Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RESPEKTIMI I PRINDËRVE NË ISLAM

Dr. Sedat ISLAMI

 

RESPEKTIMI I PRINDËRVE NË ISLAM

 

HYRJE

 

بسم الله الرحمـن الرحيـم

 

الحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله، المبعوث رحمة للعالمين!

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falënderimet i takojnë All-llahut ndërsa lavdërimet, paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin, të Dërguarin e fundit, të cilin All-llahu e dërgoi paqe dhe mëshirë për botët mbarë!

Pozita e prindërve në fe dallon nga pozita e njerëzve tjerë. Trajtimi që kërkohet për prindërit është ndryshe nga trajtimi i njerëzve tjerë. Prindërit dhe respektimi i tyre gëzojnë një pozitë të lartë, pozitë e cila në fe ka ardhur paralel me adhurimin për Zotin. Respektimi për prindërit dhe adhurimi për All-llahun janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe, siç do të shpjegojmë më vonë, njëra nuk pranohet pa tjetrën. Kjo ka bërë që respektimi për prindërit të jetë, krahas tjerash, edhe një pasqyrë ku reflekton madhështia e Islamit dhe etikës së tij. Si të këtillë, dijetarët muslimanë me kohë e kanë futur në kuadër të mjeteve me të cilat kanë thirrur dhe thërrasin në fe. Kjo sepse morali dhe etika jetësojnë teoritë në praktikë dhe lehtësojnë pranimin e tyre nga ana e njerëzve.

Megjithëkëtë, një grup besimtarësh të paformuar, me veprimet dhe sjelljet e tyre arrogante ndaj prindërve, kanë filluar ta zbehin këtë etikë dhe moral të lartë islam. E keqja është se ata po e bëjnë këtë në emër të fesë, ndryshe arrogantë ndaj prindërve ka patur gjithmonë. Kjo më ka shtyrë që t’i qasem kësaj teme,[1] për të vërtetuar me tekste fetare dhe fakte e dëshmi nga gjeneratat e para se sa të gabuara janë këto sjellje dhe se ato në asnjë rrethanë nuk përfaqësojnë Islamin dhe etikën e tij.

Këto tekste, fakte dhe dëshmi i kam shtjelluar brenda tre pjesëve të këtij punimi:

1)      Në pjesën e parë i jam referuar ajeteve kur’anore, duke hulumtuar për domethëniet e tyre në libra bazë me qëllim që të dëshmoj se koncepti bazë dhe i praktikuar ndër gjenerata tek muslimanët është ai për respektimin e prindërve. Kam shpjeguar rregullat dhe etikën me prindërit besimtarë dhe jobesimtarë.

2)      Në pjesën e dytë i jam referuar haditheve, të cilat kanë zbërthyer kuptime të ajeteve dhe kanë ofruar modelin e kërkuar të zbatimit të tyre.

3)      Ndërsa në pjesën e tretë i jam referuar historisë, gjegjësisht kohës së gjeneratave të para, për t dëshmuar edhe me praktikën e tyre se është respektimi i prindërve ai që përkon me Islamin dhe assesi arroganca.

4)      Në fund fare, kam bërë një përmbledhje të rezultateve, që mendoj se janë edhe porositë dhe këshillat e këtij punimi.

All-llahun e lus që për çdo të qëlluar e të saktë të më shpërblejë ndërsa për gabimet dhe lëshimet të më fali!

 

1. KUR'ANI PËR RESPEKTIMIN E PRINDËRVE

1.1. Porosia hyjnore për mirësjellje me prindërit

Në Kur’an gjejmë disa citatet të cilat na obligojnë të jemi të sjellshëm me prindërit tanë. Kështu, në kaptinën En-Nisa, ajeti 36, All-llahu na urdhëron:

وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit,...” [En-Nisa: 36][2]

Në kaptinën El-En’amë, ajeti 151, All-llahu na urdhëron:

وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

“(Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu:...) që të silleni mirë me prindërit;...” [El-En’amë: 151]

Po kështu edhe në kaptinat Llukman, 14;[3] El-Isra, 23;[4] El-Ahkaf, 15,[5] etj.

Çfarë nënkupton mirësjellja me prindërit?

Nëse i kthehemi komentimit të ajeteve të cituara sipër, do të gjejmë domethënie madhështore të respektimit të prindërve.

1)      Xhessasi, fillimisht, shpjegon se bëhet fjalë për mirësjellje të obliguar nga All-llahu.[6] Në këtë aludon edhe Fahruddin Rrazi.[7]

2)      Hasan Basriu mendon se bamirësia ndaj prindërve nënkupton të shpenzosh për ta atë që e posedon dhe të përfillësh urdhrat e tyre për aq kohë sa urdhrat nuk paraqesin mëkat ndaj All-llahut.[8]

3)      Imam Kurtubiu, në komentim të këtij ajeti, respektivisht mirësjelljes me prindërit, shpjegon imazhe më të shumta të formave se si manifestohet në praktikë. Thotë se mirësjellja nënkupton ‘bamirësinë ndaj tyre, ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, përfilljen e urdhrave të tyre, lirimin nga robëria (nëse janë në të), dhe heqjen dorë nga pushteti ndaj tyre.’[9]

4)      Begaviu shpjegon se krahas bamirësisë hyn edhe dhembshuria dhe ana emocionale.[10] Ngjashëm kanë shpjeguar edhe Imamët Xhelaluddin Mehal-liu dhe Xhelaluddin Sujuti.[11]

5)      AbduRrahman bin Nasir Es-Sa’di në shpjegimin e tij përmbledh të drejta morale dhe materiale. Thotë: ‘Silluni mirë ndaj prindërve me fjalë të mira, me ligjërim të butë, me vepër të bukur duke përfillur urdhrat e tyre dhe shmangur ndalesave të tyre, duke shpenzuar për ta, duke respektuara ata që kanë lidhje me ta, qoftë nga lidhja e drejtpërdrejtë (farefisi), qoftë nga lidhja jo e drejtpërdrejt (miqësia e shoqëria).’[12]

Siç mund të shihet, respektimi i prindërve nuk përkufizohet në një fushë ose aspekt obligimesh. Fajruzabadi mendon se mirësjellja me prindërit nënkupton pafundësi në respektim të tyre.[13]

Pra, të mos kufizohesh vetëm në një ose dy forma, porse ta shndërrosh respektimin e tyre në art, në jetë, në gjithçka të bukur. Në Kur’an, duke na u ofruar limite dhe kufij që nuk guxojmë t’i shkelim kur është në pyetje respektimi i prindërve, na ofrohen në fakt hapësira gjigante dhe mundësi të rralla të jetësimit të shembujve më të lartë dhe më brilant të respektimit të tyre. Ja çfarë më konkretisht dua të them: Thotë All-llahu:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا * وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. 24. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”.” [El-Isra: 23-24]

Në ajet limit që nuk guxon të shkelet është thënia: ‘of’,[14] që nënkupton se çdo gjë më e madhe se kjo thënie është mëkat. Hasani, i biri i Aliut [radijAll-llahu anhuma] transmetohet të ketë thënë: Po të kishte diç nga kundërshtimi i prindërve që është dhe më i vogël se thënia ‘uh’, All-llahu do ta ndalonte.[15]

Tash, paramendo se çfarë shembujsh përrallor mund të ketë në shoqëri nëse ka rregulla dhe etikë sikur kjo që prindërve as ‘uh’ nuk lejohet t’iu thuhet e lëre më t’i thyhet fjala apo, All-llahu mos e dhëntë, të sillet keq me ta e të maltretohen fizikisht e psikikisht. 

Së këndejmi, mund të themi se respektimi i prindërve përfshin atë që është shpirtërore, emocionale, etike dhe materiale. Shpirtërore, sepse është punë besimi respektimi i tyre; emocionale, sepse duhet patur kujdes që të mos lëndohen emocionalisht, siç do të shpjegojmë më poshtë; etike, sepse duhet përzgjedhur fjalë se si flet dhe si iu drejtohesh atyre; materiale, sepse duhet shpenzuar për prindërit.

1.2. Respektimi për prindërit në pozitë me adhurimin për All-llahun

Një tjetër imazh i respektimit ose pozitës së prindërve në Islam është edhe krahasimi që tërhiqet ndërmjet kësaj pozite dhe adhurimit për All-llahun, si p.sh. në ajetin:

وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit,...” [En-Nisa: 36]

Ibni Kethiri në komentim të këtij ajeti (dhe të ajetit 151 nga kaptina El-En’amë) thotë se jo rrallë All-llahu i Madhëruar sjell paralel adhurimin për Të me respektimin për prindërit, si fjala vjen në ajetet:

أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ

“...Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!...” [Llukman: 14]

وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit....” [El-Isra: 23][16]

Ibni Abbasi [radijAll-llahu anhuma], duke iu referuar ajetit të 14-të nga kaptina Lukman, thotë se kush falënderon All-llahun ndërsa nuk falënderon prindërit, nuk i pranohet, sepse këto gjëra janë të lidhura ndërmjet vete. Kjo ngase në Kur’an, në tre kaptina, kanë ardhur paralel tre palë gjërash, që nuk pranohen nëse ndahen nga njëra tjetra:

-          respektimi i All-llahut dhe respektimi i të Dërguarit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] (Et-Tegabun: 12),

-          falja e namazit dhe dhënia e zekatit (El-Bekare: 43) dhe

-          kjo për falënderimin e All-llahut dhe falënderimin e prindërve (Lukman: 14).[17]

Si ta kuptojmë këtë?

Respektimi i prindërve është, siç po shohim, urdhër i All-llahut, dhe nëse nuk respektohet fjala ose urdhri i All-llahut, atëherë as All-llahu nuk është respektuar. Nuk ka formalitet me All-llahun. Këtë e kuptojmë edhe më mirë nëse i referohemi një ajeti ku çështja na shpjegohet si parim e jo si rast. Në kaptinën En-Nisa, ajeti 80, All-llahu thotë:

مَّن يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّـهَ

Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut....”

Pra, t’i bindesh të Dërguarit që proklamon fjalën e All-llahut, është, në fakt, bindje ndaj All-llahut. Këtë na e shpjegon edhe Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin e tij: “Kush më respekton mua, e ka respektuar All-llahun, dhe kush më kundërshton mua, e ka kundërshtuar All-llahun!...[18]

 

1.3. Motive të respektimit

1)       

Përfillja e urdhrit të Zotit

Për besimtarin para çdo gjëje tjetër është çuarja në vend e një urdhri hyjnor. All-llahu ka urdhëruar respektimin e prindërve, kështu që për të mjafton dhe ky urdhër për t’i respektuar ata.

2)       

Prindërit janë shkaku i ekzistimit tonë

Ibni Kethiri, në komentim të ajetit 36 nga kaptina En-Nisa, ajet që e cituam sipër, thotë se prindërit duhet respektuar ngase se ata janë shkak i ardhjes sate në këtë botë. Ngjashëm thotë edhe Fahruddin Rrazi.[19]

3)       

Mirësjellja e tyre me ne na obligon që të jemi të mirësjellshëm me ta

Këtë e mësuam nga ajetet 23 dhe 24 nga kaptina El-Isra. Megjithatë, në Kur’an, na sillen ndërmend edhe imazhe tjera nga sakrifica e prindërve për ne, veçmas nënës. Thotë All-llahu:

وَوَصَّيْنَا الإِنسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا وَحَمْلُهُ وَفِصَالُهُ ثَلاثُونَ شَهْرًا

Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj...” [El-Ahkaf: 15]

4)       

Si motive tjera të fuqishme do të veçonim:

A.    Urdhrin e All-llahut drejtuar njerëzimit mbarë

Respektimi dhe mirësjellja me prindërit është urdhër që All-llahu ia shpalli njerëzimit në vazhdimësi. Thotë All-llahu:

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا اللَّهَ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit,...” [El-Bekare: 83]

Këto ligje janë baza të fesë që nuk ndryshojnë kurrë dhe të cilat All-llahu ia ngarkoi çdo populli.[20]

B.     Shëmbëlltyrat e profetëve [alejhimusselam]

Profetët janë njerëzit më të zgjedhur të All-llahut. Ata përfaqësojnë më së miri vlerat dhe virtytet. Kur’ani na sjell disa shembuj nga jeta dhe veprimtaria e profetëve. Ja disa shembuj:

 

a.        

Nuhu [alejhisselam], i cili lutej për prindërit:

رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ

O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time!...” [Nuh: 28]

 

b.       

Ibrahimi [alejhisselam] me prindin e tij, i cili jo vetëm që nuk besonte, por insistonte në të keqen dhe e mbronte atë. Megjithëqë Ibrahimi [alejhisselam] nuk pajtoi kurrë me qëndrimet e tij, prapë ishte i sjellshëm me të. Ajetet në vijim na sjellin imazhe nga morali i lartë i Ibrahimit [alejhisselam] me të atij pabesimtar:

وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِبْرَاهِيمَ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا ﴿٤١﴾ إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنكَ شَيْئًا ﴿٤٢﴾ يَا أَبَتِ إِنِّي قَدْ جَاءَنِي مِنَ الْعِلْمِ مَا لَمْ يَأْتِكَ فَاتَّبِعْنِي أَهْدِكَ صِرَاطًا سَوِيًّا ﴿٤٣﴾ يَا أَبَتِ لَا تَعْبُدِ الشَّيْطَانَ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلرَّحْمَـٰنِ عَصِيًّا ﴿٤٤﴾ يَا أَبَتِ إِنِّي أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٌ مِّنَ الرَّحْمَـٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيْطَانِ وَلِيًّا ﴿٤٥﴾ قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنْ آلِهَتِي يَا إِبْرَاهِيمُ لَئِن لَّمْ تَنتَهِ لَأَرْجُمَنَّكَ وَاهْجُرْنِي مَلِيًّا ﴿٤٦﴾ قَالَ سَلَامٌ عَلَيْكَ  سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّي إِنَّهُ كَانَ بِي حَفِيًّا

Trego në Libër për Ibrahimin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet. 42. Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi? 43. O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë, çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë! 44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit. 45. O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”! 46. Ai u përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhësh poshtë zotat e mi?! Nëse nuk heq dorë, unë do të të mbys me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë”! 47. Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua.” [ Merjem: 41-47]

Në një kaptinë tjetër, kaptinën Ibrahim, përmendet lutja që në fakt është ligjësuar si lutje e përgjithshme deri në mbarim të botës:

رَبَّنَا اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ الحِسَاب

O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!” [Ibrahim: 41]

 

c.        

Ismaili [alejhisselam] e respektoi të atin aq shumë saqë pranoi dhe të therej për kurban:

يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِينَ

“...O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” [Es-Saffat: 102]

 

d.       

Sulejmani [alejhisselam]

رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ

“...O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi...” [En-Neml: 19]

 

e.        

Jahja [alejhisselam] ishte i mirësjellshëm me të dy prindërit e tij:

وَبَرًّا بِوَالِدَيْهِ وَلَمْ يَكُن جَبَّارًا عَصِيًّا

Dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.” [Merjem: 14]

 

f.        

Isai [alejhisselam] ishte i sjellshëm me nënën e tij, Merjemen.

وَبَرًّا بِوَالِدَتِي وَلَمْ يَجْعَلْنِي جَبَّارًا شَقِيًّا

Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” [Merjem: 32]

 

1.4. Respektimi i prindërve, pavarësisht fesë së tyre, dhe pika ku nuk respektohen prindërit

Respekti për prindërit lidhet, në radhë të parë, me lidhjen biologjike. Kjo nënkupton se respekti për prindërit nuk bie as atëherë kur ata nuk janë fare besimtarë/muslimanë. Limit është vetëm ajo që parasheh respekti. Më qartë, nëse prindërit na urdhërojnë për gjëra që feja na i ndalon, atëherë nuk i respektojmë në përfilljen e urdhrit në fjalë, ndërsa respekti vazhdon. Thotë All-llahu:

وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حُسْنًا وَإِنْ جَاهَدَاكَ لِتُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet dhe: “Nëse ata të nxisin ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata.” Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmëroj për gjithçka që keni bërë.” [El-Ankebut: 8]

وَإِنْ جَاهَدَاكَ عَلَى أَنْ تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا وَاتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَيَّ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” [Llukman: 15]

Në këto dy ajete flitet për respektimin e prindërve jomyslimanë. All-llahu urdhëron të kemi respekt për prindërit, të sillemi butë me ta, t’i nderojmë dhe ta çojmë në vend fjalën e tyre, por me kusht që urdhri apo fjala e tyre të mos jetë diç që feja e ndalon, siç përmendet p.sh. idhujtaria në ajet.

Pra, nëse prindërit të urdhërojnë në këtë gjë, madje edhe nëse insistojnë,[21] mos i respekto vetëm në këtë, ndryshe, vazhdo të sillesh mirë me ta duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut. Ky ajet, siç përmend Ibn Kethiri,[22] ka zbritur për nënën e Sa’dit, e cila dëshironte që i biri të mos bëhej mysliman. Madje, e kishte kërcënuar se nëse nuk e braktiste fenë e re, ajo nuk do të hante derisa të vdiste, duke dashur që kështu ta godiste turpi Sa’din. Ky i fundit, me gjithë respektin e madh që kishte për nënën, kishte vazhduar të qëndronte në fenë e tij. Si konfirmim për qëndrim të duhur dhe të pranuar, All-llahu kishte shpallur këtë ajet.

Pra, prindërit nëse na urdhërojnë që të bëjmë mëkat, nuk respektohen, por respektimi ka të bëjë vetëm me mos çuarjen në vend të urdhrit të ndaluar, ndryshe, pas kësaj respekti për gjërat tjera vazhdon. Madje, edhe mos çuarja në vend e urdhrit të ndaluar nuk duhet të manifestohet me sjellje të keqe. Rast konkret të kësaj do të shohim në hadithe, në pjesën që vijon.

 

2. SUNNETI PËR RESPEKTIMIN E PRINDËRVE

 

2.1. Respektimi i prindërve, pozita dhe mirësitë

 

1)      Kënaqësia e All-llahut në kënaqësinë e prindërve

I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindit (babait) dhe hidhërimi i Zotit është në hidhërimin e prindit.”[23]

Ky hadith, ndonëse tekstualisht përmend babanë, ai përfshinë dhe nënën, madje edhe më parë se vet babanë.[24]

Ky hadith sjell atë paralelen që e mësuam nga Ibni Abbasi [radijAll-llahu anhuma], se falënderimi ndaj Zotit nuk vlen nëse nuk falënderon edhe prindin. Munaviu dhe Mubarefkfuri e thonë tekstualisht se ky hadith na tregon se kush e respekton prindin, ai e ka respektuar All-llahun dhe kush e kundërshton atë, ai e ka kundërshtuar All-llahun.[25]

 

2)      Mirësjellja e prindërve nuk kompensohet me asgjë

Prindërit kanë pozitë shumë të lartë. Njeriu, pavarësisht angazhimit në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të prindërve, asnjëherë nuk mund ta kompensojë atë që prindërit kanë bërë për të. Ibn Umeri [radijAll-llahu anhuma] kishte parë një jemenas që bartte nënën e tij në shpinë gjatë tavafit. Njeriu iu drejtua Ibni Umerit:

O biri i Umerit, a mendon se kam kompensuar mundin e nënës sime?

Ibn Umeri iu përgjigj: Jo, madje as edhe një dhimbje të vetme gjatë kohës kur të lindi ty.[26]

Në fakt, dijetarët, referuar një hadithi autentik, kanë thënë se ka raste kur njeriu kompenson mundin e prindit. Kjo bëhet kur fëmija i dhuron lirinë prindit. Liria konsiderohet mirësi dhe dhunti e madhe e All-llahut dhe gjëja më  mirë që dikush mund t’i jep dikujt.[27] Fjala është për hadithin e Ebu Hurejres: “Fëmija nuk mund ta kompensojë prindin me përjashtim nëse e gjen të robëruar, e blen dhe e liron atë.”[28]

 

3)      Respektimi i prindërve prej veprave më të mira

Ibn Mes’udi [radijAll-llahu anhu] transmeton:

 “E kam pyetur Profetin:

Cila vepër është më e dashur tek All-llahu?

Tha: Namazi në kohën e vet.

Pastaj cila?- pyeta.

Tha: Mirësjellja me prindërit.

Pastaj cila?

Tha: Xhihadi në Rrugën e All-llahut.”[29]

Respektimi i prindërve është krahasuar me vepra që kanë shpërblim të madh, si xhihadi, madje edhe më prioritare, veçmas nëse bëhet fjalë për xhihad vullnetar. Një njeri, siç shënojnë Buhariu dhe Muslimi, kishte ardhur tek i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për të kërkuar leje për xhihad.

I Dërguari i All-llahut e kishte pyetur: A i ke prindërit gjallë?

Po- ia kishte kthyer.

Kthehu dhe bëje xhihadi duke respektuar ata!- e kishte porositur i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem].

Ibn Bettali në koment të hadithit përmend të kenë thënë Umeri dhe Uthmani [radijAll-llahu anhuma] se nëse njeriu merr rrugën e Xhihadit vullnetar ndërsa prindërit kërkojnë prej tij të mos shkojë, atëherë duhet të mos shkojë.[30]

Hasan Basriu shko dhe më tutje dhe konsideron se edhe po t’i jepte nëna leje që të shkon në xhihad ndërsa ai e vëren se ajo ka dëshirë që ai të qëndrojë pranë saj, nuk shkon.[31]

 

4)      Jeta e lumtur dhe e gjatë

Respektimi i prindërve është vepër e cila të dhuron lumturi dhe jetëgjatësi. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Asgjë nuk e largon caktimin e Zotit përveç duasë, sikur që nuk e zgjat jetën asgjë tjetër përveç mirësjelljes.”[32]

Për shtimin e jetës disa dijetarë kanë thënë se për qëllim është shtim konkret, pra zgjatja e viteve të jetës, derisa të tjerë mendojnë se për qëllim është begatia dhe mirësitë në jetë.[33]

 

5)      Largim të pikëllimit dhe rrugëdalje nga problemet

Kushdo që ka lexuar hadithin e tre vetave që nata i zuri në rrugë dhe u strehuan në shpellë për ta bërë gjumin,[34] e kupton se sa e rëndësishme është mirësjellja me prindërit. Ata ngelën të ngujuar në shpellë dhe vendosën që ta lusnin All-llahun me veprat e mira që kanë bërë. Të tre përzgjodhën nga një vepër. Njëri përzgjodhi mirësjelljen me prindër. Lutjet u pranuan, duke dëshmuar indirekt se edhe ato vepra ishin pranuar dhe se ishin vepra me shpërblim.

 

6)      Hyrja në Xhennet

Imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh shënojnë se Muavije Sulemiu kishte kërkuar leje nga i Dërguari i All-llahut për të marrë pjesë në xhihad me të. Ai e urdhëroi që të kthehej tek nëna dhe të sillej mirë me të. Meqë insistonte, ai [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:“Mjerë për ty, mos iu ndaj këmbës së saj sepse aty është Xhenneti!”[35]

Sehaviu ka thënë se modestia me nënat është shkak për të hyrë në Xhennet ndërsa Sindi thotë se në hadith Xhenneti, në mënyrë figurative, ka ardhur sikur diç që është në pronësi të nënës, e cila qëndron e ulur mbi të. Ti nuk mund të marrësh asgjë prej saj pa pëlqimin e saj.[36]

2.3. Imazhe të respektimit

 

1)      Të folurit me fjalë të mira e të buta

Ibn Umeri i kishte thënë Tajsale bin Mejjasit: ...A ke frikë Xhehennemin dhe a ke dëshirë të hysh në Xhennet?

Po- ia kishte kthyer.

Po prindërit i ke gjallë?- e pyeti.

E kam vetëm nënën- ia ktheu.

Tha Ibn Umeri: Pasha All-llahun, nëse i drejtohesh me fjalë të buta dhe e ushqen do të hysh në Xhennet përderisa nuk ke bërë mëkate të mëdha.[37]

 

2)      Dhënia përparësi nënës në respekt

Respekti i nënës vihet para respektit për babanë, edhe pse kjo në asnjë rrethanë nuk interpretohet si mungesë respekti për këtë të fundit. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejre i shënuar nga Buhariu e Muslimi:

Erdhi një njeri tek i Dërguari iAll-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: O i Dërguari i All-llahut: Kush nga njerëzit meriton më së shumti shoqërimin tim të mirë?

Tha: Nëna.

Pastaj kush?- pyeti njeri.

Tha: Nëna.

Pastaj kush?- pyeti.

Tha: Nëna.

Pastaj kush?- pyeti.

Tha: Babai.

Arsyeja, siç shpjegon Imam Neveviu, se përse i është dhënë përparësi nënës qëndron në lodhjet e saj në bartjen, lindjen dhe përkujdesjen për të.[38]

 

3)      Tua kthesh gëzimin siç ua ke shkaktuar mërzinë

Nëse njeriu i shkakton një mërzi prindërve, atëherë duhet të bëjë diç që tua largojë atë dhe tua kthejë gëzimin. Ebu Davudi, Ibn Maxheh dhe Nesaiu transmetojnë se një njeri kishte ardhur për tu besatuar për hixhretin ndërsa i kishte lënë prindërit duke qarë. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Kthehu tek ata dhe kthejua buzëqeshjen ashtu sikur që i bëre të qajnë.”[39]

Në hadith flitet për xhihadin vullnetar[40] ose për hixhretin jo të obliguar,[41] vepra këto që nuk janë të këqija, por, megjithatë, hidhërimi i prindërve, duke i lënë vetëm, është konsideruar më mëkat se sa mospjesëmarrja në to. Tani, paramendo se si do të trajtohej vepra që parimisht ose në thelb është e keqe në raport me prindërit?

 

4)      Shpenzimi për ta

Në shpjegim të hadithit “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd[42], dijetarë myslimanë kanë përmendur se fëmija jo vetëm që është i obliguar të furnizojë prindërit në rast se ata qëndrojnë keq materialisht porse prindit i lejohet që, nëse fëmija refuzon ndërsa ai ka nevojë, të merr nga pasuria e tij pa lejen paraprake të fëmijës.[43]

 

5)      Durimi në respektimin e tyre

Në Sunnet gjejmë porosi që në raport me prindërit të durojmë, qoftë edhe nëse dëmtohemi fizikisht e materialisht. Imam Ahmedi transmeton porosinë që i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte dhënë Muadh bin Xhebelit [radijAll-llahu anhu], në të cilën, përveç tjerash, i kishte thënë:  “...dhe mos i kundërshto prindërit, edhe nëse të rudëzojnë ta braktisësh familjen dhe pasurinë tënde...”[44]

Siç shpjegojnë dijetarët, hadithi ka ardhur në formë metaforike, duke dashur të na bëjë me dije se prindërit, edhe nëse të urdhërojnë për diç shumë me rëndësi dhe që ka vlerë e peshë tek ti, atëherë jepe për ata dhe respektoji.[45]

 

6)      Respektimi i tyre pas vdekjes

Respektimi për prindërit nuk ndalet me vdekjen e tyre. Ai vazhdon edhe pas vdekjes, dhe këtë në format në vijim:

-          Lutja dhe kërkimfalja për ta.

Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “Pas vdekjes të vdekurit ndodhë t’i rriten gradat. Pyet: O Zoti im, prej nga kjo? I thuhet: Fëmija yt ka kërkuar falje për ty.”[46]

-          Dhënia lëmoshë për shpirtin e tyre

Të Dërguarin e All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e pyeti një njeri nëse pranohej si vepër e mirë dhënia e lëmoshës për nënën e tij të vdekur, edhe pse ajo nuk kishte porositur? Ai i tha: Po.[47]

-          Respektimi i miqve dhe dashamirëve të tyre që janë gjallë

Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “Bamirësia më e madhe është që fëmija të mbajë lidhjet me dashamirët e babait të tij.”[48]

Këtu hyn edhe nëna, respektivisht të afërmit e saj, me theks të veçantë tezja.[49]

2.3. Trajtimi i prindërve jobesimtarë

 

1)      Nuk lejohet imponimi i fesë

Nuk i lejohet një myslimani që t’ia imponojë fenë prindërve të tij. Ajo që duhet të bëjë është që të lutet për udhëzimin e tyre. Dëshminë më të qartë e kemi nga Ebu Hurejre [radijAll-llahu anhu], i cili shkoi tek i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] t’i ankohej për nënën e tij se megjithëqë ai dëshironte ta pranonte Islamin, ajo refuzonte.

Ai i tha: “Lute All-llahun për të!”

Ebu Hurejre u lut dhe nëna e tij, siç vazhdon hadithi, e pranoi Islamin.[50]

 

2)      Mbajtja e lidhjeve në bazë të asaj që përcakton afërsia familjare

Bazë për mbajtjen e lidhjeve me prindërit është aspekti biologjik. Edhe nga Kur’ani mësuam se prindërit duhen respektuar, edhe nëse nuk janë të së njëjtës fe me ne. Këtë e kuptojmë më mirë edhe nga thirrja e parë publike e të dërguarit të All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Siç transmeton Ebu Hurejre, kur All-llahu shpalli ajetin:

﴿وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ

Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm!” [Esh-Shuara: 214],

Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] u ngrit dhe thirri:

O bijtë e Ka’b bin Luejit! Shpëtojeni veten nga zjarri!

O bijtë e Abd Menafit! Shpëtojeni veten nga zjarri!

O bijtë e Hashimit! Shpëtojeni veten nga zjarri!

O bijtë e Abdul Muttalibit! Shpëtojeni veten nga zjarri!

Oj Fatime, e bija e Muhammedit! Shpëtoje veten nga zjarri sepse unë nuk mund të bëj asgjë për ty tek All-llahu, me përjashtim që ne kemi lidhje familjare, të cilën (në këtë botë) do ta mbajë.”[51]

Mirkatu-l-mefatih shpjegohet se lidhja që do të vazhdojë është lidhja në bazë të afërsisë me gjërat që parasheh kjo afërsi, si: bamirësia, largimi i padrejtësisë, dhunës, etj.[52]

Nëse kjo ka të bëjë me të afërmit, në përgjithësi, atëherë prindërit, që janë shkaktarët biologjikë të ardhjes së njeriut në këtë botë, meritojnë më shumë se të tjerët respekt dhe mirësjellje. Këtë do ta dokumentojmë edhe me rastin në vijim:

 

3)      Mirësjellja

Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka porositur që të respektohen prindërit, pavarësisht se çfarë feje kanë.  Një rast konkret e kemi me Esmën, e cila rrëfen të ketë kërkuar leje nga Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për nënën e saj, e cila, ndonëse ishte ende jomyslimane, kishte shfaqur dëshirë të ishte në lidhje me vajzën e saj, pra Esmën. Ai i kishte thënë: “Po, mbaji lidhjet me nënën tënde![53]

 

4)      Përkujtimi edhe pas vdekjes

Nëse prindërit vdesin si jobesimtarë, atëherë myslimanit nuk i takon të kërkojë falje për ta, për shkak se lutja është e padobishme. Është rregull i Zotit që:

-          Ata që vdesin si jobesimtarë, nuk hyjnë në Xhennet,[54] dhe

-          Ndalohet kërkimfalja për ata që kanë vdekur si jobesimtarë, pavarësisht se kush janë. Muslimi transmeton se me një rast, i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] kishte vizituar varrin e nënës së tij, ku edhe kishte qarë. Kishte thënë: “Kërkova leje të kërkoj falje për nënën, por nuk mu dha. Kërkova leje ta vizitoj varrin e saj, e mu dha leja.”[55]

Pra, lejohet që të përkujtohen prindërit, raportet me ta, por nuk lejohet të kërkohet falje për ta, sepse pas vdekjes së jobesimtarëve, lutjet më nuk iu bëjnë dobi. 

2.4. Mos dëgjueshmëria ndaj prindërve, manifestimi dhe pesha e mëkatit

 

1)      Mëkat prej mëkateve më të mëdha

Kundërshtimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Ebu Bekrete [radijAll-llahu anhu] transmeton:

Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], kur tha: A t’iu rrëfej për mëkatet më të mëdha?- dhe e përsëriti tre herë.

Thamë: Po, gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!

Tha: T’i përshkruash shok All-llahut, t’i kundërshtosh prindërit dhe të shpifësh...”[56]

Imam Neveviu në shpjegim të këtij hadithi thotë të jenë pajtuar dijetarët rreth urdhrit për mirësjelljen me prindërit dhe asaj se kundërshtimi i tyre është prej mëkateve të mëdha.[57]

 

2)      Mallkimi i prindërve mëkat i madh

Si imazh i manifestimit të kundërshtimit të prindërve është edhe përdorimi i fjalorit të pistë në raport me ta. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “...All-llahu e ka mallkuar atë që mallkon prindërit e tij!...” [58]

 

3)      Sharja e prindërve

Mëkat i madh është dhe sharja e prindërve apo bërja shkaktar për sharjen e tyre. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:  “Sharja e prindërve është prej mëkateve të mëdha.

E si i shanë njeriu prindërit?- e pyetën.

Tha: Ia shanë dikujt, e i shajnë babanë dhe nënën.”[59]

 

4)      Mëkat me dënim të përshpejtuar

Kundërshtimi i prindërve është prej mëkateve që kanë dënim të përshpejtuar. Ebu Bekrete [radijAll-llahu anhu] transmeton se i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk ka mëkate që meritojnë t’iu përshpejtohet dënimi në këtë botë, krahas dënimit që iu ruhet për botën tjetër, sikur padrejtësia dhe shkëputja e lidhjeve familjare.”[60]

 

5)      Privimi nga mëshira e All-llahut

Kundërshtari i prindërve në Ditën e Llogarisë do të ngelë i privuar nga mëshira e All-llahut. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t’i shikojë tre veta në Ditën e Llogarisë: kundërshtarin e prindërve, gruan që imiton meshkujt dhe dejjuthin (atë që pranon të keqen në shtëpi)...”[61]

2.5. Kufiri i respektit për prindërit

 

1)      Nuk ka respekt në mëkat

Ashtu sikur në Kur’an, edhe në Sunnet është përshkruar kufiri ku mbaron respekti për prindërit. Ky kufi ka të bëjë me ndalesat e All-llahut. Nëse prindërit e urdhërojnë fëmijën për diç të gabuar, atëherë nuk është mëkat për këtë të fundit që të mos e çojë në vend fjalën e tyre, ngase: “Nuk ka respekt për krijesën nëse të urdhëron t’i bësh mëkat Krijuesit.”[62]

Nëse prindërit të urdhërojë t’i bësh mëkat All-llahut, atëherë, referuar këtij hadithi, nuk respektohet fjala e tyre.[63]

 

3. SHEMBUJ NGA GJENERATAT E PARA TË RESPEKTIMIT TË PRINDËRVE

3.1. Koncepti i të parëve për respektimin e prindërve

 

1)      Natyrshmëri edhe hiç po të mos urdhëronte feja

Tek gjeneratat e para respektimi për prindërit ishte diç që, para së gjithash, e përcakton natyra e pastër njerëzore, sikur që konsideron për shthurje nga kjo natyrshmëri kundërshtimi dhe arrogancën ndaj tyre. Ebu Lejth Samarkandi ka thënë: ‘Edhe po të mos e përmendte All-llahu në Kur’an ndalesën e kundërshtimit të prindërve dhe të mos na porosiste fare për mirësjellje me ta, vetvetiu, nga logjika, do të kuptohej se shërbimi ndaj tyre është obligim.’[64]

 

1)      Vepër që shlyen edhe mëkatet e mëdha

Ibn Abbasi [radijAll-llahu anhuma] thoshte se nuk ka vepër që djegë mëkatet më shumë se sa mirësjellja me prindërit. Një njeri i kishte ardhur dhe i kishte thënë se ka bërë mëkat të madh. Ibni Abbasi i kishte thënë ta respektonte nënën. Pasi që i kishte vdekur nëna, Ibni Abbasi i tha të pendohej.

Atau thotë: E pyeta Ibni Abbasin se përse ia përmendi nënën dhe respektimin e saj ndërsa në pyetje ishte një mëkat i madh?

Tha: ‘Unë nuk di ndonjë vepër që të afron tek All-llahu më shumë se mirësjellja me prindërit.’[65]

 

2)      Vepër për jetë të lumtur

Tek të parët tanë respektimi për prindërit ishte vepër që e konsideronin edhe mjet të arritjes së lumturisë, sikur që braktisjen e respektit e shihnin si simptomë të jetës së vështirës, depresionit, ngushtimit të shpirtit. Është transmetuar se njëri nga Sahabet ka thënë: ‘Fëmijës do t’i bëhet jeta e vështirë nëse e braktis lutjen për dy prindërit e tij.[66]

 

3)      Durimi

Duke qenë se të parët e shihnin respektimin e prindërve si vepër të madhe dhe me shpërblim të madh, atëherë ata tregoheshin të vëmendshëm dhe shumë durimtar që ta jetësonin me format më të mira të mundshme. Thoshte Ibni Abbasi: ‘Me prindërit bëhu sikur robi fajtor dhe i përulur para zotërisë së tij të ashpër dhe të vrazhdë.’[67]

 

4)      Përkushtimi maksimal për të mos lënduar ndjenjat e tyre

Të parët ishin të kujdesshëm që të mos bënin as edhe veprimin më të vogël që do të mund të shqetësonte prindërit ose të lëndonte ndjenjat e tyre. Ibni Abbasi thoshte në koment të ajetit:  “...dhe, që të silleni mirë me prindërit...” [El-Isra: 23-24]: ‘Mos e shkund rrobën që të pluhurosen ata.’[68]

Ata nuk bënin ndonjë veprim që prindi do të ndihej i prekur ose i nënvlerësuar. Ebu Hurejre, siç qëndron në Edebu-l-mufred,[69] i kishte parë dy veta duke ecur.

Çfarë jeni ndërmjet vete?- i pyeti.

Baba e bir- ia kthyen.

Ebu Hurejre iu drejtua të birit: Mos e thirr babanë në emër, mos ec para tij dhe mos u ul para tij.

 

5)      Favorizonin respektin për prindërit ndaj adhurimeve vullnetare

Duke qenë se respektimi për prindërit është obligim, siç cituam Imam Neveviun,[70] atëherë të parët ishin kureshtar që këtij obligimi t’i jepnin përparësi ndaj punëve tjera, veçmas nëse ato ishin vullnetare madje edhe nëse bëhej fjalë për adhurime. Imam Ahmedi citon Muhammed bin Munkedirin të ketë thënë: Vëllai im e kaloi natën duke falë namaz ndërsa unë e kalova duke prekur këmbën e nënës (e relaksoja). Po të më kërkonte t’ia ndërroja natën, nuk do ta bëja.[71]

 

6)      Derë Xhenneti

Të parët prindin e konsideron si urë që të çon në Xhennet. Apo, më konkretisht, e konsideronin derë nëpërmjet të cilës hyhet në Xhennet. Kur Ijas bin Muaviut i vdiq nëna, qau.

Përse qanë?- e pyetën.

Tha: I kam pasur dy dyer të Xhennetit të hapura, njëra tash (që më vdiq nëna) mu mbyll.[72]

3.2. Shembuj nga të parët për respektimin e prindërve

 

1)      Dy burrat më respektues të prindërve nga kyummet

Shembuj nga të gjeneratat e para për respektimin e prindërve ka shumë. Do të doja të veçojmë vetëm disa sa për ilustrim. Aisheja [radijAll-llahu anha] flet për dy burra të mëdhenj të këtij ummeti, të cilët i klasifikon si njerëzit më respektues për prindërit në radhët e këtij ummeti. Fjala është për Uthmanin dhe Harithe bin Nu’manin [radijAll-llahu anhuma]. Thotë Aisheja: ‘Kanë qenë dy burra nga radhët e shokëve të Dërguarit të All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] që kanë qenë më respektuesit për nënat e tyre nga ky ummet. Ata janë Uthman bin Affani dhe Harithe bin Nu’mani. Uthmani thoshte: Që kur kam pranuar Islamin, nuk kam mundur ta shikoj nënën në sy (nga respekti dhe turpi). Ndërsa Harithe ia çmorriste kokën nënës dhe e ushqente me dorën e tij. Po e urdhëroi diçka, kurrë nuk e pyeste se çfarë i kishte thënë, edhe nëse nuk e kishte kuptuar ose kapur atë që kishte thënë. Kur dilte ajo, e pyeste dike që ishte i pranishëm se çfarë kishte thënë nëna.’[73]

 

2)      Ibn Mes’udi, protagonisti i ‘shpellës’ nga ky ummet

Në hadithet profetike kemi mësuar për heronj të ndryshëm në fushën fetare: heronj adhurimi, heronj morali e nderi, heronj betejash, etj. Më lart përmendëm hadithin e tre vetave ishin ngujuar në shpellë dhe kishin arritur të dilnin prej saj vetëm atëherë kur ishin lutur me nga një vepër të mirë. Njëri prej tyre kishte përmendur respektimin e prindërve. Duke qenë se atje vetëm aluduam në të, këtu do të përmendim si tekst pjesën që na duhet: “...Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë nuk ju kam dhënë të hanë e as të pinë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve) para tyre. Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time e nuk ju erdha me kohë, prandaj ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por nuk doja që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët para tyre, prandaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, por unë u dhashë qumësht vetëm pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askënd tjetër, atëherë na e largo neve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi!”...”[74]

Shembuj të këtillë kemi edhe në ummetin tonë. Abdullah bin Mes’udit [radijAll-llahu anhu] një natë i kishte kërkuar nëna ujë. U çua t’ia sillte por kur erdhi e gjeti fjetur. Qëndroi me gotë në dorë te koka e saj deri në mëngjes ndërsa nga frika e shqetësimit nuk e zgjoi nga gjumi nga frika se do ta shqetësonte. Po kështu nuk u largua nga frika se do të zgjohej e nuk do ta gjente ujin.[75]

I ngjashëm ishte edhe Mis’ari. Një natë nëna e tij kërkoi ujë. Ai shkoi t’ia sillte por u kthye e gjeti fjetur. E kaloi natën me gotën në dorë tek koka e saj derisa u zgjua.[76]

 

3)      Ebu Hurejre me nënën e tij

Ebu Hurejre [radijAll-llahu anhu] ishte i dalluar për dashurinë e madhe që kishte për nënën. Nuk dilte nga shtëpia pa iu drejtuar: Paqja, mëshira dhe begatitë e All-llahut qofshin mbi ty, oj nëna ime!

Edhe mbi ty qofshin paqja, mëshira dhe begatitë e All-llahut, o biri im! – ia kthente.

Pastaj Ebu Hurejre shtonte: All-llahu të mëshiroftë sikur që ke bërë me mua kur kam qenë i vogël!

Nëna ia kthente: All-llahu të mëshiroftë siç po sillesh mirë me mua tani që jam plakur![77]

 

4)      Fadl bin Jahja me babanë e tij

Me’muni rrëfen: Nuk kam parë njeri që respekton babanë e vet më shumë se sa Fadl bin Jahja. E respektonte aq shumë saqë nga respekti i madh që kishte bënte gjëra madhështore. Një herë iu ndodhi të ishin në burg. Babai i tij e kishte zakon që të merrte abdes me ujë të ngrohtë. Një natë, pasi kishin falur jacinë, Fadli kërkoi nga gardiani dru për të ngrohur ujin por ai nuk i dha. Në mungesë të tyre, ai mori një tas, e mbushi me uji dhe e vendosi mbi qiriun që iu bënte dritë, duke qëndruar kështu deri në mëngjes, kur edhe u zgjua babai për të falur namazin ndërsa uji ishte ngrohur mjaftueshëm.[78]

 

5)      Muhammed bin Sirini me nënën e tij

Muhammedi bin Sirini kishte respekt të madh aq sa kur hynte tek nëna e tij foltë me një zë gjysmë të dridhur ose pak të dëgjuar. Ishte i sjellshëm dhe kishte drojë kur fliste me të. Disa, kur e shihnin para nënës në këtë gjendje, e merrnin për të sëmurë.[79]

 

6)      Ali bin Haseni

Aliu ishte i rrallë për nga morali dhe etika që kishte m prindër.  Ai nuk hante bashkë me prindërit. Kur ishte pyetur për shkakun e kësaj kishte thënë: Ndoshta para meje mund të jetë ndonjë pjesë më e mirë e ushqimit se që është para tyre dhe ata e dëshirojnë atë, kështu që, nëse unë e ha këtë pjesë, atëherë jam treguar i pasjellshëm ndaj tyre. Kam frikë të ha bashkë me ta sepse syri i tyre mund të sheh dhe pëlqejë një pjesë të cilën unë pa dije e ha e kështu bëhet arrogant ndaj tyre.[80]

 

7)      Rebië bin Huthejm

Rebiu vazhdonte me respektimin e nënës edhe pas vdekjes. Nëse shihte ndonjë pengesë në rrugë, e largonte dhe thoshte: Këtë po e bëj (si lëmoshë) për nënën time e kjo për babanë tim![81]

 

8)      Ebu Hanife me nënën e tij

Ebu Hanife ishte i njohur për respektin e madh që kishte për të ëmën. Kjo mund të vërehet më së miri edhe në rastin e burgosjes së tij për shkak të refuzimit që të merrte postin e gjykatësit. Kur u lirua kishte thënë: ‘Mërzia e nënës sime më ka ardhur më rëndë se goditjet (e kamxhikut).’[82]

 

9)      Imam Shafiu me nënën e tij

Imam Shafiu ishte i lidhur me të ëmën shumë. Kjo pasi që babai i kishte vdekur që moti, duke qenë Imami ende fëmijë, kështu që respekti për të ëmën ishte i dyfishuar. Ai thoshte: ‘Po ta përgojoja dikë, do ta përgojoja time mëmë, sepse ajo më së shumti meriton të mirat e mia.’[83]

Në këtë thënie, ndonëse në mënyrë të tërthortë, Imam Shafiu shpreh konsideratën e lartë që ka për nënën dhe se ajo para çdokujt tjetër meriton respektin e tij.

 

10)  Ibn Asakiri me nënën e tij

Ibn Asakiri, ky dijetar i madh, qe pyetur për shkakun se përse kishte shtyrë vizitën e paralajmëruar në Isfahan për një kohë. ‘Thjesht, nëna nuk më ka dhënë leje’- qe përgjigjur.[84]

 

PËRFUNDIM

Në përfundim të këtij punimi do të doja të veçoja disa nga rezultatet kryesore të tij dhe disa rekomandime:

1)      Respektimi i prindërve është detyrim fetar.

2)      Respektimi i prindërve nuk përkufizohet në një fushë ose aspekt obligimesh. Ai përfshin atë që është shpirtërore, emocionale, etike dhe materiale.

3)      Respektimi dhe mirësjellja me prindërit është urdhër që All-llahu ia shpalli njerëzimit në vazhdimësi.

4)      Profetët ishin respektues të prindërve dhe rrjedhimisht mbetën shembull dhe model për ne.

5)      Respekti për prindërit nuk bie as atëherë kur ata nuk janë fare besimtarë/muslimanë. Limit është vetëm ajo që parasheh respekti. Më qartë, nëse prindërit na urdhërojnë për gjëra që feja na i ndalon, atëherë nuk i respektojmë në përfilljen e urdhrit në fjalë, ndërsa respekti vazhdon.

6)      Mirësjellja e prindërve është vepër që nuk kompensohet me asgjë, me përjashtim nëse fëmija e gjen prindin të zënë rob dhe e liron.

7)      Respektimi i prindërve vlerësohet mbi veprat vullnetare.

8)      Respektimi i prindërve sjell lumturinë.

9)      Dhënia përparësi nënës në respekt.

10)  Respektimi për prindërit nuk ndalet me vdekjen e tyre. Ai vazhdon edhe pas vdekjes, dhe këtë në format në vijim:

-          Lutja dhe kërkimfalja për ta,

-          Dhënia lëmoshë për shpirtin e tyre, dhe

-          Respektimi i miqve dhe dashamirëve të tyre që janë gjallë

11)  Kundërshtimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha dhe mëkateve që kanë dënim të përshpejtuar

12)  Tek gjeneratat e para respektimi për prindërit ishte diç që, para së gjithash, e përcakton natyra e pastër njerëzore, sikur që konsideron për shthurje nga kjo natyrshmëri kundërshtimi dhe arrogancën ndaj tyre.

Ndërsa sa i përket rekomandimeve, do të veçoja:

1)      Imamët në xhami t’i kushtojnë më shumë rëndësi etikës dhe moralit islam, veçmas tash kur këto po na u cenohen nga njerëz të paditur.

2)      Institucionet fetare që janë bartëse dhe përgjegjëse për aktivitete fetare të merren më shumë me vetëdijesimin e masës për të vërtetat islame, dhe këtë duke i kushtuar më shumë hapësirë në botimet dhe publicistikën fetare si dhe në mediat elektronike, rrjetet sociale, etj. 

3)      Duke qenë se bëhet fjalë për familjen, themelin e shoqërisë, kishte me qenë mirë sikur çdo vit të caktohej një muaj ekskluziv nga institucionet fetare ku do të trajtoheshin tema për familjen myslimane, respektivisht për prindërit dhe të drejtat e tyre, të drejtat e bashkëshortëve dhe detyrimet e ndërsjella, të drejtat e fëmijëve, metoda bashkëkohore të ruajtjes së familjes, e gjëra të tjera. Kjo do të mund të realizohej në xhami, të xhumave apo edhe ligjërata ditëve tjera, sikur që do të mund të bëhej edhe nëpërmjet kushtimit të një numri të revistës zyrtare vetëm për këtë çështje.

Zoti im, na fal ne, fali prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët!

 

LITERATURA E KONSULTUAR

Ahmed, Ali Abdul Hamid. (2010) Et-tahsilu-l-ilmijj ve alakatuhu bi-l-kijemi-t-terbevijjeti. Bejrut: Mektebetu Hasen el-asrijjetu.

Ebu-s-Suud, Muhammed bin Muhammed. (p.v.b.) Irshadu-l-akli-s-selim ila mezaja el-Kitabi-l-Kerim. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabijj.

El-Begavi, Ebu Muhammed El-Husejn bin Mes’ud. (1420 h.). Mealim et-Tenzil fi tefsiri-l-Kur’an. Verifikues shkencor: AbduRrezzak El-Mehdi. Bejrut: Dar Ihjai-t-turath el-arabijj.

El-Fejruzabadi, Mexhuddin Ebu Tahir Muhammed bin Ja’kub. (1996). Besairu dhevi-t-temjiz fi letaifi-l-Kitabi-l-aziz. Verifikues shkencor: Muhammed Ali Nexh-xhar. Ed. 3. Kajro: El-mexhlis el-a’la li-sh-shuun el-islamijjeh.

El-Hatib El-Bagdadi, Ebu Bekir Ahmed bin Ali. (2002) Tarihu Bagdad. Verifikues shkencor: Besh-shar Avad Ma’ruf. Bejrut: Daru-l-garb el-islamijj.

El-Karij El-Herevij, Ali bin Sultan Muhammed. (2002). Mirkatu-l-mefatih sherhu Mishkati-l-mesabih. Bejrut: Daru-l-fikr.

El-Karij, Ali bin Sultan Muhammed. (1985). Sherhu Musnedi Ebi Hanifete. Verifikimi shkencor: Halil Muhjiddin El-Mejs. F. 216.

El-Kasim, Abdul Muhsin bin Muhammed. (1427 h.) Hutuvat ile-s-seadeh. Ed. 4. Botues: P.v.b.: p.sh.b.

El-Kurtubi, Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed. (1964). El-xhamiu li-ahkami-l-Kur’an. Verifikimi shkencor: Ahmed Berduni dhe Ibrhaim Atfish. Kajro: Dar el-kutub el-misrijjeh.

El-Mehal-li, Xhelaluddin dhe Es-Sujuti, Xhelaluddin. (p.v.b.) Tefsiru-l-Xhelalejni. Kajro: Daru-l-hadith.

El-Mubarekfuri, Muhammed AbduRrahman bin AbduRrahim. (pv.b.) Tuhfetu-l-ahvedhi bi sherhi Xhami’i-t-Tirmidhijj. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh.

El-Mudhhiri, El-Husejn bin Mahmud bin El-Hasen. (2012). El-Mefatih fi sherhi el-Mesabih. Kuvajt: Dar en-Nevadir. 5/209.

El-Munavi, Zejnuddin Muhammed. (1988). Et-tejsiru bi sherhi El-Xhami’i-s-Sagir. Ed. 3. Rijad: Mektebetu El-Imam Esh-Shafiij.

 El-Vel-levi, Muhammed bin Ali. (2003) Dhehiretu-l-ukba fi sherhi el-muxhteba. Mekke: Dar Brum li-n-neshri ve-t-teuzië. 32/235.

El-Xhessas, Ahmed bin Ali. (1405 h.) Ahkamu-l-Kur’an. Verifikimi shkencor: Muhammed Sadik El-Kamhavi. Bejrut: Daru Ihjai-t-turath el-arabijj.

En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1392 h.) El-minhaxh sherhu Sahihi Muslim bin El-Haxh-xhaxh. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabij. 16/102.

Es-Sa’di, AbduRrahman bin Nasir. (2000). Tejsiru-l-Kerimi-rr-Rrahman fi tefsiri Kelami-l-Mennan. Verifikues shkencor: AbduRrahman bin Mual-la El-Luvejhik. Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale.

Es-Sefarijini, Muhammed bin Ahmed Salim. (1993.) Gidhau-l-elbab fi sherhi mendhumeti-l-adab. Ed. 2. Egjipt: Muessesetu Kurtube.

Es-Semerkandi, Ebu El-Lejth Nasr bin Muhammed. (2000) Tenbihu-l-gafiline bi ehadithi Sejjidi-l-Enbijai ve-l-Murseline. Verifikues shkencor: Jusuf Ali Bedjevi. Damask-Bejrut: Dar Ibn Kethir. Nr: 143, f. 124.

 Es-Sindi, Muhammed bin Abdul Hadi. (p.v.b) Kifajetu-l-haxheh fi sherhi Suneni Ibni Maxheh. Bejrut: Dar el-Xhil. 2/180.

Esh-Sheukani, Muhammed bin Ali. (1414 h.) Fet’hu-l-Kadir. Bejrut: Dar Ibn Kethir.

Fahruddin Rrazi, Ebu Abdullah Muhammed bin Umer. (1420 h.). Mefatihu-l-gajb. Ed. 3. Bejrut: Dar Ihja et-turath el-arabijj.

Hattabi, Hamd bin Muhammed. (1932). Mealim es-Sunen. Halep: El-matbaatu el-ilmijjetu.

Ibn Asakir, Ali bin El-Hasen bin Hibetullah. (1993) El-erbeune el-buldanijjeh – erbeune hadithen an erbeine shejhan min erbeine medinetin li-erbeine mine s-Sahabeh. Verifikimi shkencor: Abdulhaxh Muhammed El-Hariri. Bejrut-Damask-Amman: El-mekteb el-islamijj.

Ibn Bettal, Ali bin Halef. (2003). Sherhu Sahihi-l-Buhari. Ed. 2. Verifikimi shkencor: Ebu Temim Jasir bin Ibrahim. Rijad: Mektebetu-rr-Rrushd.

Ibn El-Xheuzi, Xhemaluddin Ebu-l-Ferexh AbduRrahman bin Ali. (1986) Et-Tebsiretu. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh.

Ibn El-Xheuzi, Xhemaluddin Ebu-l-Ferexh AbduRrahman bin Ali. (1986) Sifetu-s-safve. Kajro: Dar el-hadith.

Ibn El-Xheuzi, Xhemaluddin Ebu-l-Ferexh AbduRrahman bin Ali. (1993) El-birr-rru ve-s-siletu. Verifikimi shkencor: Adil Abdul Mevxhud dhe Ali Muavvad. Bejrut: Muessesetu-kutubi-th-thekafijjeh. F. 43.

Ibn Hanbel, Ahmed bin Muhammed. (1999) Ez-Zuhdu. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh.

Ibn Kethir, Ebu-l-Fida’ Ismail bin Umer. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Verifikues shkencor: Sami bin Muhammed Selameh. Rijad: Dar Tajjibeh li-n-neshri ve-t-teuzië.

Ibn Mendhur El-Ensari, Muhammed bin Mukrim bin Ali. (1984) Muhtesar Tarihi Dimeshk li Ibn Asakir. Verifikues shkencor: grup hulumtuesish. Damask: Dar el-fikr li-t-tibaah.

 

 



[1] Ky punim është pjesa e parë e një hulumtimi fetar me titull ‘Mbikëqyrja fetare ose Ihtisabi ndaj prindërve – Rregullat dhe etika’.

[2] Përkthimin e ajeteve e kemi huazuar nga përkthimi i merhumit Hasan ef. Nahit.

[3]Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.

[4]Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit....

[5]Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet...

[6] Shih: El-Xhessas, Ahmed bin Ali. (1405 h.) Ahkamu-l-Kur’an. Verifikimi shkencor: Muhammed Sadik El-Kamhavi. Bejrut: Daru Ihjai-t-turath el-arabijj. 3/155.

[7] Shih: Fahruddin Rrazi, Ebu Abdullah Muhammed bin Umer. (1420 h.). Mefatihu-l-gajb. Ed. 3. Bejrut: Dar Ihja et-turath el-arabijj. 10/76.

[8] Shih: El-Xhessas. (1405 h.) Ahkamu-l-Kur’an. Op. cit. 5/20.

[9] El-Kurtubi, Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed. (1964). El-xhamiu li-ahkami-l-Kur’an. Verifikimi shkencor: Ahmed Berduni dhe Ibrahim Atfish. Kajro: Dar el-kutub el-misrijjeh. 7/132.

[10]Shih: El-Begavi, Ebu Muhammed El-Husejn bin Mes’ud. (1420 h.). Mealim et-Tenzil fi tefsiri-l-Kur’an. Verifikues shkencor: AbduRrezzak El-Mehdi. Bejrut: Dar Ihjai-t-turath el-arabijj. 1/615.

[11]Shih edhe: El-Mehal-li, Xhelaluddin dhe Es-Sujuti, Xhelaluddin. (p.v.b.) Tefsiru-l-Xhelalejni. Kajro: Daru-l-hadith. F. 107.

[12]Es-Sa’di, AbduRrahman bin Nasir. (2000). Tejsiru-l-Kerimi-rr-Rrahman fi tefsiri Kelami-l-Mennan. Verifikues shkencor: AbduRrahman bin Mual-la El-Luvejhik. Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale. F. 177.

[13]Shih: El-Fejruzabadi, Mexhuddin Ebu Tahir Muhammed bin Ja’kub. (1996). Besairu dhevi-t-temjiz fi letaifi-l-Kitabi-l-aziz. Verifikues shkencor: Muhammed Ali Nexh-xhar. Ed. 3. Kajro: El-mexhlis el-a’la li-sh-shuun el-islamijjeh. 2/213.

[14]Es-Sa’di. (2000). Tejsiru-l-Kerimi-rr-Rrahman. Op. cit. F. 456.

[15]Këtë thënie e ka regjistruar në tefsirin e tij Shevkani. Shih: Esh-Sheukani, Muhammed bin Ali. (1414 h.) Fet’hu-l-Kadir. Bejrut: Dar Ibn Kethir. 3/262.

[16]Shih: Ibn Kethir, Ebu-l-Fida’ Ismail bin Umer. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Verifues shkencor: Sami bin Muhammed Selameh. Rijad: Dar Tajjibeh li-n-neshri ve-t-teuzië. 2/298; 3/361.

[17]Shih: Es-Sefarijini, Muhammed bin Ahmed Salim. (1993.) Gidhau-l-elbab fi sherhi mendhumeti-l-adab. Ed. 2. Egjipt: Muessesetu Kurtube. 1/392.

[18]Transmetim Unanim.

[19]Shih: Fahruddin Rrazi. (1420 h.). Mefatihu-l-gajb. Ed. 3. Op. cit. 13/178.

[20]Es-Sa’di. (2000). Tejsiru-l-Kerimi-rr-Rrahman. Op. cit. F. 57.

[21]Shih: Ebu-s-Suud, Muhammed bin Muhammed. (p.v.b.) Irshadu-l-akli-s-selim ila mezaja el-Kitabi-l-Kerim. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabijj. 7/31.

[22]Shih: Ibn Kethir. (1999). Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim. Op. cit. 6/265.

[23]Transmetojnë Tirmidhiu në Sunen dhe Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani e vlerëson autentik. Shih: Sahihu-l-Edebi-l-Mufred, nr. 2.

[24]Shih: el-Karij El-Herevij, Ali bin Sultan Muhammed. (2002). Mirkatu-l-mefatih sherhu Mishkati-l-mesabih. Bejrut: Daru-l-fikr. 7/3089. Shihe dhe: El-Mudhhiri, El-Husejn bin Mahmud bin El-Hasen. (2012). El-Mefatih fi sherhi el-Mesabih. Kuvajt: Dar en-Nevadir. 5/209.

[25]Shih: El-Munavi, Zejnuddin Muhammed. (1988). Et-tejsiru bi sherhi El-Xhami’i-s-Sagir. Ed. 3. Rijad: Mektebetu El-Imam Esh-Shafiij. 2/34.; El-Mubarekfuri, Muhammed AbduRrahman bin AbduRrahim. (pv.b.) Tuhfetu-l-ahvedhi bi sherhi Xhami’i-t-Tirmidhijj. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. 6/22.

[26]Transmeton Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani e vlerëson autentik. Shih: Sahihu-l-Edebi-l-Mufred, op. cit. nr. 13.

[27]Shih: Hattabi, Hamd bin Muhammed. (1932). Mealim es-Sunen. Halep: El-matbaatu el-ilmijjetu. 4/150.

[28]Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh. Albani e konsideron autentik.

[29]Transmetim unanim.

[30]Shih: Ibn Bettal, Ali bin Halef. (2003). Sherhu Sahihi-l-Buhari. Ed. 2. Verikimi shkencor: Ebu Temim Jasir bin Ibrahim. Rijad: Mektebetu-rr-Rrushd. 5/159.

[31]Ibid.

[32]Hadithin e transmeton Timridhiu ndërsa Albani thotë se është hasen.

[33]Shih: El-Mubarekfuri. (pv.b.) Tuhfetu-l-ahvedhi. Op. cit. 6/289.; El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 4/1528; El-Munavi. (1988). Et-tejsiru. Op. cit. 1/283.

[34]Transmetim unanim. Pjesën e hadithit do ta përmendim më poshtë.

[35]Albani e konsideron hadith autentik.

[36]Shih: Es-Sindi, Muhammed bin Abdul Hadi. (p.v.b) Kifajetu-l-haxheh fi sherhi Suneni Ibni Maxheh. Bejrut: Dar el-Xhil. 2/180.

[37]Hadithi është autentik. Shih: Sahihu Edebi-l-Mufred, nr. 8.

[38]Shih: En-Nevevi, Jahja bin Sheref. (1392 h.) El-minhaxh sherhu Sahihi Muslim bin El-Haxh-xhaxh. Bejrut: Dar ihja et-turath el-arabij. 16/102.

[39]Albani thotë se hadithi është autentik.

[40]Shih: Hattabi. (1932). Mealim es-Sunen. Op. cit. 2/245.

[41]Shih: El-Vel-levi, Muhammed bin Ali. (2003) Dhehiretu-l-ukba fi sherhi el-muxhteba. Mekke: Dar Brum li-n-neshri ve-t-teuzië. 32/235.

[42] Transmetojnë Ahmedi dhe Ibn Maxheh. Albani thotë se hadithi është autentik.

[43] Shih: El-Karij, Ali bin Sultan Muhammed. (1985). Sherhu Musnedi Ebi Hanifete. Verifikimi shkencor: Halil Muhjiddin El-Mejs. F. 216.

[44] Albani në Sahihu-t-Tergib e vlerëson si hadith hasenun li gajrihi.

[45]Shih: El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 1/133.

[46] Hadithin e transmeton Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani e konsideron hasen.

[47] Hadithin e transmeton Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani e konsideron autentik.

[48] Hadithin e transmeton Muslimi.

[49] Tirmidhiu transmeton nga Ibn Umeri [radijAll-llahu anhuma] se tek i Dërguari i All-llahut kishte ardhur një njeri që i ankohej se kishte bërë mëkat. Ai i tha ta respektonte nënën sepse ashtu e shlyente mëkatin. Ai i kishte thënë se nuk ka nënë. Atëherë respektoje tezen- i kishte thënë.

[50] Transmeton Buhariu në Edebu-l0mufred, ndërsa Albani e konsideron hasen.

[51] Transmeton Muslimi.

[52]Shih: El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 8/3372.

[53]Hadithin e shënon Buhariu.

[54] Shih ajetin: En-Nisa: 48.

[55] Këtë qëndrim e mbështet edhe ajeti 113 nga kaptina Et-Teube.

[56] Transmetim unanim.

[57]Shih: En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxh sherhu Sahihi Muslim. Op. cit. 16/104.

[58] Transmeton Muslimi.

[59] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu Edebi-l-Mufred, op. cit. Nr. 27.

[60] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu Edebi-l-Mufred, op. cit. Nr. 29.

[61] Hadithin e shënon Nesaiu ndërsa Albani e konsideron autentik.

[62] Hadith autentik. Shih: Sahihu-l-xhami, 7520.

[63]Shih: El-Karij. (2002). Mirkatu-l-mefatih. Op. cit. 1/132.

[64] Es-Semerkandi, Ebu El-Lejth Nasr bin Muhammed. (2000) Tenbihu-l-gafiline bi ehadithi Sejjidi-l-Enbijai ve-l-Murseline. Verifikues shkencor: Jusuf Ali Bedjevi. Damask-Bejrut: Dar Ibn Kethir. Nr: 143, f. 124.

[65]Shih: Sahihu Edebi-l-Mufred. Op. cit. Nr. 4, f. 34.

[66] Es-Semerkandi. (2000) Tenbihu-l-gafiline. Op. cit. Nr. 148, f. 129.

[67] Shih: Hakki, Ismail. (p.v.b.) Ruhu-l-Bejan. Bejrut: Dar el-fikr.5/147.

[68] Ibn El-Xheuzi, Xhemaluddin Ebu-l-Ferexh AbduRrahman bin Ali. (1993) El-birr-rru ve-s-siletu. Verifikimi shkencor: Adil Abdul Mevxhud dhe Ali Muavvad. Bejrut: Muessesetu-kutubi-th-thekafijjeh. F. 43.

[69] Shih: Sahihu-Edebi-l-Mufred, op. cit. Nr. 32, f. 46.

[70]Shih: En-Nevevi. (1392 h.) El-minhaxh sherhu Sahihi Muslim. Op. cit. 16/104.

[71] Ibn Hanbel, Ahmed bin Muhammed. (1999) Ez-Zuhdu. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 72. Shih edhe: Ibn El-Xheuzi, Xhmaluddin Ebu-l-Ferexh AbduRrahman bin Ali. (1986) Et-Tebsiretu. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 191; Ibn El-Xheuzi, Xhmaluddin Ebu-l-Ferexh AbduRrahman bin Ali. (1986) Sifetu-s-safve. Kajro: Dar el-hadith. 1/379.

[72] Ibn Mendhur El-Ensari, Muhammed bin Mukrim bin Ali. (1984) Muhtesar Tarihi Dimeshk li Ibn Asakir. Verifikues shkencor: grup hulumtuesish. Damask: Dar el-fikr li-t-tibaah. 14/129.

[73] Ibn El-Xheuzi. (1993) El-birr-rru ve-s-siletu. Op. cit. F. 84.

[74] Transmetim unanim.

[75] Shih: Ahmed, Ali Abdul Hamid. (2010) Et-tahsilu-l-ilmijj ve alakatuhu bi-l-kijemi-t-terbevijjeti. Bejrut: Mektebetu Hasen el-asrijjetu. F. 216.

[76] Ibn El-Xheuzi. (1993) El-birr-rru ve-s-siletu. Op. cit. F. 88.

[77] Albani në Daifu-l-Edebi-l-Mufred, nr. 2, konsideron se ka varg transmetuesish të dobët.

[78] Ibn El-Xheuzi. (1993) El-birr-rru ve-s-siletu. Op. cit. F. 89-90.

[79] Ibn Hanbel. (1999) Ez-Zuhdu. Op. cit. F. 248.

[80] Ibn El-Xheuzi. (1993) El-birr-rru ve-s-siletu. Op. cit. F. 86.

[81] Kjo thënie është marrë nga një artikull në të cilin Mensur bin Muhammed Sherideh përmbledh thënie dhe rrëfime nga të parët për respektimin e prindërve por pa përmendur burimet dhe referencat. Shih artikullin: ‘Birr-rru-l-validejni inde-s-Selefi-s-salih’, http://www.saaid.net/Minute/734.htm, shfletuar më 14/09/2016.

[82] El-Hatib El-Bagdadi, Ebu Bekir Ahmed bin Ali. (2002) Tarihu Bagdad. Verifikues shkencor: Besh-shar Avad Ma’ruf. Bejrut: Daru-l-garb el-islamijj. 15/444.

[83] El-Kasim, Abdul Muhsin bin Muhammed. (1427 h.) Hutuvat ile-s-seadeh. Ed. 4. Botues: P.v.b.: p.sh.b. F. 116.

[84] Ibn Asakir, Ali bin El-Hasen bin Hibetullah. (1993) El-erbeune el-buldanijjeh – erbeune hadithen an erbeine shejhan min erbeine medinetin li-erbeine mine s-Sahabeh. Verifikimi shkencor: Abdulhaxh Muhammed El-Hariri. Bejrut-Damask-Amman: El-mekteb el-islamijj. F. 21-22.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013