THËNIE TË URTA NGA ALIU [All-llahu qoftë i kënaqur me të!]
|
|
1.
|
Po të ishte varfëria burrë, do ta mbysja.
|
2.
|
Koprraci jeton në dynja si i varfër ndërsa llogaritet në ahiret si i pasur.
|
3.
|
Ai që bën padrejtësi, ai që i ndihmon të padrejtit dhe ai që pajton me të padrejtin, që të tre janë bashkëpjesëmarrës në mëkat.
|
4.
|
Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit. Merre atë edhe po e gjete tek hipokriti.
|
5.
|
Nëse ke mendje dhe jo dituri, je sikur njeriu që ka këmbë por s’ka këpucë.
|
6.
|
Njerëzit janë armiq të asaj që nuk e njohin.
|
7.
|
Kur të qajë trimi, frikacaku qeshë.
|
8.
|
Kujdes të përshpejtosh gjërat para kohe apo t’i zvarritësh pasi t’i kesh vënë në dorë.
|
9.
|
Besimi është njohje me zemër, miratim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë.
|
10.
|
Ai që shpreson gjatë, i keqëson veprat.
|
11.
|
Çuarja e amanetit në vend është çelës i furnizimit (nga All-llahu).
|
12.
|
Qortoje vëllanë duke u sjellë mirë me të dhe largoja sherrin duke e furnizuar me të mira materiale.
|
13.
|
I pasuri koprrac është më i varfër se si i varfri bujar.
|