Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDIKIMI I DHIKRIT NË TRURIN E NJERIUT

Abd Daim el-Kehil

Ndoshta gjëja që më së paku ka pritur një ateist është që truri i tij të veprojë ndryshe nga truri i një besimtari. Ky është një fakt se ateizmi është shthurje dhe lajthitje nga natyrshmëria e pastër njerëzore. 
Neuroteologjia (neurotheology) është një shkencë e re që merret me studimin e besimit dhe ateizmit nga këndvështrimi nervor. Shkencëtarët nëpërmjet pajisjes së rezonancës magnetike janë munduar të gjejnë dallime ndërmjet trurit të besimtarit dhe atij të ateistit. Ata kanë ardhur në një përfundim interesant.

Cila është e gjetura e shkencëtarëve?


Hulumtuesi amerikan Andrew Newberg bëri një studim me një grup besimtarësh (budistë) dhe një grup tjetër ateistësh, nga i cili përfundoi me të gjetura të mahnitshme. Ai vërejti se truri i besimtarit aktivizohet në zonën e përparme (prefrontal cortex) përgjegjësi e të cilës janë emocionet dhe vendimmarrja. Ndërsa sa i përket trurit të ateistit, në të aktivizohen pjesët analitike, madje edhe gjatë pushimit.  
Gjatë kohës besimtari mediton, lutet dhe mendon rreth krijimtarisë së All-llahut, aktivizohet një organ që quhet limbic system, i cili merret me organizimin e emocionit të njeriut. Këto të gjetura vërtetojnë se besimi në Zot ekziston në trurin e çdo njeriu por janë ateistët ata që e mohojnë një gjë të tillë.   


[Në fotot e marra me pajisjen e rezonancës magnetike shihet se si përkujdesja për namazin dhe meditimi shkaktojnë një aktivitet pozitiv në pjesën e përparme të trurit dhe në të njëjtën kohë bëjnë që të ulet ndjeshëm aktiviteti në zonën që është përgjegjëse për ndjenjën e hapësirës dhe vendit gjëra këto që ndihmojnë në arritjen e lumturisë dhe shtimin e kapacitetit dhe aftësisë për bashkëveprim emocional me të tjerët. Sigurisht, sepse namazi ka përfitime të prekshme fizike e shpirtërore
.]  

Një studim i mëhershëm i publikuar në vitin 2010 në revistën e shkencave psikike vërteton se të medituarit rreth krijimtarisë së All-llahut shkarkon njeriun nga ngarkesat dhe rrjedhimisht i dhuron atij qetësi shpirtërore. Kjo përputhet me  fjalën e All-llahut:
الَّذِينَ آمَنُوا وَ تَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِكْرِ اللَّهِ أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ
Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”.” [Err-Rra’d: 28]
Ndryshe nga besimtari, vazhdon studimi, është puna me ateistin, i cili ndihet keq kur të përmendet Zoti si dhe i shkaktohet një lloj çrregullimi në trurin e tij. Ky studim përputhet me ajetin kur’anor:
وَإِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَحْدَهُ اشْمَأَزَّتْ قُلُوبُ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ وَ إِذَا ذُكِرَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ
Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në jetën tjetër neveriten, ndërsa, kur përmenden të tjerët, përveç Allahut, ata menjëherë gëzohen.” [Ez-Zumer: 45]
Me këtë rast na duhet të përkujtojmë se truri është pasqyra e zemrës. Kjo e fundit është ajo që ia dikton trurit udhëzimet dhe rekomandimet. Pra, zemra është burim i informacioneve.
Përputhja e këtyre ajeteve me këto të gjetura shkencore është dëshmi e fuqishme se Kur’ani është i vërtetë dhe se ai është fjalë e Zotit, ndryshe, dikush që ka jetuar para katërmbëdhjetë shekujsh nuk do të mund të na informonte për atë që sillet në mendjen e ateistit dhe këtë duke e shprehur me fjalë shumë koncize dhe të thukëta:
أَفَمَنْ شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ فَهُوَ عَلَى نُورٍ مِنْ رَبِّهِ فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ أُولَئِكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!” [Ez-Zumer: 22]
 
 
Referenca të autorit:
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013