Pyetja: Hoxhë i nderuar, unë vuaj nga dobësia në dituri. A janë mëkatet shkak i errësimit shpirtëror, dhe, si mund të gjej një zgjidhje nga ky problem?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb. net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mërkurë, Vushtrri, Kosovë
Përgjigja: Natyrisht, mëkatet luajnë një rol negativ në përfitimin e diturisë, madje janë shkaku kryesor i ngecjes në këtë aspekt. Allahu ka thënë: “...Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme) ...”. ([8])
Kush ia ka frikën Allahut, Ai do ta mësoj atë. Ndërsa mëkatet, jo që pengojnë diturinë, por ato ndryshkun zemrën, shkatërrojnë zgjuarsinë dhe fikin dritën dhe shkëlqimin. Njeriun e lënë të prapambetur, dhe sprovat më të vështira që iu vijnë njerëzve, iu vijnë pikërisht si shkak i mëkateve. Maliku i kishte thënë Shafiut: Unë po të shoh të zgjuar andaj mos e shuaj zgjuarsinë tënde me mëkate.
Ndërsa Vekiu i kishte thënë: Dritën e zgjuarsisë mos e fik me mëkate. Shafiu thoshte:
U ankova tek Vekiu për mbamendje të dobët
ndërsa ai më udhëzoi në braktisje të mëkateve
tha, dije se dituria është dritë
dhe drita e Allahut nuk i dhurohet mëkatarit
Dhehbiu përmend thënien e një njeriu të urtë se: Shikova një ditë një shikim të ndaluar. Një velijj (i dashur i Allahut) më tha: A po shikon në haram?! Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, rezultatin e këtij mëkati do ta gjesh qoftë edhe pas një kohe të gjatë! Pas 40 viteve, si shkak i këtij mëkati, e harrova Kur’anin.
Në jetëshkrimin e Ibni Tejmijes përmendet se kur ai kishte problem në zgjidhjen e ndonjë mes’eleje (çështjeje juridike fetare), e luste Allahun dhe kërkonte falje 1000 herë, herë më shumë e herë më pak, dhe Allahu ia mundësonte ta zgjidhte atë. Zgjidhja nuk vjen ndryshe veçse me pendim, kërkim falje dhe kthim kah Allahu derisa zgjuarsinë dhe ardhmërinë nuk e shuan asgjë tjetër veç mëkateve.
Mëkatet janë errësirë në fytyrë, njollë e zezë në zemër, ngushtim në gjoks dhe idare derisa adhurimi është dritë në fytyrë, bardhësi në zemër, zemërgjerësi dhe shtim i idares. Allahu duke folur për izraelitët përmendi mëkatet konfront diturisë: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre…”. ([9])
Ibni Tejmije, ndryshimin e fjalës, e ka ndarë në dy grupe: Epsharak, të cilët ndryshojnë fjalët nga vendi i tyre përkitazi me adhurime, dhe risimtar (shpikës) të cilët ndryshojnë fjalët përkitazi me emrat dhe cilësitë e Allahut. Fatkeqësisht, kjo është aktuale në ummetin tonë. Ka thënë Sufjan b. Ujejne: Kush prishet nga dijetarët tanë, ai iu ngjan çifutëve ndërsa kush prishet nga adhuruesit tanë, ai iu ngjan të krishterëve, ngase të krishterët e adhuruan Allahun me injorancë. Thotë Allahu: “...ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur...”. ([10])
Ndërsa përkitazi me dijetarët izraelitë ka thënë: “Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve. 176. E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (umetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë”. ([11])
Si shkak i mëkateve, truri dhe mendja e njeriut mund të ulet në nivel të gomarit, siç ka thënë Allahu: “...si shembulli i ndonjë gomari që bart libra...”. ([12])
[8] el-Bekare, 282
[9] el-Maide, 13
[10] el-Hadid, 27
[11] el-A’rafe, 175-176
[12] el-Xhumuah, 5