Krenaria e dijetarëve muslimanë
AI QË SHTRINË KËMBËN, NUK E SHTRINË DORËN
Dua tua rrëfej një tregim, i cili ka ndodhur në Damask. Hoxha Seid El-Halebi ishte një prej hoxhallarëve dhe edukatorëve të mëdhenj të shekullit të kaluar. Një ditë, derisa po mbante një ders në xhami, erdhi Ibrahim pasha, valiu i përgjithshëm i Sirisë. Ishte i rreptë dhe i dhunshëm. Duke qenë se hoxha ishte i sëmurë, respektivisht ndiente një dhimbje në këmbën e tij, e kishte zakon që ta mbante të shtrirë. Kur erdhi Ibrahimi, hoxha ishte në këtë pozitë, pra këmbën shtrirë ndërsa ishte i mbështetur në mihrab. Me Ibrahim Pashain ishin dhe ushtarakët dhe policia. Ibrahim Pashai priti që Hoxha ta mblidhte këmbën por nuk e bëri këtë. Nxënësit përreth u frikësuan se Ibrhaimi do t’i hakmerrej duke ia prerë kokën për këtë gjest, kështu që mblodhën rrobat e tyre që të mos i spërkaste gjaku i pastër i Hoxhës. Ibrahim Pashai qëndroi në këmbë për një kohë pastaj u kthye. Më vonë dërgoi një shërbëtor të tij me një qese me para të dukatit. Shërbëtori erdhi tel hoxha dhe i tha: Këto para janë dhuratë nga Pashai për ju. Hoxha i refuzoi dhe tha një fjalë që flet më shumë se njëmijë poezi:
“Thuaji zotërisë tënd: Ai që shtrinë këmbën, nuk e shtrinë dorën!”
Njeriu është i lirë të zgjedhë: ose ta shtrijë këmbën, ose ta shtrijë dorën ndërsa t’i shtrijë të dyja përnjëherë nuk ka mundësi.
(Ebu-l-Hasen Ali El-Haseni En-Nedvi, URTËSIA E THIRRJES DHE TIPARET E THIRRËSIT, f. 28-29)