Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DHJETË FAKTORË QË NDIHMOJNË NË BRAKTISJEN E MËKATEVE

Hyrje

Mëkatet janë pjesë e natyrshme tek njeriu. Babai ynë, Ademi [alejhiselam] pati rënë në mëkat, por më pas u pendua dhe All-llahu ia pranoi pendimin. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [alejhiselam] ka thënë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, All-llahu do të sillte në vend tuajin njerëz tjerë, që do të bënin mëkate, do të kërkon falje më pas dhe të cilët All-llahu do t’i falte.” [Muslimi: 2328]

Mëkatet dallojnë nga individi në tjetrin dhe nga gjendja në tjetrën. Mëkati i dijetarit nuk është sikur ai i injorantit, sjellja e keqe me prindërit nuk krahasohet me sjelljen e keqe ndaj askujt, mëkati në raport me fqinjët nuk janë sikur në raport me njerëzit më të largët, e kështu me radhë.

Në këtë artikull të shkurtër, do të fokusohem në gjërat apo faktorët që të mbrojnë nga ngulja këmbë në mëkate.

1. All-llahu i di sekretet dhe të fshehtat tua?

All-llahu ka thënë:

﴿أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَى

A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)?” [El-Alek: 14]

Sado që të fshihesh nga familja, All-llahut nuk mund t’i fshihesh.

2. Meditimi rreth pasojave të mëkateve në këtë botë dhe reflektimit negativ të tyre në jetën tënde Mëkatet e vrazhdësojnë zemrën, sjellin dëshpërimin, privojnë rrizkun (furnizimin) dhe tërheqin bereqetin (begatitë).

3. Meditimi rreth pasojave të mëkateve me rastin e vdekjes dhe jetën pas vdekjes
Mëkatet mund të jenë shkak që të kesh përfundim të keq dhe të ndëshkohesh në varr.

4. Largimi nga shoqëria e keqe që të nxisin për të bërë mëkate.

5. Lute All-llahun të të ruajë nga mëkatet dhe të të ndihmojë të shpëtosh prej tyre.

6. Kohën e lirë kaloje duke u marrë me aktivitete fetare dhe të tjera të dobishme, ndryshe, ajo është derë e devijimit dhe mëkateve.  

7. Medito në jetën e të penduarve dhe lumturinë e tyre pas braktisjes së mëkateve – pendimit.

8. Dëgjimi i këshillave që ta zbusin zemrën dhe ngjallin ndjenjën e frikës nga All-llahu Fuqiplotë.

9. Përkujto mirësitë e Xhennetit dhe se ato janë të përgatitura për të devotshmit që kanë braktisur mëkatet:

﴿وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَى * فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى

Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet, (40) me të vërtetë, vendbanim i tij është Xhenneti.” [En-Naziat: 39-40]

﴿وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ جَنَّتَانِ

E, për ata që i druajnë paraqitjes para Zotit të vet, do të kenë dy Xhennete.” [Err-Rrahman: 46]

10. Përkujto se Xhehennemi është krijuar për kundërshtarët e fesë, e fakti që t’i ngulë këmbë në mëkate, mbase mund të jetë shkak që të jesh prej banorëve të Xhehennemit.

﴿وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلالًا مُبِينًا

“...Kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” [El-Ahzab: 36]

﴿يَوْمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمْ فِي النَّارِ يَقُولُونَ يَا لَيْتَنَا أَطَعْنَا اللَّهَ وَأَطَعْنَا الرَّسُولا

Në Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’ju kishim përulur Perëndisë dhe ta kishim dëgjuar Pejgamberin!”.” [El-Ahzab: 66]

O All-llahu ynë, na ruajë nga mëkatet dhe na bë prej besimtarëve të sinqertë!


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013