1.
|
Shohim atë që nuk duam dhe duam atë që nuk e shohim kështu që e humb vlerën në sytë tanë ajo që e shohim ndërsa ne humbasim të zhytur në mirazhin (iluzionin) e asaj që nuk e shohim. Bëhu kureshtar të mos e humbasësh vlerën e asaj që e sheh!
|
2.
|
Po të mos ekzistonte dështimi, suksesi nuk do të kishte kuptim. Pra, nëse nuk do të ekzistonte e kundërta e domethënies, domethënia nuk do të kishte kuptim.
|
3.
|
Sot është ditë e re dhe momenti mund të jetë i fundit për ty, kështu, ajo që e vepron ka çmim të shtrenjtë për ty andaj mos i humb këto momente me përjetime të këqija, keqardhje apo humbje për shkak të ndonjë gjeje apo ndonjë njeriu.
|
4.
|
Ka kohë që i mendojmë se do të jenë fundi ndërsa më pas zbulojmë se ato në fakt janë fillimi. Ka dyer që i mendojmë se janë të mbyllura por pastaj zbulojmë se ato janë madje hyrja kryesore. Atëherë, derën e mbyllur mos e shiko ndryshe vetëm se si hyrje kryesore për një jetë më të mirë. Po kështu kohët që mendon se janë të fundit në fakt do të gjesh se janë fillimi i të vërtetës dhe lumturisë.
|
5.
|
Bindu se patjetër do të kalosh nëpër kohë të vështira që nuk do të dish se çfarë do të bësh, si do të mendosh, ç’rrugë do të trasosh, por, mos u frikëso, mos u zmbraps dhe mos u dëshpëro, sepse:
- që të fillosh punën tënde të vërtetë,
- që të zbulosh aftësitë dhe talentin,
- që të vësh në shërbim kapacitetet dhe burimet,
- që të zgjosh “përbindëshin” e fjetur brenda teje dhe të realizosh qëllimet që nuk ke pritur se do të mund t’i realizosh,
duhet të kalosh nëpër këtë gjendje. Kështu e ka kjo punë!
|
6.
|
Përkujto se çdo gjë që na ndodhë neve është reflektim i asaj që kemi bërë në të kaluarën ndërsa e tanishmja është reflektim i asaj që do ta bëjmë në të ardhmen. Kështu, që të ndërtosh një të ardhme pozitive dhe të shndritur, mëso nga e kaluara dhe shndërroje atë në përvojë e shkathtësi dhe radhiti e sistemoji idetë dhe vlerat e së tashmes.
|
7.
|
Jeta jonë është e ngarkuar dhunshëm me mospajtime të panevojshme dhe kjo, jo për tjetër, por për shkak se mendjet tona janë të mbushura me diç të panevojshme. Për pasojë jeta bëhet e pakuptimtë dhe, në fakt, e panevojshme.
|
8.
|
Frikën shndërroje në mik që të të nxit të avancosh përpara dh të përparosh. Mëso prej frikës sepse ajo është mësim i mirë nga jeta që të ndihmon në realizimin e qëllimeve dhe ëndrrave tua.
|
9.
|
Ti je krijesa më e dalluar tek All-llahu i Madhëruar, andaj mos e kalo kohën duke qortuar veten sepse kështu po shpenzon atë që mbase mund të jetë edhe fundi yt.
|
10.
|
Ik nga rruga që nuk të shërben dhe që nuk të çon tek qëllimet tua.
|
11.
|
Traso rrugë tjetër, shiko përpara dhe mos e kthe kokën pas, insisto në realizimin e qëllimeve dhe bëhu elastik me metodën tënde, sepse kështu –me lejen e All-llahut!-do ta gjesh para vetes derën të hapur. Pyetja që në fakt është për të të shqetësuar këtu: A je njëmend i gatshëm për të ndryshuar që tani?
|
12.
|
Guximi për t’iu qasur vështirësive dhe problemeve është gjëja që fshin lotët që shkakton dhimbja. Guximi është drita e cila duket në fund të tunelit të errët.
|
13.
|
Göte, poet dhe filozof gjerman, ka thënë:
Kush i ngrit shpresat e tij mbi iluzione
Do t’i gjejë të realizuara (vetëm) në ëndrra
|
14.
|
Fortifikoje veten me dije, forcoje besimin me shpresë dhe vepro. Mos u ndiko nga mendimet e të tjerëve dhe as nga shikimet e të humburve.
|
15.
|
Puna pa shpresë çon në humbjen e punës, sikur që shpresa pa punë (veprim) çon në humbjen e shpresës. Lumturinë e veprës do ta gjesh me shpresë sikur që madhështinë e shpresës do ta gjesh në vepër.
|
16.
|
Jeta pa qëllim nuk ia vlen për ta jetuar.
|
17.
|
Qëllimi është gjëja që synon njeriu ta arrijë dhe që mbaron me të realizuar të tij.
|
18.
|
Qëllimet kanë tre lloje bazike:
- Qëllime afatshkurtra, koha e të cilave zgjat ndërmjet një ore e deri në gjashtë muaj.
- Qëllime afatmesme, që zgjasin nga gjashtë muaj deri në pesë vite.
- Qëllime afatgjata, që zgjasin nga pesë deri në njëzetepesë vite.
|
19.
|
Atë që e shtyn përpara (përhap, lëshon), do të të kthehet siç e ke shtyrë, sepse ti je burimi. Ajo që e gjuan/hedh lart do të të kthehet me të njëjtën shpejtësi sepse ti je gjuajtësi/hedhësi.
|
20.
|
Të motivosh e stimulosh njerëzit për të përparuar në ndonjë gjë është më e dobishme se ta ndihmosh materialisht, andaj motivo të tjerët dhe bëjë këtë me gjithë zemër!
|
|
Për fund, vëlla i dashur:
TI JE MË I FORTË SE QË MENDON!
|
|
Burimi:
http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=11883&pgtyp=66
|
|
Përshtati në shqip:
Dr. Sedat ISLAMI
|