Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MËSIME EDUKATIVE TË NATËS SË KADRIT

MËSIME EDUKATIVE TË NATËS SË KADRIT

 

Nata e Kadrit nuk është vetëm nata e shpërblimit të njëmijë muajve. Ajo, përveç kësaj, është dhe natë, e cila në vete ngërthen mësime dhe porosi të shumta edukative, të cilat i japin trajtën e duhur kuptimit të kësaj nate. Ato e bëjnë më madhështore, më reflektuese dhe më të pranishme në shpirtrat tanë.

Ja disa prej këtyre mësimeve: 

1. NATA E LIBRIT TË PËRSOSUR

Thotë All-llahu i Madhëruar: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.” [El-Kadr: 1]

Kjo natë është nata kur All-llahu filloi shpalljen e Librit të Tij, Librit:

-          që nuk ka dyshim në të,

-          që udhëzon për në më të mirën,

-          që përmbyllë të gjithë librat e mëhershëm,

-          që sfidon me mrekullinë e tij...e shumë karakteristika tjera të këtij Libri madhështor, që na bëjnë neve, pasuesve të këtij Libri, të ndjehemi krenarë dhe të lumtur që All-llahu na nderoi me të dhe na ndriçoi mendjet e rrugët tona me të.

2. KRENARIA E TË QENIT PJESËTAR I KËTIJ UMMETI

Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] iu fliste besimtarëve për popujt para nesh. I tregonte për gjëra të ndryshme nga jeta e tyre. Sigurisht, rrëfimet nuk kishin të bëjnë vetëm me ata që kanë kundërshtuar All-llahun, por edhe me ata që e kanë adhuruar. Ndonjëherë, këto të fundit, i sillte në atë formë që tek besimtarët sa nxiste motivin për të mirën, shkaktonte edhe frikën. Fliste për njerëz që kanë kaluar dekada të tëra vetëm në adhurim, kohë kjo që për ummetin e tij është mesatarja e tërë jetës. Kështu, kjo shkaktonte një lloj përzierje ndjenjash. Iu foli për njerëz që në të kaluarën kishin adhuruar All-llahun shumë, kështu që disa shokë të tij u mërzitën sepse, duke qenë se mesatarja e jetës së këtij ummeti sillet ndërmjet 60-60 vjet, atëherë si do të mund t’ia bënin ata kur para vete kanë kaq pak vite jetë?1 All-llahu na nderoi me këtë natë që të kompensojmë moshën e ummeteve tjera.

3. DASHURIA PËR KRIJUESIN

Krijuesi në Islam ka një pozitë të veçantë. Përshkrimi i Tij e bënë Atë, para së gjithash, të dashur për besimtarët. Ai është:

-          Mëshiruesi, mëshira e të Cilit tejkalon hidhërimin e Tij

-          Mëshiruesi, mëshira e të Cilit me robërit është më e madhe se mëshira e prindërve me fëmijët

-          Pendimpranuesi, që pranon pendimin nga robërit e Tij, qofshin ata edhe mëkatarë të mëdhenj

-          Pendimpranuesi, të Cilin e gëzon pendimi i robit

-          Pendimpranuesi, që i do të penduarit

-          Falësi, që e do faljen dhe ua shlyen mëkatet robërve dhe i shndërron ato në të mira,

-          Ai që dhuron mirësi e shanse të shumta për ta falur robin. Ka thënë All-llahu i Madhëruar: “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” [El-Kadr:3] Ndërsa profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush falet në Natën e Kadrit me besim dhe llogari (në shpërblimin e All-llahut), All-llahu ia fal mëkatet e mëparshme.” [Transmetim unanim.] Në këtë natë lutemi me lutjen e faljes: “O Zoti im! Ti je Falës dhe e do faljen andaj të lutem më fal!

 

4. NATA E TË DASHURVE TANË, ENGJËJVE

Nata e Kadrit është nata në të cilën zbresin melekët bashkë me Xhibrilin [alejhisselam]. All-llahu ka thënë: “Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.” [El-Kadr: 4]

Melekët me myslimanët, veçmas Xhibrili, kanë një histori përplot dashuri e respekt. Nëse popujt tjerë e urrenin Xhibrilin, siç na ka mësuar All-llahu në Kur’an [El-Bekare: 97], atëherë ne e duam atë, dhe kjo natë na bën që, edhe pse nuk e shohim, ta ndiejmë praninë e tij.

5. NATA E PAQES DHE FEJA E PAQES 

All-llahu në Kur’an e përshkruan këtë natë si natë të paqes: “Ajo (që përcakton Zoti) është paqe…”.[El-Kadr: 5]

Islami, me emër e rituale, është paqe.

Kështu, akuzimi i tij për fe terrori është shpifje dhe akuzë që mendja e pastër nuk e pranon dot.

6. KUJDESI NGA PËRÇARJA

Nata e Kadrit na e rikujton rrezikun e përçarjes, e cila jo vetëm që na dobëson para të tjerëve por njëkohësisht edhe na privon nga mirësi fetare. Ka thënë Ibni Rexhebi: All-llahu i Madhëruar nuk ia ka zbuluar askujt këtë natë, as prej të parëve dhe as prej të fundit, as të Dërguarve dhe as Profetëve, as ditën e as natën në të cilën bie kjo natë, me përjashtim të Profetit tonë, Muhammedit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Ai e pa në ëndërr dhe iu bë e qartë se në cilën natë është. U zgjua nga gjumi duke e ditur (saktësisht) se kur është. Deshi që t’i lajmëronte shokët për këtë por dy njerëz u grinden në prani të tij kështu që harroi andaj urdhëroi qe ta kërkojnë në dhjetë netët e fundit.

Ja pra, përçarja na privon nga mirësitë, sepse All-llahu na e ka treguar se ne jemi bashkuar falë fesë së Tij [El-Enfalë: 63], e tash nëse përçahemi, e meritojmë që të mos i gëzojmë mirësitë e kësaj feje.

7. NATA E KORRIGJIMIT TË VETVETES

Nata e Kadrit është nata e përcaktimeve vjetore. Në Kur’an qëndron: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [Ed-Duhan: 4], Katadeja dhe të tjerë kanë thënë: Në këtë natë përcaktohen çështjet, caktohen exhelet (vdekjet) dhe rizku ose furnizimi.

Nëse All-llahu vendos në këtë natë që të mos jemi Ramazanin tjetër, gjë që ka shumë mundësi, atëherë a të mos nxitojmë që të përmirësojmë gabimet, të shtojmë veprat e mira dhe ta shfrytëzojmë këtë natë që boshllëkun e lënë ta mbushim në të?! 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013