Abdudaim El-Kehil
A e di se shkenca moderne ka zbuluar se besimi në botën tjetër është shumë i nevojshëm për lumturinë e njeriut dhe se ai e bën njeriun optimist, dhe jo vetëm. Ai ia forcon stabilitetin shpirtëror de e mbron nga stresi dhe ankthi.
Një studim i Universitetit të Kentit (University of Kent) i publikuar vitin e kaluar (14/5/2015) në portalin Science Daily thotë se besimi në botën tjetër është shumë i nevojshëm për njerëzimi, por, shtrohet pyetja: pse?
Të gjitha studime shkencore kanë vërtetuar se vdekja mbetet enigma apo misteri më i madh në historinë njerëzore dhe se sjelljet e njeriut ndryshojnë tërësisht kur të mendojë rreth vdekjes. Dr. Arnaud Wisman dhe Dr. Nathan Heflick, hulumtues nga University's School of Psychology, pohojnë se kur njeriu të fillojë së menduari rreth vdekjes e humb shpresën por është besimi në botën tjetër ai që i mban gjallë ata dhe ua mbanë gjallë shpresën. Rrjedhimisht, që njeriu të jetojë i lumtur, ka nevojë për shpresë. Për këtë shkak, ai e urren vdekjen, por nuk është vdekja vet problemi por ajo që vjen pas saj. Këtu duam të citojmë një thënie profetike: “Shpeshtojeni përkujtimin e shkatërruesit të kënaqësive (vdekjes)!” [Transmetojnë Ibni Maxheh dhe Ibni Hibbani]
Sikur Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] po dëshiron të na jep shpresë nëpërmjet përkujtimit të vdekjes, sepse njeriu kur ta përkujtojë vdekjen dhe varrin e ndëshkimin e tij, patjetër se do ta përkujtojë Xhennetin dhe mirësitë e tij dhe Xhehennemin dhe dënimet e tij. Do ta përkujtojë po kështu edhe Krijuesin dhe qëndrimin para Tij në ditën e cila do të zgjatë plot pesëdhjetëmijë vite. Kjo do të bëjë që për një çast t’i lehtësohen brengat dhe hallet e dynjasë dhe të ndihet i lumtur dhe optimist për faktin se do ta takojë All-llahun. Së këndejmi, ndryshe nga ateisti që ky fakt (vdekja) e mban në ankth, stres e rraskapitje, tek besimtari shndërrohet në gëzim dhe kënaqësi. Ateisti kur ta përkujtojë vdekjen, frikësohet dhe (me të përmendur të saj) fillojnë llogaritë, dhimbjet dhe keqardhja për braktisja e saj. Kjo (fakti se nuk besojnë në botën e përtejme ku ka shpërblim për të mirin dhe ndëshkim për të keqin) jo rrallë i shtyn që të jenë të dhunshëm, të sëmurën ose të kenë probleme të cilave nuk iu gjejnë zgjidhje duke u goditur –si pasojë- nga sëmundje të ndërlikuara si stresi, depresioni, ankthi, etj. Gjëja më e keq që mund t’i ndodhë një ateisti është ta përkujtojë vdekjen...
Vëlla i dashur,
Motër e nderuar,
Bazuar në këtë që shpjeguam, pavarësisht problemeve që mund t’i keni dhe sado të mëdha që mund të jenë ato, dijeni se ato lehtësohen me të përkujtuar të vdekjes, varrit dhe qëndrimit pesëdhjetëmijë vjeçar në Ditën e Llogarisë (prej ku pastaj me lejen e All-llahut kalon në Xhennet, në vendlumturinë e përhershme), andaj, a të mos gëzohemi me takimin me All-llahun. Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e do takimin me All-llahun, edhe All-llahu e do takimin me të. (Po kështu) Kush e urren takimin me All-llahun, edhe All-llahu e urren takimin me të...por kur besimtarit të përgëzohet me mëshirën, kënaqësinë dhe Xhennetin e All-llahut, ai e do takimin me All-llahun dhe (edhe) All-llahu e do takimin me të. Ndërsa jobesimtari kur t’i kumtohet lajmi i ndëshkimi të All-llahut, ai e urren takimin me All-llahun dhe (edhe) All-llahu e urren takimin me të.” [Transmetim unanim.]
Për fund, Kur’ani na e ka përkujtuar vdekjen në një ajet madhështor ku duke iu drejtuar Muhammedit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe të gjithë neve pas tij, thotë:
“إِنَّكَ مَيِّتٌ وَ إِنَّهُمْ مَيِّتُونَ”
“Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.” [Ez-Zumer: 30]
Të dashurit e mi,
Pyetja që dua t’i parashtroj vetes sime dhe juve në përmbyllje: a do ta shpeshtojmë përkujtimin e vdekjes?
Referencë e autorit: Afterlife belief preserves hope when thinking about death, University of Kent, May 14, 2015.