Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
REFERENDUMI PËR XHAMINË E DUBRAVËS

Kosova, ndonëse e ka të paraparë me kushtetutë, ende nuk ka një ligj për referendum. Është tentuar më parë që disa bllokadave politike t’iu jepet fund nëpërmjet referendumit por për shkak të mungesës së ligjit përkatës, vërejtje kjo që kanë dhënë nga analistë dhe ekspertë përkatës, një gjë e tillë nuk është bërë.

Tash, për çudi, del që në Suharekë, përkatësisht në Dubravë, për ndërtimin e një xhamie, të organizohet referendum. Personalisht, ndërsa lexoja në portale për këtë referendum, mundohesha t’i gjej përgjigje një sërë pyetjesh, të cilat, në fakt, i hodha si teza për të vërtetuar atë që kam frikë se fshihet prapa kësaj si lojë e pështirë:

1) Sa është valid ky referendum kur ligji nuk e parasheh?

Supozojmë (dhe shpresojmë) se populli do të vendos për këtë xhami, por sa është e pranueshme kjo nga aspekti ligjor kur referendumi nuk është i miratuar si ligj?

Ta zëmë -dhe kjo mund të ndodhë- që dikush pas rezultateve të ankohet në gjykatë për organizimin e këtij referendumi, atëherë çfarë do të ndodhë? Sigurisht, aspekti ligjor për ndërtimin e xhamisë do të mungojë dhe të paktën (ose në rastin më të mirë) punët do të zvarriten për ndërtimin e saj për të mos thënë (e mos ndodhtë kurrë) që ajo nuk do të ndërtohet.

Dhe ky është dyshimi i parë për këtë lojë.

2) Përse puna e një xhamie të jetë kaq problematike aq sa duhet të organizohet referendum?

Referendumet organizohen për çështje të mëdha, për çështje që kanë të bëjnë me ndryshime të mëdha, ndërsa për punë që kanë të bëjnë me të drejta, qofshin këto personale apo kolektive, sikur që është në këtë rast me ndërtimin e xhamisë, nuk ka nevojë të organizohet referendum. Xhamia është objekt kulti që duhet siguruar qytetarëve kurdo që ata shfaqin kërkesën për të, sidomos tash në këtë rast kur kemi kërkesë kolektive. Mendoj se komuna në vend të kësaj do të duhej të merrej me vetëdijesimin e qytetarëve se përmbushja e të drejtave të besimtarëve praktikues të fesë -nëse do të mund kështu t’i dallojmë qytetarët e Dubravës pro xhamisë pasi që të dyja palët janë myslimanë- nuk paraqet cenim të të drejtave të tjerëve, veçmas kur bëhet fjalë për një objekt që ka titullarin (Bashkësia Islame e Kosovës, përkatësisht Këshilli i Suharekës) dhe që organizon veprimtarinë në mënyrë të ligjshme.

Dhe ky është dyshimi i dytë.

3) Përse referendumi nuk është organizuar më parë?

Kosova ka përvojë me objekte fetare. Duke u thirrur në të drejtat fetare dhe sigurimin e tyre nga shteti, janë ndërtuar objekte, që shikuar nga struktura fetare e popullsisë, janë ndoshta fare të panevojshme. Ta zëmë katedralja katolike në Prishtinë si objekt fetar për kryerje të lutjeve është i panevojshëm sepse përqindja e besimtarëve të krishterë në Prishtinë është tejet e vogël. Dhe askush për ndërtimin e saj nuk ka përmendur referendum. Ngjashëm është dhe puna me kishën në Llapushnik të Drenasit, për ndërtimin e të cilës u diskutua shumë. Megjithëkëtë, referendumi asnjëherë nuk u përmend si opsion për të zgjidhur problemin e ndërtimit të saj.  

Më keq se kjo është puna me kishën e dhunshme serbe në oborr të Universitetit Hasan Prishtina. Ndonëse, me sa kujtoj, patën dhënë vërejtje disa analistë e ekspertë të trashëgimisë kulturore që ky objekt të mos futet në kuadër të të trashëgimisë sepse është i dhunshëm dhe nuk paraqet vlera fetare, prapë referendum nuk o organizua kurrë për të. Madje tash po dyshohet për varrezë masive në oborrin e saj derisa përgjegjës ligjor për të zhdukurit thonë të kenë parë në podrumin e saj gjak dhe ndërresa të brendshme femrash, që mendja të shkon se janë dhunuar e më pas vrarë femrat shqiptare. Prapë, askush nuk e përmend referendumin.  

Dhe ky është dyshimi im i tretë.

4) Ndërtimet e dhunshme fetare

Javën që kaloi, kur edhe u publikua ky “vendim” për referendum, Serbia në veri të Kosovës filloi ndërtimin e një fshati me 250-300 shtëpi, me një kishë dhe një shkollë. Lejet mungonin për gjithçka: për ndërtimin, për zyrtarët nga Serbia, për zyrtarët serbë të qeverisë së Kosovës, dhe, përveç disa deklaratave bajate nuk u tha asgjë tjetër.   

Pyetja:

Përse tërë kjo rrëmujë vetëm për xhamitë?

Së këndejmi, mendoj (dhe ky është opinion individual) se referendumi është lojë e rrezikshme dhe me prapavijë, Ndoshta, po të ishte menduar më parë, para se të merret vendimi për këtë referendum, nuk do të duhej përkrahur atë si ide dhe do të duhej bojkotuar. Por, tash që i kanë futur besimtarët në lojë dhe i kanë vënë para një akti të kryer (është caktuar data e referendumit), atëherë i bëj thirrje vëllezërve të mi myslimanë që masovikisht të dalin dhe të votojnë pro xhamisë.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013