Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
KARAKTERISTIKA TË FESË ISLAME
Ka thënë Shejhu Ahmed bin Haxher Al Butami: Më pëlqen që të shkruaj me ngjyrë ari dhe në thellësi të zemrave atë që Abdul Fettah El-Imam e ka thënë në librin e tij ‘Et-tefsir el-asrijj al-kadim’:
Nuk ka fe përveç Islamit që vëllazëron (mishëron) mendjen dhe dijen në çdo pore apo mejdan.
Nuk ka fe shpirtërore dhe materiale përveç Islamit.
Nuk ka fe që thërret në qytetërim dhe civilizim (urbanizëm) përveç Islamit.
Nuk ka fe për të cilën kanë dëshmuar filozofët e botës së qytetëruar përveç Islamit.
Nuk ka fe përveç Islamit që me vërtetohet lehtë në mënyrë empirike.
Nuk ka fe, e cila ka aprovuar për bazë të saj besimin në të gjithë profetët dhe në të gjitha librat e shenjta përveç Islamit.
Nuk ka fe që disponon me çdo gjë që i duhet njerëzimit përveç Islamit.
Nuk ka fe që ka lehtësime dhe është elastike sikur feja islame.
Nuk ka fe për të cilën dëshmojnë zbulimet shkencore përveç Islamit.
Nuk ka fe që vlen për çdo popull dhe vend përveç Islamit.
Nuk ka përveç Islamit me të cilën mund të punosh e sipas të cilës mund veprosh në dpo rast a gjendje.
Nuk ka më të balancuar e drejtpeshuar se Islami.
Nuk ka fe që ka ruajtur librin e sa të shenjtë përveç Islamit.
Nuk ka fe që në mënyrë të drejtpërdrejtë ka shpallur se është për të gjithë popujt përveç Islamit.
Nuk ka fe që urdhëron përvetësimin e të gjitha shkencave të dobishme përveç Islamit.
Qytetërimi aktual është shkëndijë e Islamit.
Shërim i këtij qytetërimi të sëmurë është vetëm Islami.
Historia nuk ka parë fe që ka bërë bashkë shpirtëroren me materialen.
Paqja universale nuk mund të arrihet pa Islamin.
Nuk ka fe si Islami që lehtësisht mund të vërtetohet me analiza shkencore.
Nuk ka fe që ka unifikuar ligjin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve sikur Islami.
Nuk ka fe që ka shkrirë dallimet shtresore sikur Islami.
Nuk ka fe që ka jetësuar drejtësinë shoqërore sikur Islami.
Nuk ka fe që nuk i shmanget për asgjë dhe për asnjë çast natyrës së pastër njerëzore përveç Islamit.
Nuk ka fe sikur Islami që ka ndaluar shtypjen e pushtetarëve dhe ka urdhëruar shura-n (konsultimin).
Nuk ka fe që urdhëron për drejtësi me armiqtë sikur Islami.
Nuk ka fe në të cilën kanë aluduar apo për shpalljen e të cilës kanë përgëzuar librat e shenjtë sikur Islami.
Nuk ka fe e cila ka shpëtuar femrën në të gjitha fazat e jetës së saj (vajzë, grua, nënë) sikur Islami.
Nuk ka fe sikur Islami që ka trajtuar barazisht të bardhin dhe të ziun, të verdhin dhe të kuqin.
Nuk ka fe sikur Islami që ka urdhëruar për edukim, arsimim dhe që ka ndaluar fshehjen e diturisë së dobishme.
Nuk ka fe që ka miratuar të drejtat ndërkombëtare sikur Islami.
Nuk ka fe urdhrat (ligjet) e të cilës përputhen me të gjeturat bashkëkohore të mjekësisë sikur Islami.
Nuk ka fe ë ka shpëtuar robin nga trajtimi çnjerëzor dhe ka barazuar atë me zotërinë e tij si dhe ka nxitur për lirimin e tij sikur Islami.
Nuk ka fe që ka aprovuar pushtetin e mendjes (arsyes/logjikës) dhe ka urdhëruar për nënshtrimin ndaj vendimeve të saj sikur Islami.
Nuk ka fe që ka zgjidhur problemin e varfërisë sikur Islami dhe këtë duke obliguar të pasurit që të ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre për të varfrit ose Zekatin siç e njohim në gjuhën fetare.
Nuk ka fe sikur Islami që ka miratuar morale dhe etikë sipas asaj që parasheh natyrshmëria njerëzore dhe urtësia hyjnore. Për ashpërsinë ka vend, sikur që ka për mëshirën vend. Pra, secila e ka vendin dhe momentin e duhur.
Nuk ka fe sikur Islami që ka urdhëruar mirësjelljen ndaj të gjitha krijesave.
Nuk ka fe sikur Islami që ka përcaktuar bazat e të drejtave qytetare mbi themele të natyrshme.
Nuk ka fe që i ka kushtuar rëndësi shëndetit dhe pasurisë së njeriut sikur Islami.
Nuk ka fe që ndikon në psikikë, moral dhe mendje sikur Islami.
Burimi: Al Butami, Ahmed bin Haxher. El-Islam ve-rr-Rresulu fi nadhri munsifi-sh-sherki ve-l-garbi, f. 117-119.