Kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk arrihet ndërsa kënaqësia e Zotit qëllim që nuk lihet. Ndonjëherë kjo e para na bezdis shumë sepse veten e shohim siç na shohin të tjerët. Gabim. Nuk guxojmë që të tjerët të na vënë çmim. Imam Shafiu [rahimehullah] ishte shumë i vëmendshëm karshi kësaj dukurie. Ndër shumë thënie të tij është edhe ajo që në formë të bukur poetike e shpreh në disa vargje, e që është mësim që nuk duhet anashkaluar. Thotë Imam Shafiu:
ضحكت فقالـوا ألا تحتشـم بكـيـت فقـالـوا ألا تبـتـسـم
بسمـت فقالـوا يرائـي بهـا عبست فقالـوا بـدا مـا كتـم
صمت فقالوا كليـل اللسـان نطقـت فقالـوا كثيـر الكـلـم
حلمت فقالوا صنيع الجبان ولـو كــان مقـتـدراً لانتـقـم
بسلـت فقالـوا لطـيـشٍ بــه وما كان مجترئـاً لـو حكـم
يقـولـون شــذ إذا قـلــت لا وإمـعــة حـيــن وافـقـتـهـم
فأيـقـنـت أنـــي مـهـمـا أرد رضـى النـاس لابــد من أن أذم
Qesha, më thanë: A nuk do të tregosh mirësjellje?!
Qava, thanë: A nuk do të buzëqeshësh?
Buzëqesha, më thanë: Po shtiret!
U mërrola, thanë: U shfaq ajo që paska fshehur.
Heshta, thanë: I është marrë gjuha.
Fola, thanë: Po e tepron.
U tregova i butë, thanë: Kjo është vepër e frikacakut,
ndryshe, po të kishte mundësi do të hakmerrej.
Shfaqa guxim, thanë: Pamaturi e tij,
ndryshe po të ishte i urtë nuk do të shfaqte guxim.
Po thashë: “Jo” për ndonjë çështje, thonë: është shmangur e vetmuar,
ndërsa po pajtova me ta, thonë: imitues!
Kësisoj, u binda se unë kurdo që të kërkoj kënaqësinë e njerëzve, patjetër se do të degradohem
All-llahu e mëshiroftë Imamin, sa shumë nevojë kemi për fjalët e mësimet e tij!