Dr. Umer el-Mukbil rrëfen për një indian, punëtor në një pompë benzine, i cili i bënte ftesë në Islam një filipinezi çdoherë që shkonte për ta mbushur veturën me benzinë.
Duke qenë se nuk dinte shumë nga feja dhe as nga gjuha arabe, ai çdoherë ia përsëriste një frazë të njëjtë (në gjuhën popullore): 'Në Islam ka të mira.' (el-Islam fihi kojës)
Ky filipinez, i nxitur nga kjo sjellje dhe thirrje, fillon të lexojë për Islamin, duke u bërë musliman pas një kohe.
Ja, kështu, ky vëlla indian, me pak mund, fitoi shpërblimin e udhëzimit në fe (që është më i mirë se pasuria e tërë botës), dhe këtë duke mos shfajësuar veten nga përgjegjësia për të thirrur në fe, në njërën anë, dhe mos nënvlerësimi i kontributit të tij, sado modest, në anën tjetër.
E kështu e ka feja: neve na lipset të thërrasim ndërsa udhëzimi është në dorën e All-llahut!