Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Abdurrahman ibn Nasir ibn Abdullah Es Sadi - (1889-1956)

Ka lindur në qytetin Unejzë, në Kasim, që gjeografikisht shtrihet në krahinën e Nexhdit, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Megjithëqë babai i vdiq duke qenë në fëmijërinë e hershme, kjo nuk e pengoi nga përkushtimi në nxënien e dijes. Kështu, nisi me memorizimin e Kuranit, të cilin në mënyrë të plotë dhe të kompletuar e kreu në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Menjëherë e filloi përvetësimin e dijeve dhe shkencave, duke i marrë ato sipas metodës klasike nga dijetarët e Unejzës dhe nga të tjerët që e vizitonin këtë qytet.
Ishte i zellshëm dhe tejet i përkushtuar në mësime, ndaj zuri dije dhe njohuri të shumta. Në moshën njëzetetrevjeçare filloi që, krahas studimit, të jepte mësim, mësonte për vete, por i mësonte edhe të tjerët. Kështu vazhdoi gjatë gjithë jetës, duke mos iu ndarë përfitimit të dijeve, por edhe duke mësuar shumë nxënës e studentë. Janë të shumtë ata që kanë mësuar dhe që kanë përfituar nga dijet dhe njohuritë e tij.
Hoxhë Abdurrahman Es Sadi ka mësuar te dijetarë të njohur, si:
1) Hoxhë Ibrahim ibn Hamed ibn Xhasiri, që ka qenë mësuesi i tij i parë;
2) Hoxhë Salih ibn Othmani, që ka qenë edhe gjykatës i Unejzës. Te hoxhë Salihu ka mësuar usulin, fikhun, teuhidin, tefsirin dhe gjuhën arabe, tek i cili i vijoi mësimet derisa vdiq ky i fundit.
Hoxhë Abdurrahman Es Sadi zotëronte njohuri të shumta në fikh dhe në usul, siç ka pasur eksperiencë të plotë në teuhid dhe në çështjet që kanë të bëjnë me të. Sigurisht në këtë ka ndikuar lidhja që kishte me librat e Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajimit. Ka qenë i përkushtuar edhe në tefsirin dhe në degët e tij. Ishte thelluar në të derisa edhe u bë një lloj reference. Në lëmin e tefsirit ka një mori veprash goxha të rëndësishme, si:
1) Tejsirul Kerimi Rrahman fi tefsiri Kelamil Menan, tetë vëllime;
2) Tejsirul Letifil Menan fi hulasati tefsiril Kuran
3) El-Kavaidul hisan li tefsiril Kuran
Natyrisht që ka edhe vepra të tjera të rëndësishme, disa prej të cilave, si propozim dhe këshillë për t’i përvetësuar, po jua paraqesim në vijim:
29
1) El-Irshad ila marifetil ahkam
2) Err-Rrijad en-nadireh
3) Behxhetu kulubil ebrar
4) Menhexhu es-salikine ue teudihul fikhi fi ed-din
5) Hukmu shurbi duhan ue bejihi ue shiraihi
6) El-Fetava es-sadijeh
7) El-Hakkul uadihul mubin bi sherhi teuhidil enbijai uel murselin
8) Teudihul kafijeti shafijeh
Ka tri përmbledhje hutbesh, siç ka libra, punime dhe hulumtime të tjera të shumta në fikh, teuhid, hadith, usul, probleme shoqërore, fetva etj.
Papritmas hoxhë Abdurrahman Es Sadi u sprovua me një sëmundje të rëndë, e cila sinjalizonte afrimin e vdekjes së tij. Kështu, pas një jete të tërë në shërbim të fesë e dijes në natën e së enjtes, më 23 xhumade’th-thani 1376, në qytetin e Unejzës, vdiq hoxha ynë i dashur, duke lënë kujtime të çmuara pas vetes. Të gjithë ata që e njohën, që dëgjuan për të apo që lexuan librat e tij, përjetuan goditje dhe pikëllim të madh nga humbja e tij. Allahu e pastë mëshiruar hoxhën tonë të dashur, ndërsa neve na mundësoftë të përfitojmë nga dija e tij!
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013