Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MOS E PASO SHIKIMIN ME SHIKIM

Ndjenjat dhe emocionet transmetohen dhe përcillen nëpërmjet syve. Këtë e ka zbuluar një studim i ri. Për këtë shkak, kur mashkulli dhe femra të shkëmbejnë shikime, ata, në fakt, shkëmbejnë edhe ndjenja e emocione.  

Në studimin e ri të publikuar në magazinën ‘Psychological Science’ më datë 09.05.2016, hulumtuesit kanë gjetur se emocioni bartet nga njëri në individin tjetër nëpërmjet syve. Për këtë kanë bërë një eksperiment me nëna dhe fëmijë të që ende janë në muajt e parë të jetës së tyre. Hulumtuesit kanë vënë re se kur nëna nuk është në humor dhe nuk ka disponim, ose është e pikëlluar dhe e stresuar, këto ndjenja barten edhe tek fëmija, i cili fillon të qajë dhe të mos rehatohet, për dallim nga nënat e lumtura, gëzimin e të cilave e ndjenjë fëmijët, të cilët po kështu gëzohen bashkë me to. Këtë e kanë vënë re nëpërmjet iridës së syrit dhe rritjes së saj si dhe nëpërmjet studimit të trurit.  

Nga ky dhe studimet e mëhershme mund të konstatojmë se kur njeriu ta shikojë me epsh një femër të huaj dhe të meditojë rreth bukurisë së saj, atëherë irida e syrit të tij zmadhohet pak ndërsa femra këtë arrin ta kuptojë krejtësisht në mënyrë subkoshiente (të pavetëdijshme). Mund të ndodhë që të shkëmbejnë dhe emocione ndërmjet njëri tjetrit nëse përsëriten këto shikime, madje edhe nëse fare nuk flasin njëri me tjetrin.  

 

Ajo që të mahnit këtu është se i Dërguari ynë, Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka dashur që të na largojë prej këtyre ndjenjave dhe emocioneve të cilat janë pararendëse të amoralitetit dhe problemeve shoqërore. Aliut [radijAll-llahu anhu] i qe drejtuar: “O Ali, mos e paso shikimin (e parë të rastësishëm) me shikim (tjetër të qëllimshëm), sepse, nëse shikimi i parë është për ty, i dyti nuk është.” [Transmetojnë Ahmedi, Davudi dhe Tirmidhiu]

Kjo assesi nuk nënkupton se Aliu [radijAll-llahu anhu] shikonte në gjëra të ndaluara, përkundrazi. Ishte metodologjia profetike ajo që bënte të lidheshin këshillat me raste dhe ndodhi të caktuara, që njerëzit ta kenë më të lehtë t’i memorizojnë.

Kjo dëshmon për profetësinë e Muhammedit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], ndryshe, atëbotë gjëra të këtilla shkencore nuk janë ditur.

Abdudaim El-Kehil

www.kaheel7.com/ar

Referencat e autorit:

  1. Exploring Emotional Contagion, 24-5-2016. http://www.the-scientist.com/?articles.view/articleNo/46139/title/Exploring-Emotional-Contagion/
  2. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4073671/
  3. http://pss.sagepub.com/content/early/2016/05/09/0956797616643924.full?keytype=ref&siteid=sppss&ijkey=EaZiVhxdVO5OM


Referenca e artikullit:

 http://www.kaheel7.com/ar/index.php/2012-12-04-18-32-28/1967-2016-09-02-01-27-14

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013