Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
STUDENTI DHE RRËFIMET E DIJETARËVE

Ajo që të tërheq vëmendjen ndërsa ti, kërkues i dijes, shfleton librat e të parëve tanë, është përkushtimi i tyre për biografitë dhe rrëfimet e dijetarëve. Ka shumë libra që janë marrë ekskluzivisht me këtë gjë, si ta zëmë Sijeru A’lami-n-nubela, Tabekat esh-shafiijjeh, Tabekat el-hanabileh, etj. Pastaj librat e veçanta për biografitë e Imamëve, si: Menakib El-Imam Ebi Hanifeh, Menakib El-Imam Malik, Menakib Esh-Shafiijj, Menakib El-Imam Ahmed, etj.   

Këto libra janë përlot rrëfime nga jeta dhe veprimtaria e këtyre dijetarëve, por athua vallë për çfarë, përse i janë përkushtuar këtij aspekti, cila është urtësia?

[Përgjigja] Rrëfimi që tregohet jetën dhe veprimtarinë e ndonjë dijetari shkakton një ndjesi të veçantë tek studenti i dalluar, një start, vullnet dhe ambicie të madhe për kërkimin e dijes.

Sa shumë kemi nevojë të ndalemi dhe të meditojmë në biografitë e dijetarëve.

لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ

Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla...” [Jusuf: 111]

Sa shumë kemi nevojë po kështu që të shkruajmë he publikojmë rrëfime dhe ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e dijetarëve që kemi shoqëruar që të shkëpusim shkëndija nga drita dje udhëzimi i tyre.

Sa njeriun e kanë shtyrë tregimet që të avancojë përpara në dije. Në të kaluarën thoshte Imami Ebu Hanife: “Rrëfimet për dijetarët i dua më shumë se një pjesë të madhe të dijes, për shkak se në to ka (mësime për) përforcim (për dijen dhe misionin).” Pastaj argumentoi me ajetin:

وَكُلًّا نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ

Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën...” [Hud: 120]

Andaj, student i dashur, ndajë një pjesë nga koha jote që të lexosh biografitë e dijetarëve dhe njerëzve të mëdhenj, që të motivohesh për avancim përpara dhe që të arrish të bashkëngjitjesh me karvanin e tyre.

 

Nuk më ra të shoh ato vendbanime me sy

Por ndoshta me bie t’i shoh me veshët e mi

 

Burimi:

http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=15760


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013