36- باب فضل من عال ابنته المردودة - 43
|
|
Kapitulli 36 (43):
Vlera e përkujdesjes për vajzën e kthyer
|
|
60/82 Mikdam bin Ma’di Kerib transmeton ta ketë dëgjuar të Dërguarin e All-llahut ﷺ duke thënë: «Lëmoshë të llogaritet ajo me çka e ushqen vetveten; fëmijën tënd; gruan tënde dhe shërbëtorin tënd.»
|
60/82 عَنِ الْمِقْدَامِ بْنِ مَعْدِي كَرِبَ؛ أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: «مَا أَطْعَمْتَ نَفْسَكَ فَهُوَ لَكَ صَدَقَةٌ، وَمَا أَطْعَمْتَ وَلَدَكَ فَهُوَ لَكَ صَدَقَةٌ، وَمَا أَطْعَمْتَ زَوْجَكَ فَهُوَ لَكَ صَدَقَةٌ، وَمَا أَطْعَمْتَ خَادِمَكَ فهو لك صدقة»
صحيح - «الصحيحة» (452) .
|
|
|
KOMENTIMI I PËRGJITHSHËM I HADITHIT
|
Siç e kemi thënë, Imam Buhariu ka bërë kategorizimin e haditheve në mënyrë tematike të përkryer. Ai, në fakt, ka vënë koncepte fetare, për të cilat ka dëshmuar më pas me hadithe. Këtë e vërejmë më së miri nga emërtimet që i ka bërë kapitujve. Në kapitujt e mëparshëm mësuam për vlerën e përkujdes për vajzat, për motrat (vajzat që iu ka vdekur prindi), ndërsa ngeli të dihej edhe për fatin e vajzave që kanë qenë të martuara por që për një ose arsye tjetër janë kthyer prapë në shtëpi të babait. Imam Buhariu, për të dëshmuar për përkujdesjen ndaj tyre, solli këtë hadith, i cili e dëshmon atë, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fakt, ka një hadith që Imam Buhariu e ka sjellë në këtë libër por që është klasifikuar si i dobët nga Albani. Kështu, hadithi ynë e trajton këtë çështje në kuadër të përkujdesjes së përgjithshme për fëmijët dhe familjen. ‘Vajza e kthyer’ është fëmijë, si gjithë fëmijët e tjerë. Asaj i takon përkujdesja nga babai ose nga vëllai, nëse babai ka vdekur.
|
|
SHPREHJE TË HADITHIT
|
[për vajzën e kthyer]: vajzën e kthyer tek babai pas vdekjes së burrit ose shkurorëzimit.
|
[Lëmoshë të llogaritet...]: nëse e kryen si vepër me të cilën synon kënaqësinë e All-llahut dhe shpërblimin e Tij.
|
|
MËSIME TË PËRFITUARA NGA HADITHI
|
1) Konfirmimi i përkujdesjes edukative dhe materiale për vajzat, në përgjithësi, dhe ato të kthyerat në veçanti.
|
2) Përkushtimi i Islamit për familjen në përgjithësi.
3) Shpërblimi për përkujdesjen materiale për familjen arrihet vetëm me nijet, dhe këtë pavarësisht se a bëhet fjalë për furnizimin e detyruar apo atë vullnetar, vetëm se në rastin e parë, pra në furnizimin e detyruar, e përmbush detyrimin, edhe nëse nuk e ke synuar si vepër me të cilën afrohesh tek All-llahu i Madhëruar.
|
4) Vlera e nijetit dhe se ai adetin e shndërron në ibadet.
|
5) Vlera e dhënies ushqim për të varfrit.
|
6) Përkushtimi i Islamit për mirësjelljen me robërit dhe shërbëtorët.
|
7) Mos përbuzja e asnjë vepre të mirë, sado e vogël që të jetë.
|