Rregulli 99
Një mbret i qe ankuar vezirit (ministrit/këshilltarit) të tij se nuk po ndihej i lumtur me gjithë pasurinë e pushtetin që kishte në ndërkohë që shërbëtori i tij, ani me pse me pozitë të ulët e fare pak pasuri ishte shumë i lumtur.
E thjeshtë, ekselenca juaj, - iu përgjigj veziri. Merreni një qese me 99 dinarë dhe vendosjani në prag të shtëpisë. Në qese vendoseni një mbishkrim: 100 dinarë.
Mbreti veproi kështu. Dërgoi dikë nga njerëzit e tij në mbrëmje dhe ia vendosën në prag qesen me dinarë. Kur shërbëtori i gjeti, u gëzua pa masë. E hapi qesen por ishin vetëm 99 dinarë. Tha: në qese po shkruan 100, me gjasë një dinar i ka humbur dhuruesit rrugës duke ardhur tek ne. Doli me gruan dhe fëmijët të kërkonte për dinarin e humbur. Kërkuan e kërkuan deri vonë por nuk e gjetën. U hidhërua. Si nuk mund ta gjeni, jeni të mjerë! U mërzit fort pse nuk e gjeti. Gjumi nuk e zinte.
Të nesërmen doli para mbreti por dukej i dërrmuar, i lodhur e rraskapitur, nuk i buzëqeshte fytyra si më parë.
Mbreti e kuptoi ‘rregullin e 99’-të.
Ne kemi 99 mirësi që na ka dhënë All-llahu ndërsa kalojmë kohën duke hulumtuar për mirësinë e humbur. Kërkojmë atë që All-llahu për ndonjë arsye nuk na ka dhënë ndërsa nuk e falënderojmë për të tjerat që na i ka dhënë.
(Përkthim)