Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
KËSHILLA DHE UDHËZIME PËR HOXHALLARËT NGA IMAMI EBU HANIFE
Prof. Dr. Muhammed El-Muhtar E-Mehdi
Kush jep fetva ndërsa mendon se All-llahu nuk do ta pyes: “Si dhe fetva në fenë Time?”, ai veç e ka nënvlerësuar fenë dhe veten e tij.
Kush kërkon postin udhëheqës në kohë jo të duhur, ai do të vazhdojë të jetë i nënçmuar sa të rrojë.
Trajtoji nxënësit dhe studentët sikur të jenë bijtë dhe fëmijët tu që tua shtosh kështu kurajën për dije.
Dije se vepra e pason dijen ashtu sikur që gjymtyrët e trupit e pasojnë shikimin. Dija me veprën e paktë është më e dobishme se injoranca me veprën e shumtë. Shembulli i kësaj i ngjan shembullit të udhëtarit në shkretëtirë, i cili ka pak furnizim por e di rrugën saktë; kjo është më e dobishme për të se të ketë furnizim të shumtë por të mos e dijë rrugën.
Nuk i lejohet atij që jep fetva nga librat e mia ta bëjë këtë ndërsa nuk e di se në çfarë jam mbështetur kur kam dhënë fetvanë përkatëse.
Kush kërkon dijen ndërsa nuk e mëson atë (kupton rrënjësisht) është sikur farmacisti që mbledh barëra por nuk e di mënyrën e përdorimit të tyre derisa të vjen mjeku. Kështu është dhe nxënësi i hadithit, nuk e di aspektin argumentues të hadithit të derisa të vjen fakihu (e t’ia tregojë mënyrën e argumentimit me hadith).
Qëndro në raport me pushtetarin sikur që qëndron me zjarrin: përfiton prej tij por duke qenë larg tij, ndryshe, po u afrove, digjesh.
Ju jeni gëzimi i zemrës sime dhe melhemi i pikëllimit e mërzisë sime. Ua kam shaluar dhe frenuar (bërë gati ta përdorni) fikhun, andaj, iu bëj be në All-llahun që, për aq sa iu ka dhënë nga madhështia e dijes, ta ruani atë nga nënçmimi i kërkimit të pushtetit me të.[1]
Ja kështu, Imami Ebu Hanife, i nxit studentët që:
të jenë të përpiktë kur të flasin për shkencën apo të kritikojnë dijetarët, duke ia rikujtuar vetes takimin me All-llahun dhe marrjen në pyetje nga Ai,
ua tërheq vërejtjen që të mos jepen pas posteve, për shkak se ato janë humbje dhe dëshpërim,
i motivon për ta mësuar fenë, në mënyrë që veprat të kryhen në përputhjen me dijen e fituar, ndryshe, vepra pa dije, sado që të jetë e madhe në vëllim, nuk është e dobishme,
i porosit që të mos mjaftojnë vetëm me transmetimin e teksteve por edhe t’i kuptojnë ato, të thellohen në domethëniet dhe kuptimet e tyre, të diskutojnë argumentet, të bëjnë përputhjen ndërmjet tyre nëse sipërfaqësisht duken kundërthënëse,
të mos mbështetën vetëm në atë që lexojnë në libra por edhe të mësojnë argumentet e ideve dhe teorive të shtruara në libra,
të mos afrohen tek pushtetarët dhe të mos ulin vlerën e dijes duke kërkuar atë për hir të posteve
mësuesit dhe profesorët i këshillon që nxënësit dhe studentët t’i trajtojnë sikur fëmijët e tyre: me dashuri, dhembshuri, durim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme të formimit të tyre.
Kështu, me këto ide, Imami na del të ketë paraprirë teoritë e edukimit dhe arsimit për më shumë se një milenium.
Kelimatun tevxhihijjetun ve davijjetun li-l-Imami Ebi Hanifeh (كلمات توجيهية ودعوية للإمام أبي حنيفة)
Përshtati në shqip:
Dr. Sedat ISLAMI
[1]Ebu Hanife siç duket me këtë thënie i është drejtua gjykatësve myslimanë duke iu rikujtuar se fama dhe pozita që kanë marrë nga dija duhet t’iu mjaftojë që të mos e shfrytëzojnë atë për përfitime materiale ose zënie të pozitave, që do ta zbehnin pozitën e dijes. Përkthyesi.