundërshtuar. Hadithi, falënderuar qoftë Allahu, është i vërtetë dhe gjendet në Sahihun e Buhariut.
[4] en-Nur, 40
[5] Transmeton Ibni Maxheh me tekst: degjoi nje te rene daulleje ndersa Albani, ne Sahihu ve daifu suneni Ibni Maxheh, 1901, thote se hadithi me tekst: Zemmmaret rain, ehste autentik.
[6] Llukman, 6