Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
MIRËSITË E SALAVATEVE NDAJ MUHAMMEDIT ﷺ
1. Çfarë nënkuptojmë me salavat?
Salavatet ndaj Muhammedit ï·º janë një nga ato veprat fetare të preferuara shumë. Është vepër me peshë në fe. All-llahu ka thënë:
“Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”(el-Ahzab, 56)
Në këtë ajet shohim se urdhri për besimtarët për të rënë salavat mbi Muhammedin ï·º ka ardhur pasi që më parë All-llahu i Madhëruar dhe melaiket e Tij kanë rënë salavat për të. Por, çfarë në të vërtetë nënkuptojnë këto salavate ndaj tij?
Salavati i All-llahut të Madhëruar: Lavdërimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam] tek melaiket. Është thënë edhe ndryshe se ka për qëllimin faljen –magfiretin. Por dijetarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Ibnul Kajjimi, mohojnë të ketë kuptim mëshirën.
Salavati i engjëjve dhe besimtarëve: lëvdimi, ngritja e pozitës, fjalët miradije për të, duaja e tyre për të. Ose ajo që All-llahu e ka bërë, lëvdimin, siç thotë Ibnul Kajjimi. Ai thotë se mund të ketë njërin prej dy kuptimeve:
Lëvdimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam], përmendja e tij për të mirë. Kjo nënkupton që ne ta lusim All-llahun ta lëvdojë Muhammedin [alejhis salatu ves selam].
Ndërsa selami, siç përmend Fejruz Abadi, e që është prej emrave të All-llahut, ka kuptimin : Mos u privofsh kurrë nga të mirat dhe begatitë dhe shpëtofsh gjithmonë nga të këqijat dhe të metat-ligat. Ka mundësi të ketë kuptimin edhe të ruajtjes, shpëtimi, nga gjërat e qortuara dhe kundërthënëse. Kur të thuash: All-llahumme sal-li ala Muhammed atëherë ajo që synon ta thuash është: O All-llahu im! Shkruaja Muhammedit, misionit, Ummetit dhe përmendjes së tij suksesin dhe ruajtjen nga çdo mangësi, kështu që thirrja e tij të rritet çdo ditë, Ummetit i tij të shtohen dhe përmendja e tij të lartësohet.
2. Mirësitë e salavateve
1.
Urdhër i All-llahut të Madhëruar
“Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”(el-Ahzab, 56)
2.
Veprimi i një gjëje që e ka bërë All-llahu i Madhëruar dhe engjëjt e Tij
Kjo ka rëndësi të veçantë motivuese për besimtarin sepse ai po e bën për Profetin atë që e bëjnë edhe All-llahu, Krijuesi ynë, dhe engjëjt, krijesat që nuk mëkatojnë.
3.
Kryerja e një pjese të obligimeve tona karshi Muhammedit ï·º
4.
Në pozitën më të afërt me Pejgamberin ï·º
Dashuria nuk është vetëm deklarative, duhet të shprehet dhe me punë. Salavatet janë një imazh, jo i aspektit deklarativ, ani pse shprehen me gojë, por i atij konkret. Atë që e do, e përmend. ‘Koprrac është ai që më përmend emri në prani të tij ndërsa nuk më çon salavat.’ –thoshte Muhammedi ï·º.
5.
Lutja i shkon/përcillet atij
6.
Shenjë respekti për atë që ka bërë për ne
7.
Shpërblimi i dhjetëfishuar
‘Kush më çon një salavat, All-llahu do t’i çojë atij dhjetë salavate!’ (Muslimi)
Kanë thënë se në kuadër të shpërblimit hyjnë:
1) Shtimi i dhjetë të mirave
2) Shlyerja e dhjetë të këqijave, dhe
3) Ngritja në dhjetë pozita
8.
Engjëjt kërkojnë falje për të
9.
Përmban dhikr dhe falënderim për All-llahun
10.
Përmendësh me emër e mbiemër tek Pejgamberi ï·º
11.
Fitohet ndërmjetësimi i Profetit ï·ºnë Ditën e Kiametit
12.
Është një lloj sadakaje për ata që nuk kanë mundësi materiale
13.
Pastrim shpirtëror
14.
Mexhliset kanë bereqet
15.
Shkak për largimin e varfërisë
16.
Për bereqetin në ligjërime
17.
Përfitimin e mëshirës
18.
Shkak për vazhdimin me dashuri ndaj Pejgamberit ï·º
19.
Shkak për udhëzimin e njeriut
20.
Shkak për përgëzimin me Xhennet
21.
Shkak për ruajtje nga trishtimi i ditës së Kiametit