Mësuesi e rrahu një ditë me shkop Me’munin.
Përse më rrah?- i tha Me’muni.
Hesht!- ia ktheu mësuesi.
Kështu veproi me të edhe një ditë tjetër, por prapë nga mësuesi merrte të njëjtën përgjigje.
Pas njëzet vitesh kur Me’muni mori detyrën e Halifes e thirri mësuesin dhe i tha:
Përse më rrihje?
Mësuesi ia ktheu me buzëqehsje: A nuk paske harruar?
Pasha All-llahun nuk kam harruar- ia ktheu Me’muni.
E kam bërë që të mos harrosh ti se atij që i bën padrejtësi nuk harron kurrë.
Padrejtësia është zjarr që nuk shuhet kurrë në zemrën e atij që i është bërë padrejtësi.
(përkthim)