Dr. Ali el-Gazi
Shumë prej vëllezërve tano janë të përkushtuar për të respektuar prindërit e tyre por iu mungojnë disa modalitete të respektimit, të cilat e zbehin paksa këtë përkushtim të tyre.
Në vazhdim disa prej këtyre modaliteteve ose imazheve:
1.
Moskujdesi gjatë të folurit
Jezid bin Ebi el-Habib ka thënë:
‘إيجاد الحجة على الوالدين عقوق’
‘Të gjesh provë/argument ndaj prindit është arrogancë dhe mëkat.’
2.
Kënaqësia e prindit para adhurimeve vullnetare
Hasan Basriun e pyeti një njeri: Jam agjërueshëm ndërsa nëna më thotë të ha, ta vazhdoj agjërimin apo ta respektoj urdhrin e nënës sime?
Ha, sepse nuk detyrohesh ta kompensosh këtë ditë ndërsa ti fiton shpërblimin e agjërimit (deri në këtë çast) dhe shpërblimin e mirësjelljes me prindër- iu përgjigj Hasani.
Në një rast tjetër, Hasan Basriu ka thënë:
‘تعشَّ العشاء مع أمك ، تؤانسها ، تجالسها ، تقرُّ بك عينُها ، أحبُّ إليّ من حجة تطوُّعاً’
Që të darkoj me nënën, ta shoqëroj atë, të bashkëbisedojmë dhe ta bëjë të kënaqur, është më e dashur për mua se sa të kryej një haxh vullnetar.
3.
Krijimi i raporteve të mira me vëllezër dhe motra
Që prindërit të jenë të kënaqur me ne, duhet që të kemi raporte të mira ndërmjet vete, ne, fëmijët e tyre.
4.
Mos u merr me angazhimin e vëllezërve për prindërit
Nuk duhet që t’iu themi prindërve se vëllezërit tjerë nuk janë duke u përkujdesur për ta sepse kjo do t’i lëndonte thellë në shpirt dhe do t’i bënte të kuptojnë se ata janë barrë për ty.
5.
Të mos mjaftosh me bisedat telefonike
Patjetër duhet që të vizitosh fizikisht, sepse bisedat telefonike nuk përçojnë emocionet dhe dashurinë që përçojnë vizita dhe qëndrimi me ta.
6.
Folu për gjërat që duan e jo gjërat që do ti
Bisedo për gjërat që ata kanë dëshirë dhe bëji ta ndiejnë se i do, je i gatshëm për t’iu shërbyer, se kërkon lumturinë e tyre...Kënaqësia shpirtërore dhe lumturia e prindërve është fusha pothuajse më e gjerë e mirësjelljes me prindër.
7.
Përkushtimi yt për fe
Nuk ka gjë që i gëzon prindërit më shumë se kur shohin fëmijën e tyre në rrugë të drejtë, andaj, falu, agjëro, bë vepra të mira, sepse kështu i kënaq edhe prindërit.