Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ËNDRRA QË U KTHYE NË MAKTH

Dr. Muhammed Ammare

Franca e pushtoi Algjerinë në vitin 1830 ndërsa më 1930 kur po festonte njëqind vjetorin e pushtimit, politikanë dhe kardinalë, mbajtën fjalime, në të cilat thanë: “Epoka e hënës (simbol i myslimanëve) ka perënduar në Algjeri. Tashmë ka lindur (filluar) epoka e kryqit që do të vazhdojë përjetësisht. Ne duhet ta shndërrojmë tokën e Algjerisë në një vend të pëlleshëm për një shtet të krishterë, anët e të cilët do të shndrisin me dritën e qytetërimit, frymëzim i të cilit është Bibla.

Në këtë manifestim shekullor ata shpallën se nuk po festonin njëqindvjetorin e tyre në Algjeri, sepse (sipas tyre ata nuk ishin të huaj në të ngase), para se të nxirreshin jashtë nga Islami (myslimanët), bizantinët kishin qëndruar para tyre për tre shekuj në këto vende; ata po festonin ngase po përcillnin kufomën e Islamit në Algjeri.

Këto ishin ëndrrat e kolonialistëve francezë në Algjeri:

  • perëndimin e hënës,
  • lindjen e kryqit,
  • përcjelljen e kufomës së Islamit në Algjeri
  • spastrimin etnik e fetar të Algjerisë, duke dëbuar popullin e saj në shkretëtirë ku edhe do të vdisnin ndërsa në vend të tyre do të kolonizohej/popullohej Algjeria me njerëz të bardhë apo evropianë.

Tani, (pothuajse një shekull pas këtij manifestimi), çfarë ndodhi me këto ëndrra?

Franca, një bijë katolike dhe njëherësh vendi më i madh katolik, ka pësuar një debakël të vërtetë fetar. Nga popullsia e saj e përgjithshme, më pak se 3% kryejnë lutjet e së dielës, të cilët përbëjnë vetëm 1/3 e myslimanëve francezë që falin xhumanë në Francë. Shumica e kishave janë mbyllur për shkak të mungesës së frekuentuesve në ndërkohë që myslimanët janë duke i blerë ato për t’i shndërruar në xhami për të falur namazin. Kjo ka bërë që një revista franceze, Actuel, të lëshojë një thirrje kundër shndërrimit të kishave të mbyllura dhe boshatisura në xhami, thirrje kjo e firmosur nga emra të shumtë të politikës, kulturës dhe medias, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti Sarkozy, si dhe e lëshuar me pretekstin se kishat paraqesin “historinë e vjetër të Francës dhe një pjesë të kujtimeve katolike të saja.”       

Kjo flet se si sekularizmi krishterimin në Francë, që vetëm para më pak se një shekull “aspironte” ta përcillte funeralin e Islamit në Algjeri, e ka kthyer në kujtime të historisë së kaluar.

Po kështu njeriun e bardhë/evropianin, që mëtonte ta dërgonte tepricën e popullsisë në Algjeri për ta kolonizuar edhe fizikisht atë, dhe këtë pasi që më parë do të internonte me dhunë algjerianët në shkretëtirë ku shpresonte se do ta gjenin vdekjen, e ka zhveshur edhe nga ndjenjat fetare, duke llogaritur këtu edhe rrënimin e familjes, respektivisht duke bërë që mortaliteti të jetë më i lartë se nataliteti.

Në shoqërinë e njeriut të bardhë familja është gati pothuajse të shndërrohet në shtëpi të moshuarish. Fertiliteti apo pjelloria e familjes franceze ka stagnuar në 1.8 përderisa në familjen myslimane në Francë kjo shifër shkon në 8.1. Po kështu, për njeriun e bardhë faqja e kolonizimit popullues në jug është mbyllur, përjashtim bën vetëm Izraeli, në ndërkohë që perëndimi ka filluar të ankohet nga mërgimi islam në veri nga frika për krishterimin që nuk ka mbetur asgjë më shumë një kujtim historik por që, duke qenë në kërkim të fuqisë punëtore për të menaxhuar me korporatat e egra kapitaliste, detyrohet t’i pranojë. Kjo ka bërë që haptazi Papa Benedikti XVI të shprehë frikën e tij për zhdukjen e krishterimit dhe të krishterëve në Evropë dhe zëvendësimin e tyre me arabë dhe myslimanë afrikanë. Ai shprehte frikën se në shekullin XXI Evropa do të ishte pjesë e Vatrës Islame.

Ja, kështu, ëndrrat u kthyen në makth.

Ky është, po kështu, një mësim i madh për ata që nga gota shohin vetëm gjysmën e zbrazur të saj. Të tillët duhet ta meditojnë fjalën e All-llahut në Kur’anin e Madhërishëm:

وَلَا تَهِنُوا فِي ابْتِغَاءِ الْقَوْمِ إِن تَكُونُوا تَأْلَمُونَ فَإِنَّهُمْ يَأْلَمُونَ كَمَا تَأْلَمُونَ  وَتَرْجُونَ مِنَ اللَّـهِ مَا لَا يَرْجُونَ وَكَانَ اللَّـهُ عَلِيمًا حَكِيمًا

Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e jobesimtarëve! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” [En-Nisa: 104]

 

Burimi: http://www.msf-online.com/?p=10100

Përshtati në shqip: Dr. Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013