Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Biografi e shkurtër e Imamit Ebu Hanife

Muhammed HifdhuRrahman Kumil-lai

(Pjesë nga libri në përkthim "POZITA E EBU HANIFES NË FIKH DHE HADITH")

GJENEALOGJIA E IMAMIT EBU HANIFE

PARAARDHËSIT E EBU HANIFES
Ebu Hanife En-Nu’man bin Thabit bin Kavus bin Hurmuz bin Merzuban bin Behram bin Meherker bin Mahisir bin Hasensel bin Ederbud bin Sherus bin Berdeman bin Behram bin Meherkez bin Erderbad bin Ederhur bin Berdefiruz bin Sidus bin Reftar bin Itekred bin Kerdebu bin Shirdar bin Vadin bin Shidus bin Jezid bin Jaht Tud bin Shadan bin Hermuz Dijar bin Hansava bin Dinar bin Kimjar bin Dedin bin Shidus bin Kuderd bin (mbreti) Sasan bin (mbreti) Babek bin (mbreti) Behermes bin Sasan bin Behmen bin (mbreti) Isfendijar bin (mbreti) Kestasib bin (mbreti) Behras bin (mbreti) Ketmes bin (mbreti) Kej Basin bin (mbreti) Kejabud bin (mbreti) Kejakukbad bin (mbreti) Dad bin (mbreti) Berxham bin (mbreti) Berman Suh bin (mbreti) Muttuxhehr el-Kejan, i cili është Faris Jehuda bin Ja’kub [alejhiselam] bin Is’hak bin Ibrahim bin Azer, i cili është Tarih bin Nahur bin Seruë bin Ragav bin Falih bin Abir, i cili është Hudi [alejhiselam] bin Shaleh bin Erfahshed bin Sam bin Nuh [alejhiselam] bin Lamek bin Mettusheleh bin Ahnuh bin Marid bin Mehlejl bin Kajnan bin Enush bin Shit bin Adem [alejhiselam].[1]
       
MENDIMET RRETH PREJARDHJES SË EBU HANIFES

Biografët kanë mendime të ndryshme rreth gjenealogjisë së Ebu Hanifes. Disa thonë se është arab ndërsa të tjerët thonë se është i huaj/joarab. Ky mendimi i fundit është i saktë. Ata që thonë se është arab, gjenealogjinë e tij e përshkruajnë kësisoj: Nu’man bin Thabit bin Zuta bin Jahja bin Zejd bin Esed bin Rashid el-Ensari.

Ahmed bin Haxher Mekkiu ka thënë se për gjenealogjinë e Imamit është diskutuar porse shumica kanë anuar kah mendimi, të cilin edhe ashtu ekzaminuesit shkencor e kanë vlerësuar për të saktë, e sipas të cilit Ebu Hanife është joarab. Kështu, emri i tij është: Nu’man bin Thabit bin Zuta (mund të lexohet edhe Zevta, sikur emri Selma) bin Mah nga Kabuli (Afganistani). Këtë e konfirmon edhe nipi i tij, Omer bin Hammadi, ndërsa nipi tjetër, Ismaili, vëllai i Omerit, thotë se emri i tij i plotë është: Nu’man bin Thabit bin Nu’man bin Merzuban (lexohet dhe Merzeban), nga bijtë e lirë të Persisë. Pasha Allahun kurrë nuk kemi rënë në robëri.

Emri Zeuta, siç është shpjeguar në El-Xhevahir el-mudijjeh të Kureshiut, është emër joislam ndërsa emri Nu’man është emër islam përderisa Mah dhe Merze(u)ban janë tituj apo emërtime zyrtare persiane. Autori (i librit në fjalë) është zgjeruar në gjenealogjinë e Imamit duke e lidhur madje deri tek Ademi [alejhiselam] (ashtu siç e përshkruam ne. Përkthyesi.).

Babai i Imamit, Thabiti, ka lindur në Kufe, ndërsa babai i tij e kishte dërguar tek Aliu [radijAllahu anhu], i cili qe lutur për të dhe për të pasardhësit e tij për tu begatuar nga Allahu i Madhëruar. Rreth emrit të Ebu Hanifes, emrit Nu’man, lidhet dhe një sekret apo urtësi. Gjuhësisht, Nu’man, ka kuptimin e gjakut që mban trupin në lëvizje. Disa, duke patur parasysh këtë domethënie, kanë thënë se me të synohet vet shpirti. Kështu, sipas këtij kuptimi, Ebu Hanife është shtylla e Fik’hut. Apo, Nu’man ka kuptimin e një bime të kuqe me aromë të këndshme, anemonës (lloj lule), purples (ngjyra e kuqe dhe blu të përziera së bashku), kurse Ebu Hanife ka tipare të bukura dhe të shumë të përsosura. Nu’man mund të jetë edhe nga emri ni’meh – mirësi, që i bie se Ebu Hanife është dhunti e Allahut të Madhëruar ndaj nesh. 
Ndërsa për llagapin e tij, pra për emrin Ebu Hanife, biografët janë unikë, kurse domethënia e tij ose shkaku pse e ka marrë atë është:
  1. Asket ose mysliman,
  2. Dijetar i çështjeve të fesë hanife (të pastër, monoteiste, Islamit)
  3. Mbante çdoherë një kallamar (mbajtëse boje dhe penash) që në dialektin irakian e quanin hanifeh
  4. Kishte një vajzë, sipas të cilës mori këtë emër. Por, ky mendim siç duket nuk është shumë i besueshëm pasi që nuk dihet të ketë patur fëmijë tjetër përveç Hammadit.   
Ndërsa sa i përket pamjes së jashtme, fizikut, Ebu Hanife, siç përshkruhet nga nxënësi i tij, Ebu Jusufi, “ishte me shtat mesatar, ishte njeriu me pamjen më të bukur, vokabularin (fjalorin) më të rrjedhshëm, burimet (e të ardhurave ose referencat e dijes) më të plota, tonalitetin më të ëmbël, argumentet më të qarta.” Hammadi, i biri, ka thënë: “Ka qenë i gjatë, zeshkan, i bukur, fytyrë të bukur, i respektueshëm, nuk fliste vetëm se kur i bëhej ndonjë pyetje, nuk merrej me gjërat që nuk i interesonin...”   Sa i përket përshkrimit se ka qenë me shtat mesatar, në përshkrimin e Ebu Jusufit, dhe i gjatë, në përshkrimin e Hamamdit, nuk ka ndonjë kundërthënie, ngase mund të ketë qenë mesatar por më afër shtatgjatit se sa shtatshkurtrit.

LINDJA E EBU HANIFES DHE VDEKJA E TIJ

Imami ka lindur në hilafetin (sundimin) e Abdul Melik bin Mervanit. Është diskutuar rreth vitit të lindjes së tij. Është thënë edhe ndryshe se ka lindur në vitin 61 h., apo 63 h., por e vërteta është se ka lindur në vitin 80 h., ndërsa janë dakorduar se ka vdekur në vitin 150 h. Ismail bin Hammad bini Ebi Hanifeh, pra nipi i Ebu Hanifes, ka thënë: “Ne jemi bijë të lirë të Persisë. Pasha Allahun, kurrë nuk kemi qenë robër. Gjyshi im ka lindur në vitin 80 h. Ishte dërguar[2] duke qenë ende i vogël tek Ali bini Ebi Talibi, i cili qe lutur për të dhe për pasardhësit e tij. Sipas mendimit më të saktë, ka vdekur në Bagdad në vitin 150 h.”[3]  

Ebu Hanife ka vdekur në vitin 150 h., dhe kjo është e saktë, ndërsa ajo që diskutohet ka të bëjë me muajin në të cilin vdiq. Vakidiu mendon se ka vdekur në muajin sha’ban, Ebu Hassan el-Hasen bin Uthman ez-Zijadijj thotë se ka vdekur në muajin rexheb. Për këtë të fundit Ja’kub bin Shejbe Salti thotë se mendon se ka një pajtueshmëri të madhe. Bishr bin el-Velidi citon Ebu Jusufin të ketë thënë se Imami ka vdekur në gjysmën e muajit shevval.[4]

Sa i përket shkaku të vdekjes janë dhënë disa mendime. Ibni Haxheri thotë se (halifja) Mensuri kishte kërkuar prej tij të ushtronte detyrën e gjykatësit për të gjitha vendet që ishin nën administrimin e tij ndërsa ai pati refuzuar. Halifja qe hidhëruar shumë prej tij kështu që e kërcënoi se në rast se nuk pranon do ta burgoste. Ebu Hanife refuzoi dhe vërtetë u burgos. Mensuri i bënte presione dhe në burg që ta pranonte postin e gjykatësit por Ebu Hanife refuzonte. Kjo gjë ia shtonte hidhërimin edhe më shumë Mensurit, saqë vendosi ta rrihte në publik me nga dhjetë kamxhik çdo ditë dhe t’i thirrej emri në treg. E rrahën rëndë, aq sa gjaku i rridhte zvarrë deri tek thembrat. Pastaj e futën në burg prapë. Kështu vepruan edhe për dhjetë ditë të tëra, por ai vazhdimisht refuzonte. Pastaj, qau dhe u lut shumë, ndërsa vdiq pas pesë ditësh.

Disa të tjerë kanë transmetuar se Ebu Hanifes i ishte ofruar një pije e helmuar por ai e kishte diktuar këtë gjë dhe kishte refuzuar duke thënë: Unë e di se është e helmuar dhe se nuk do të punojë asgjë që ta mbys veten time. Por, e rrëzuan dhe dhunshëm ia futën atë pije në gojë, duke e lënë të kështu vdekur. Thuhet se kjo ka qenë në prani të Mensurit. Ajo që është vërtetuar është se kur Imami ndjeu praninë e melekut (të vdekjes), ra në sexhde dhe ashtu edhe vdiq.[5]

Ibni Hubejri i kishte folur ta pranonte postin por ai refuzoi. Për këtë shkak edhe e kishte rrahur rëndë. E kishte goditur me 100 kamxhikë, çdo ditë nga dhjetë kamxhikë, por ai duronte dhe refuzonte vazhdimisht.[6]


[1] Përshkrimi i kësaj gjenealogjie është bërë drejtpërdrejtë nga referenca e autorit. Kështu, ajo ndryshon pak nga ajo që është e përshkruar në librin e autorit në fjalë. Për përshkrimin e plotë konsulto: El-kureshijj, Abdul Kadir bin Muhammed. (1993) El-xhevahir el-mudijjeh fi tabekat el-hanefijjeh. Tahkik: Abdul Fettah Muhammed el-Hulv. Kajro: Hixhr li-t-tibaati ve-n-neshri ve-t-teuzië ve-l-i'lan. 1/51-53. Përkthyesi. 

[2] Ai që është dërguar tek Aliu [radijAllahu anhu] është babai i Ebu Hanifes, siç përmendëm më parë, e jo Imami. Kjo pasi që Aliu [radijAllahu anhu] ka rënë shehid në vitin 40 h., ndërsa Imami ka lindur dekada më pas. Përkthyesi.

[3] Shih: El-Mukaddimeh ala Musnedi el-Imami el-A’dhami. F. 7; Mukaddimetu Bini Salah. F. 191; El-A’lam. Vëll: 9. F.4. El-Milel ve-l-ehva ve-n-nihal. Vëll: 2. F. 265.

[4] Shih: El-xhevahir el-mudijjeh. Vëll: 1. F. 27-28.

[5] Shih: Mukaddimetu-l-evzhez. F. 54-55.

[6] Shih: Mekanetu Ebi Hanifeh të AbduRreshid Nu’manit. F. 64.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013