Para disa viteve, në Angli, respektivisht në Edinburgh, Qendra ‘Shërbyesi i Dy Xhamive të Shenjta’ kishte organizuar një panair për tu njohur me Islamin. Një i ri saudian, që në Angli kishte shkuar për studime, kishte marrë pjesë në këtë panair si aktivist vullnetar. Ai rrëfen se ndër vizitorët e shumtë, njëri kishte refuzuar të dëgjonte për Islamin.
Mos më flit për Islamin, kam jetuar për vite në vendet tuaja, kam lexuar për Islamin shumë dhe mund të them se di madje edhe më shumë se ti për të.
E çfarë di ti për Islamin? – e pyeta.
Përgjigja e tij ishte kjo:
Islami është fe e bukur, fe që rregullon marrëdhëniet me çdo njeri tjetër, pavarësisht bindjes a besimit. Ajo të mëson edhe me pjesëtarët e fesë sate si të vësh kontakte, si t sillesh me prindërit, gruan, fëmijët, komshiun...Por, realiteti juaj është i hidhur, shumë i hidhur. Ju vidhni, gënjeni, nuk e respektoni kohën, nuk keni kriter për jetën dhe veprimtarinë, përqeshni të tjerët, jeni fanatikë, keqpërdorni pasurit dhe nuk i kushtoni vëmendje partisë.
Më duket se u preke nga fjalët e mia- më tha.
Jo, merr këtë që është në këtë libër e lëri sjelljet e myslimanëve dhe veprat e tyre.
E solli kokën e tha: Ju e gënjeni Zotin tuaj. Unë iu këshilloj që të mos e humbisni kohën me këto panaire sepse ne dimë për ju më shumë se dini ju. Në vend të kësaj, iu këshilloj t’i ktheheni librit tuaj dhe ta praktikoni në sjelljet dhe veprimtaritë tuaja. Kur ju të dini si ta praktikoni fenë në përditshmërinë tuaj, do të gjeni njerëzit tek hyjnë grupe-grupe në Islam, sepse neve na interesojnë sjelljet dhe veprimtaria më shumë se ajo q gjenet e shkruar në libra.
Dr. Ibrahim Hamami