Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Kujtesa e Ummetit - prill

IV. MUAJI PRILL

 

01.

1 prill 1748

Zbulohen rrënojat e Pompeit

 

Inxhinieri spanjoll Rocque Joaquin de Alcubierreri zbulon rrënojat e Pompeit, qytet i shkatërruar nga vullkani në vitin 76. Objektet e mbuluara nga hiri i vullkanit ishin ruajtur për shekuj për shkak të mungesës së ajrit dhe lagështisë, duke krijuar një pasqyrë jashtëzakonisht të hollësishme të jetës në një qytet romak të asaj periudhe. Pompei ka qenë një destinacion i rëndësishëm turistik në Itali për më shumë se 250 vjet; sot gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO; dhe vizitohet nga përafërsisht 2.5 milion njerëz çdo vit.

 

1 prill 1889

Përurohet Kulla Eifel

 

Kulla mori emrin e projektuesit dhe arkitektit të saj, Alexandre Gustave Eiffel, i cili e ndërtoi strukturën për ekspozitën ndërkombëtare të Parisit, 1889. Ajo është një ndër monumentet më të njohura në botë. Në fillim nuk kishte këtë popullaritet, madje shkrimtarët Guy de Maupassant dhe Alexandre Dumas e kritikuan e cilësonin atë sinjë "makth të tmerrshëm" në zemër të Parisit.

 

1 prill 1966

Fillon revolucioni kulturor në Kinë

 

MaoCeDuni mbledh një grup radikalësh duke përfshirë gruan e tij JiangQing dhe ministrin e Mbrojtjes LinBiao, për ta ndihmuar në sulmin kundër udhëheqjes aktuale të partisë dhe për vendosjen e autoritetit të tij. Për të nxitur kultin e personalitetit të Maos, gjatë fazës së parë të Revolucionit Kulturor, ministri i Mbrojtjes, LinBiao, u kujdes që "Libri i vogël i Kuq" me citatet të Maos të shtypej dhe shpërndahej mes miliona kinezëve. Rreth 1,5 milionë njerëz u vranë gjatë Revolucionit Kulturor kinez, dhe miliona të tjerëve vuajtën burgim, konfiskim prone, tortura apo poshtërim publik.

 

1 prill 1976

Themelohet AppleInc

 

AppleInc u formua nga nga SteveJobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne. Steve Jobs vdiq më 2011, në moshën 55 vjeçare. StephenGaryWozniak, i njohur si "Woz", është inxhinier elektronik dhe programues kompjuteri. Ai projektoi kompjuterat Apple I dhe II në fund të viteve 1970. Ronald Gerald Wayne ishte përgjegjës për mbikëqyrjen administrative të AppleInc, por shpejt hoqi dorë, duke e shitur pjesën e tij të kompanisë për 2300 dollarë. Sot, kjo 1/3 që Wayne shiti, ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

 

1 prill 1992

Fillon lufta në Bosnjë

 

Fillimi i Luftës së Bosnjës, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë. Shifrat më të fundit tregojnë se rreth 100.000 njerëz u vranë, 20,000 deri 50,000 gra u përdhunuan, dhe mbi 2,2 milion persona u zhvendosën, duke e bërë atë konfliktin më shkatërrues në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

1 prill 2009

Anëtare të reja të BE-së

 

Kroacia dhe Shqipëria bëhen anëtare të NATO-s.

 

02.

2 prill 1262

Vdes dijetari islam, El-Izz bin Abdus Selam

 

Abdul Aziz bin Abdus Selam bin Ebi el-Kasim, i njohur si Izzuddin Abdus Selam, ka qenë një prej dijetarëve muslimanë në shkencat e fikhut dhe hadithit. Ka ushtruar edhe postin e gjykatësit dhe ka qenë i njohur për qëndrimet e tij të ashpra karshi pushtetarëve. Kjo i ka dhënë nofkën ‘Sulltani i Dijetarëve!

 

2 prill 1243

Bie Murcia

 

 

Murcia, një provincë në Spanjë, që bashkë me disa provinca tjera përbënin pjesën lindore të shtetit islam në Spanjë, dorëzohet pa luftë.

 

2 prill 1453

Fillon rrethimi i Kostandinopojës që njëherësh shënon fundin e perandorisë romake

 

 

Sulltani osman Mehmed II fillon rrethimin e Kostandinopojës dhe e merr atë në 29 maj. Marrja e Kostandinopojës shënoi fundin e Perandorisë Romake, shtet perandorak që kishte zgjatur për gati 1500 vjet. Pas pushtimit të kryeqytetit bizantin, Sulltan Mehmeti e transferoi kryeqytetin e Perandorisë Osmane nga Adrianopoja (Edirne) për në Kostandinopoje (Stamboll).

 

2 prill 1513

Zbulohet Florida nga Ponce de Leon

 

 

Juan Ponce de Leon (1474 - 1521) ishte eksplorues dhe kolonizator spanjoll. Ai u bë guvernatori i parë i Porto Rikos, dhe udhëhoqi ekspeditën në Florida, të cilës i vuri edhe emrin.

 

2 prill 1885

Lindi Ahmed Hasan Zejjat

 

Një nga shkrimtarët e mëdhenj egjiptian. Ka qenë kryeredaktor i revistës Err-rrisale (Meazhi) sikur që për 20 vite ka qenë anëtar i akademisë së gjuhës arabe në Ejipt. Ka shkuar tetë libra, prej të cilëve edhe librin Historia e LetërsisëArabe, që është botuar njëzet herë.

 

2 prill 1921

AlbertEinstein paraqet në Nju York teorinë e tij të re të Relativitetit

 

Ai dha disa leksione në Universitetet Kolumbia dhe Princeton. Në Uashington, i shoqëruar nga përfaqësues të Akademisë Kombëtare të Shkencave, Einstein bëri një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Në kthimin e tij në Evropë ai ndaloi në Londër, ku u takua me disa figura të njohura shkencore, intelektuale dhe politike, dhe mbajti një leksion në King College.

 

03.

3 prill 1075

Vdes halifeja El-Kaimubi-Emril-Lah

 

 

El-Kaimu bi Emril-Lah ka qenë prijës nga dinastia abbasite, respektivisht ka qenë halifeja i 26-të. Sundimi i tij ka zgjatur 44 vite.

 

3 prill 1708

Forcat osmane çlirojnë qytetin Oran

 

 

Oran është qytet në Algjeri që kishte rënë nën sundimin spanjoll. Në këtë betejë ranë 7500 muslimanë, 15000 spanjollë ndërsa u zunë robër hiq më pak se 5000 spanjollë.

 

3 prill 1941

Paralajmërimi për pushtimin e Rusisë nga Gjermania

 

 

Kryeministri britanik Winston Churchill paralajmëron Stalinin mbi pushtimin gjerman të Rusië. Por disa historianë tani thonë se Stalini ishte në dijeni të planeve të Hitlerit. Mosveprimi i Stalinit, pavarësisht dijenisë rreth "Operacionit Barbarosa " për pushtimin e Rusisë, vazhdon të jetë një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Stalini kishte të dhëna të sakta lidhur me operacionin nazist, por nuk reagoi. Gjermania do të fillonte zbatimin e operacionit Barbarossa kundër BRSS-së në mes të qershorit 1941.

 

 

3 prill 1949

Traktati i Atlantikut të Veriut

 

 

 

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Kanadaja nënshkruajnë paktin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO; të nesërmen ky pakt do të nënshkruhej edhe nga 8 vende të tjera evropiane;, Belgjika, Danimarka, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia.

 

 

3 prill 1958

Rebelët e Fidel Kastros sulmojnë Havanën

 

 

Fidel Castro përqafoi ide anti - imperialiste të majta ndërsa ishte student juridiku në Universitetin e Havanë. Në vitin 1953, Kastru u burgos për një vit, pas një sulmi të dështuar mbi kazermat Monkada. Pas lirimit, Fideli shkoi në Meksikë, ku formoi një grup revolucionar me vëllain e tij Raul dhe mikun Çe Guevara. Pas kthimit në Kubë, Kastro udhëhoqi Revolucionin Kuban, i cili rrëzoi Batistan në vitin 1959.

 

 

 

 

 

04.

4 prill 1581

Francis Drake merr titullim e 'Kalorësit' nga Mbretëresha Elizabeth për përfundimin e një udhëtimi rreth botës me anije

 

 

Drake ishte i dyti në komandë i flotës angleze kundër Armadas spanjolle në 1588. Ai vdiq nga ethet në janar 1596 pas një sulmi pa sukses kundër qytetit San Juan, Puerto Rico, dhe u varros në det pranë brigjeve të Panamasë. Bëmat e Drejkut janë legjendare. Për kapjen e tij gjallë a vdekur, mbreti spanjoll Filipi II ofroi një shpërblim prej 20.000 dukatesh (6.5 milionë dollarë me vlerën e sotme).

 

4 prill 1796

Shkenca e Paleontologjisë

 

 

Georges Kuvie mbajti leksionin e tij të parë paleontologjik në Muzeun Kombëtar të Historisë së Natyrës në Paris, duke folur mbi fosilet e elefantëve dhe llojeve të ngjashme; me këtë, Kuvie u bë themelues i shkencës së paleontologjisë, e cila shtrihet në kufirin ndërmjet biologjisë dhe gjeologjisë, por ndryshon nga arkeologjia.

 

4 prill 1926

Diktatori grek Theodorus Pangalos zgjidhet president

 

 

Pangalos lindi në ishullin e Salaminës. Pangalos u diplomua i pari në klasën e tij nga Akademia ushtrake në vitin 1900 dhe vazhdoi studimet në Paris, Francë. Më 24 qershor 1925, oficerët besnikë të tij, rrëzuan qeverinë e Pavlo Kountouriotis me grusht shtet. Pangalo e shpalli veten diktator dhe president, dhe menjëherë filloi të ndjekë penalisht të gjithë ata që mund të sfidonin autoritetin e tij. Së shpejti, shumë nga oficerët që e kishin ndihmuar të vinte në pushtet vendosën se ai duhej të hiqej; më 24 gusht 1926, një kundër - grusht shtet e hoqi nga froni, dhe PavlosKountouriotis u rikthye si president.

 

4 prill 1932

Vitamina C

 

 

Profesor C.G. King i Universitetit të Pitsburgut, Pensilvani, veçoi Vitaminën C, pas pesë vitesh kërkimi në laborator. Këshilla e tij e parë ishte; merrni një limon, shtrydheni, lëngun e tij pijeni, dhe shpejt do të ndjeheni më mirë.

 

4 prill 1939

Mbytet mbreti irakian Gazi bin Fejsal

 

 

Ndonëse aksident trafiku, në popull qarkullonin fjalë se ishte komplot se prapa tij qëndrojnë anglezët, duke bërë popullin kështu të çohet në protestakundër tyre.

 

4 prill 1968

Vritet MartinLuterKingu

MartinLutherKing, Jr vritet nga JamesEarlRay në një motel në Memphis të shtetit Tennessee. Një ditë më parë King kishte mbajtur fjalimin e tij ku tha se kishte parë ëndërr sikur ishte ngjitur në majën e një mali të lartë dhe prej andej pa tokën e premtuar.

 

 

 

05.

5 prill 1578

Shteti Osman i shpallë luftë Iranit

 

Komandant iforcaveosmane në këtë beteje ishte Lala Mustafa Pasha, çliruesi i Qipros. Shpallja e kësaj lufte qe bërë pas vdekjes së shahut safevit të Iranit, Tahmaspit.

 

5 prill 1897

Fillon Lufta greko - turke, e quajtur "Lufta 30 ditëshe", midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane

 

 

Shkaku ishte çështja e statusit të provincës së Kretës nën kontrollin osman, dhe grekët kërkonin bashkimin e saj me Greqinë. Si rezultat i ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha, pas luftës, Kreta u bë shtet autonom nën sovranitetin osman, me Princin George të Greqisë si Komisioner të Lartë. Kjo luftë ishte gjithashtu përpjekja e parë me të cilën Greqia si shtet provonte veten ushtarakisht dhe politikisht që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1821.

 

5 prill 1911

Lindi dijetari Muhammed Mutevel-li Sha’ravi

 

 

Një nga dijetarët dhe predikuesit më të spikaturmuslimanë të shekullit XX. Është njohur për komentimin e Kur’anit dhe në këtë lëmi ka një libër disavëllimsh. Ka qenë po kështu ministër i Vakëfeve.

 

5 pill 1917

Lindi Xhadul Hakk

 

 

Një dijetar musliman me renome. Ka qenë imami i dyzetedytë në linjën e Shujhëve të Az’harit. Ka qenë po kështu ministër i Vakëfeve në Egjipt.

 

5 prill 1955

Winston Churchill jep dorëheqje

 

 

Njeriu i thënies "kurrë mos u tërhiq", Winston Churchill, (1874 -1965) jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik, AnthonyEden zë vendin e tij. Churchilli kishte pësuar një goditje të rëndë në tru në qershor të vitit 1953 që i preku atij aftësinë për të folur dhe ecur. I vetëdijshëm se ishte ngadalësuar si fizikisht dhe mendërisht, WinstonChurchill doli në pension.

 

06.

6 prill 634

Nisen ushtritë për çlirimin e Shamit

 

 

Pas përfundimit të luftës kundër atyre që dezertuan, Ebu Bekri formoi katër brigada për çlirimin e Shamit, komandën e të cilave ia dha Ubejde bin Xharrahut, Amr bin el-Asit, Shurejhabil bin Hasenes dhe Jezid bin Ebi Sufjanit.

 

6 prill 1534

Barbarosa komandant i forcave detare

 

Hajruddin Barbarosa, emërohet komandant I forcave detare të perandorisëosmane. Llogaritet një burrështetas imadh dhe gjithsesi një nga komandantët detarë më të njohur në tërë botën.

 

6 prill 1896

Lojërat e para olimpike u hapën në Athinë

 

 

Lojërattërhoqën atletë nga 14 vende; ekipet më të mëdha që ishin nga Greqia Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Më 6 prill 1896, amerikani James Connolly fitoi garën e kërcimit të trefishtë të bëhet kampioni i pare olimpik në më shumë se 1500 vjet.

 

 

6 prill 1981

Shtypja e protestës së studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija

 

 

 

Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet “Kosova Republikë!”

 

 

6 prill 1992

Rrethimi i Sarajevës

 

 

 

Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 (1.425 ditë); tre herë më shumë se rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

 

 

6 prill 1997

Fatkeqësi në Mina

 

 

Si pasojë e zjarreve të përhapura në Mina, vendqëndrimin e haxhilerëve në Mekë, vdiqën 343 haxhilerë ndërsa u dogjën me mijëra tenda.

 

 

 

07.

7 prill 1161

Vdes halifeja ababsit El-Mustenxhidbil-Lah

 

 

Është halifeja i 32 në dinastinë abbasite. Llogaritet ndër më të mirët nga kjo dinasti. Ai urrente padrejtësinë dhe taksat, të cilat i kishte eliminuar njërën pastjetrës.

 

7 prill 1939

Italia pushton Shqipërinë

 

 

Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin Italian të Shqipërisë.

 

08.

8 prill 796

Vdes Hisham AbduRrahman

 

 

Hishami ka qenë një ndër princërit më të njohur të Spanjës muslimane. Ka vdekur shumë i ri, 40 vjeç. Ka qenë i përzgjedhuri i babait për të sunduar me Spanjën në mesin e 11 vëllezërve të tij. Ka qene i njohur për vendosmërinë dhe guximin.

 

8 prill 1783

Katerina II e Rusisë anekson Krimenë

 

 

Gjatë sundimit të saj, Katerina e Madhe u përpoq t'i bënte përshtypje Perëndimit, ndërsa pa mëshirë ushtronte autoritetin e saj mbi Rusinë dhe rajonin përreth. Në botë, Katerina e paraqiste veten si monarke i drejtë që interesohej për mirëqenien e popullit të vet. Por në të njëjtën kohë, aneksoi shumë prej asaj që sot është Ukrainë, copëtoi Poloninë dhe shtypi brutalisht kryengritjen më të madhe fshatare në historinë ruse.

 

8 prill 1946

Lidhja e Kombeve zhvillon mbledhjen e saj të fundit

 

Arsyeja ishte se tanimë ishte themeluar Këshilli i Kombeve të Bashkuara.

 

09.

9 prill 1066

Vdes Imam Bejhakiu

 

 

Bejhakiu, ka qenë një nga dijetarët muslimanë në fushat e hadithit dhe fikhut që kanë jetuar në shekullin e pestë hixhrijj. Ai është autor i librave të  famshëm Es-Sunen el-kubra, Delailen-nubuvveh dhe El-esma ve sifat.

 

9 prill 1241

Mongolët fillojnë pushtimin e Evropës

 

 

Në Liegnitz, ushtria mongole ndeshet me trupat polake dhe gjermane dhe i mposht ata. Fitorja ishte e plotë dhe komandanti mongol Baidar urdhëroi njerëzit e tij për të filluar mbledhjen e veshëve nga armiqtë e vrarë.

 

9 prill 1413

Henry V, 27 vjeç, kurorëzohet mbret i Anglisë

 

 

Ai qëndroi mbret deri në vdekje në moshën 35 vjeçare (1422). Ai ishte mbreti i parë britanik që filloi të përdorë anglishten në korrespondencën e tij personale që prej pushtimit Norman 350 vjet të shkuara.

 

9 prill 1961

Vdes mbreti Zogu

Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç - pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht. Zogu kishte qenë monark absolut, i fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. "Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë", ka thënë Zogu në një rast. Historiani amerikan RaymondHutchison do ta quante Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve.

 

 

 

10.

10 prill 1864

ArqidukaMaximilian perandor

 

 

Arqiduka Maximilian i Habsburgëve shpallet perandor i Meksikës gjatë ndërhyrjes franceze në këtë vend.

 

10 prill 1919

EmilianoZapata vritet pabesisht

 

 

Udhëheqësi i Revolucionit meksikan Emiliano Zapata vritet pabesisht në pritë nga forcat qeveritare në Morelos.

 

10 prill 1941

Kroacia e pavarur nga Jugosllavia

 

 

Fuqitë e Boshtit në Evropë krijojnë Shtetin e Kroacisë të pavarur nga Jugosllavia e pushtuar, duke vendosur në pushtet ustashët fashistë të Ante Paveliçit.

 

10 prill 2010

Vdes presidenti polak LechKaczyński

 

 

Aeroplani i forcës ajrore polake Tu - 154M rrëzohet pranë Smolenskut, Rusi, duke vrarë 96 njerëz në bord, përfshi edhe presidentin polak LechKaczyÅ„ski dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë tëtë Polonisë.

 

11.

11 prill 1257

Vdes Izzuddin Ejbek

 

 

IzuddinEjbek ka qenë sulltani i parë i dinastisë memalike në Egjipt, e cila qe ngritur mbi rrënojat e shtetit ejjubit.

 

11 prill 1814

Napoleoni kapitullon

 

 

Traktati i Fontainebleaut përfundon Luftën e Koalicionit të 6 vendeve evropiane kundër Napoleon Bonapartit, i cili detyrohet të kapitullojë pa kushte dhe internohet në ishullin Elba.

 

11 prill 1945

Lufta e dytë Botërore: Aleatët çlirojnë kampin e përqendrimit Buchenwald

 

 

Kampi gjerman nazist ngritur në Ettersberg pranë Weimarit, Gjermani, në korrik të vitit 1937, ishte një nga kampet e para dhe më i madhi në tokën gjermane, pas Dachaut. "Ndërsa iu afruam kampit dhe e pamë atë që ishte brenda ... një frika e tmerrshme pushtoi zemrat tona. Menduam; Ç'është kjo? Dhe ndërsa u afruam më shumë, pamë skelete që ecnin përreth; burra, të moshuar, të rinj, vetëm lëkura dhe kocka u kishin mbetur".(Nga kujtimet e pilotit kanadez Ed Carter-Edward rreth mbërritjes së tij në Buchenwal)

 

11 prill 1970

Dështon misioni i Apollo 13

 

 

Gjatë projektit amerikan prej 7 fluturimesh në Hënë, vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tre ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim bombol oksigjeni e dëmtoi anijen. Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbritjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti astronautët gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.

 

11 prill 1985

Vdes diktatori komunist, Enver Hoxha

 

 

Në Tiranë, në moshën 76 vjeçare, vdes Enver Hoxha. Vdekjen e tij shtypi vendor do ta quante "humbje e thellë" derisa shtypi i huaj do ta quante "vdiq diktatori më mizor." Vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë.” Më 1992, trupi i Enver Hoxhës do të hiqej nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

 

 

 

12.

12 prill 1204

Plaçkitet Stambolli (Kostandinopoja)

 

 

Kryqtarët e Kryqëzatës së Katërt kapërcejnë muret e Kostandinopojës dhe një ditë më pas plaçkitin qytetin.

 

12 prill 1654

Miratimi i Mbretërisë së Bashkuar

 

 

Në Londër, Anglia dhe Skocia bashkohen, duke themeluar kështu Mbretërinë e Bashkuar.

 

12 prill 1955

Vaksina kundër poliomielitit

 

 

Vaksina e kundër poliomielitit e zhvilluar nga doktori amerikan JonasSalk u shpall "e sigurt, efektive, dhe e fuqishme."

 

12 prill 1961

Njeriu i parë në hapësirë

 

 

BRSS, Kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin bëhet njeriu i parë në hapësirë dhe njeriu i parë në orbitën e tokës në një anije hapësinore.

 

12 prill 1970

Vdes Fadil bin Ashur

 

 

Fadil bin Ashur ka qenë një nga figurat bashkëkohore të mendimit islam në Tunizi dhe botën arabe në përgjithësi.

 

13.

13 prill 685

Vdes Jezid bin Muavije

 

 

Jezidi është i biri i Muaviut, birit të Ebu Sufjanit. Është Halifeja i dytë i dinastisë emevite. Ka sunduar katër vite ndërsa ka vdekur duke qenë 38 vjeçar.

 

13 prill 1250

Dështojnë kryqtarët në Faraskur

 

 

Muslimanët ia arritën të mposhtin forcat kryqtarë në Faraskur, Egjipt, në ekspeditën e tyre të shtatë. Po kështu, ata zunë mbretin e Francës, rob Luisin IX.

 

13 prill 1909

Rebelim kundër Sulltan Abdul Hamidit

 

 

Njësi të ushtrisë osmane, që përkrahnin forcat laike, organizuan një rebelim kundër Sulltan Abdul Hamidit II, i cili për epilog pati shkarkimin e këtij të fundit nga detyra. Në histori, kjo ngjarje njihet si “Ndodhia e 31 marsit.”

 

13 prill 1943

Nazistët zbulojnë varrezën masive të oficerëve polakë pranë Katynit

 

 

Ata kishin qenë robër të sovjetikëve. Bashkimi Sovjetik e mohoi fillimisht përgjegjësinë për vrasjen e tyre ndërsa më vonë, në vitin 2010, parlamenti rus miratoi një deklaratë ku për këtë e fajësonte Stalinin. Numri i viktimave është vlerësuar në rreth 22.000, të gjithë të përzgjedhur për t'u vrarë pasi ishin cilësuar si kundërshtarë të mundshëm në të ardhmen kur sovjetikët të merrnin kontrollin e Polonisë.

 

14.

14 prill 1828

Noah Webster merr të drejtat e autorit për botimin e parë të fjalorit të tij

 

 

Emri Webster sot është sinonim i "fjalorit" në Shtetet e Bashkuara, sidomos me fjalorin modern Merriam – Webster, që njihet si i pari fjalor amerikan i gjuhës angleze. NoahWebster, leksograf, konsiderohet si një nga themeluesit e kombit amerikan.

 

14 prill 1865

Atentat ndaj presidentit amerikan Abraham Linkoln

 

 

Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC, nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, "Sicsempretyrannis!" - "Kështu gjithmonë tiranëve!” Linkolni vdiq të nesërmen, më 15 prill, në mëngjes.

 

14 prill 1998

 

Vdes përkthyesi i Kur'anit në shqip, Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti lindi në vitin 1920. Filloren e kreu në Banullë, më pas ka vazhduar Medresenë e Ferizajt, pastaj të Prizrenit, ndërsa është diplomuar më 1944, pranë myderriz Ahmet ef. Mardoqit, i cili shërbente në Medresenë “Pirinaz” të Prishtinës. Në fillim, që nga viti 1945, shërbeu si mësues, sikurse shumë hoxhallarë të tjerë ndërsa më pas u angazhua në jetën fetare.

Ka ushtruar këto detyra:

-          Imam në xhaminë e Gllogocit,

-          kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit,

-          arsimtar në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës,

-          drejtor i Medresesë 1973-1983, 

-          kryetar i Shoqatës së Ulemave të Kosovës

-          myfti i Prishtinës prej vitit 1985 deri më 1990.

Sherif Ahmeti ka qenë i shquaredhepër kontributin e tij në publicistikën islame ndërsa ka përkthyer edhe kuptimet e Kur’anit Fisnik në shqip. Vdiq më 14 Prill 1998, në moshën 78 vjeçare, në Prishtinë, ku edhe u varros.

 

15.

15 prill 1642

Lindi Sulejman Han II

 

 

Sulejman Hani II është sulltan osman i cili familjes Köprülü, familje kjo me origjinë shqiptare, ia ktheu pushtetin e Vezirëve të Mëdhenj. 

 

15 prill 1755

Botohet fjalori i SamuelJohnson

 

 

Botohet në Londër Fjalori i Gjuhës Angleze nga Samuel Johnson (mes fjalorëve më me ndikim në historinë e anglishtes). Atij iu deshën 9 vjet për të përfunduar Fjalorin, edhe pse kishte thëne se do ta përfundonte atë në tre. Deri në botimin e Oxford English Dictionary, 173 vjet më vonë, Fjalori i Johnsonit konsiderohej si i vetmi fjalor autoritativ në anglisht - me 42.773 fjalë të ilustruara me rreth 114,000 citime letrare.

 

15 prill 1912

Fundoset Titaniku

 

 

Anija e udhëtarëve Titanik zhytet në Atlantikun e Veriut dy orë e dyzet minuta pas përplasjes me një ajsberg. Vetëm 710 nga 2,227 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord shpëtuan.

 

15 prill 1923

Përdorimi i parë publik i insulinës

 

Për herë të parë Insulina vihet në dispozicion për përdorim të gjërë nga njerëzit me diabet. Insulina ishte zbuluar në vitin 1922 dhe sot përdoret çdo ditë në trajtimin e diabetit. Ajo nxirret nga pankreasi e deleve, lopëve dhe me mënyra të tjera, përfshi syntetizimin në laborator. Insulina - hormon natyral i prodhuar nga pankreasi- është jetik për metabolizmin e karbohidrateve në trup. Një sipërbollëk i insulinës në organizëm shkakton shumëllojshmëri simptomash, përfshi gjendje kome.

 

 

 

16.

16 prill 1705

Njutoni merr titull nga mbretëresha

 

 

Mbretëresha e Anglisë, Anne, shkon në kolegjin Trinity, Kambrixh, Londër, dhe nderon me titullin e kalorësit Isak Njutonin - personi i parë që merr këtë titull për kontributin në shkencë. Deri atëherë, Njutoni kishte shpikur kalkulusin, kishte zbuluar efektin e diellit dhe hënës mbi valët e oqeaneve, dhe kishte kryer studime të ndryshme mbi dritën dhe ngjyrat.

 

16 prill 1939

Reuzohet pakti anti-nazist

 

 

Stalini kërkon nga britanikët dhe francezët të nënshkruajnë së bashku me BRSS-në paktin anti - nazist. Pak muaj më pas, në orët e vona të mbrëmjes së 23 gushtit, një pakt tjetër i kundërt do të nënshkruhej në Moskë; Pakti Ribbentrop-Molotov, apo marrëveshja sovjeto – naziste për mos-sulmim.

 

16 prill 1940

Vdes Ibn Badisi

 

 

Ibn Badisi ka qenë një reformator algjerian, lider i lëvizjes El-Islah (Reforma) dhe kryetari i parë i Shoqatës së Dijetarëve në Algjeri. Në funeralin e tij morën pjesë më shumë se njëqindmijë njerëz që kishin ardhur nga e tërë Algjeria.

 

16 pill 1972

Apollo 16 u nis për në Hënë

 

 

Në bord ndodheshin astronautët XhonJang, Thomas Mattingly dhe ÇarlsDjuk. Jang dhe Djuk zbritën në jugperëndim të zonës ku ishte ulur Apollo 11. Astronautët mblodhën rreth 100 kg gurë hënorë, si dhe vendosën në sipërfaqe disa aparate shkencorë. Misioni zgjati 11 ditë.

 

17.

17 prill 633

Beteja e Medharit

 

 

 

Nën komandën e Halid bin Velidit, muslimanët arrijnë fitore në betejën e Medharit, i cili është një vend afër Basras, Irak, respektivisht në pjesën lindore të lumit Tigri.

 

 

17 prill 1524

Zbulohet gjiri i Nju Jorkut

 

 

GiovanniVerrazano, eksplorues fiorentinas, zbulon gjirin e Nju Jorkut për llogari të francezëve. Në vitin 1528, gjatë udhëtimit të tij të tretë në Amerikën e Veriut, pasi kishte eksploruar Floridën, Bahamas dhe Antillet, Verrazzano ankoroi anijet e tij dhe zbriti në ishullin Guadeloupe, ku ra në duart e banorëve kanibalë. Burime të tjera sugjerojnë se Verrazzano u ekzekutua për pirateri nga spanjollët në Puerto del Pico, Spanjë.

 

17 prill 1961

Provokohet konflikt në Kubë

 

 

Mbështetur nga qeveria amerikane, rreth 1500 emigrantë të armatosur kubanë, të përgatitur nga CIA, zbarkojnë në Gjirin e Derrave në Kubë, për të nxitur një rebelim për të përmbysur regjimin. Ushtria kubane i mundi ata lehtësisht dhe deri më 20 prill, shumica ishin vrarë ose kapur. Në dhjetor 1962, Kastro i liroi robërit në këmbim të 53 milionë dollarë ndihma në ushqim dhe ilaçe të siguruara privatisht në Shtetet e Bashkuara.

 

17 prill 1971

Traktat për union të republikave arabe

 

 

Libia nënshkruan në Bengazi traktatin e Unionit të Republikave të Bashkuara Arabe m Egjiptin dhe Sirinë.

 

17 prill 1974

Themelimi i Organizatës për Ringjalljen e Aktivitetit Islam

 

 

Për të sfiduar përhapjen në rritje të krishterimit në Afrikë, në Sudan, themelohet Organizata e Ringjalljes së Aktiviteti Islam. Aktivitetet e organizatës vazhdojnë dhe sot dhe këtë me një veprimtari të zgjeruar edukative e fetare.

 

17 prill 2004

Vritet Dr. Abdul AzizRentisi

 

 

Dr. Rentisi ka qenë lider i lëvizjes Hamas në Gaza dhe njëherësh njëri nga themeluesit e saj. Ka kaluar kohë të gjatë nëpër burgje. Ka qenë gazetar dh poet. Pas vdekjes së Ahmed Jasinit, iu besua pozita e liderit të lëvizjes Qëndrimet e tija dhe oratoria që kishte e bënin të rrallë, gjë që nuk u pritën mirë nga të tjerët. Ai u vra nga një predhë që sulmoi veturën e tij.

 

17 prill 1993

Vdes Turgut Ozal

 

 

Ka qenë presidenti i tetë i republikës turke që nga rënia e hilafetit islam. Me prejardhje ka qanë nga Malatja. Ka studiuar në Universiteti Teknik të Stambollit. Ka qenë në lidhje me Erbakanin dhe pjesë e partisë së tij. pas puçit, Ozal formon parti të veten ku i fiton zgjedhjet. Ka qenë i njohur për qasjen e tij pro-islame. Ka kryer haxhin dhe ka ndërmarrë veprime sa ka qenë kryeministër në interes të kauzës islame, të cilat janë stopuar nga presidenti Kenan Evren. Në vitin 1990 zgjidhet president i Turqisë, post ky që e mban deri në 1993, ku, befasisht, nga një atak kardiak, vdes.

 

18.

18 prill 1590

Urdhri për ndërtimin e xhamisë Sulltan Ahmet

 

 

Sulltan Ahmeti I, sulltani i 14-të i perandorisë osmane - jep urdhër për ndërtimin e një xhamie në Stamboll. Xhamia Ahmet është një xhami historike dhe njihet gjerësisht si Xhamia Blu për pllakat blu që zbukurojnë muret e brendshme të saj. Xhamia e Ahmetit përfundoi pas 6 vjetësh, dhe sot e kësaj dite mbetet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës klasike osmane. Mes zbukurimeve të brendshme të Xhamisë Blu përfshihen edhe vargje nga Kurani, të shkruara nga SeidGubari, i njohur si kaligrafisti më i mirë i asaj periudhe.

 

18 prill 1902

Aplikimi i gjurmëve të gishtërinjve për identifikimin e kriminelëve

 

 

Danimarka bëhet vendi i parë që miraton përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për të identifikuar kriminelët.

 

18 prill 1906

Tërmet fatal në San Francisko

 

 

Tërmeti i madh në San Francisko shkakton vdekjen e më shumë se 500 personave, përveç shkatërrimeve dhe një zjarri masiv.

 

18 prill 1978

Panamasë i kthehet kanali

 

Senati voton për t’i kthyer Panamasë Kanalin më 31 Dhjetor 1999. Kanali i Panamasë, që lidh dy oqeanet, Atlantik e Paqësor, ishte një ide gjermane, filloi nga francezët dhe përfundoi nga amerikanët, u përurua nga presidenti Woodrow Wilson më 1914.

 

 

 

19.

19 prill 1897

Zhvillohet maratona e parë e Bostonit

 

 

Zhvillohet maratona e parë e Bostonit, frymëzuar dhe organizuar nga atletët amerikane të sapo kthyer nga Lojërat e para Olimpike modern në Athinë, 1896. Maratona ishte garë vetëm për meshkuj. Gratë nuk u lejuan të hyjnë në garën e Bostonit zyrtarisht deri në vitin 1972.

 

19 prill 1938

Vdes Ahmed Iskenderi

 

Ahmed Iskenderi ka qenë gjuhëtar i madh dhe anëtar i akademisë së gjuhës. Ka qenë autor i një sërë veprash shumë me vlerë.

 

20.

20 prill 571

Lindi Muhammedi, profeti i fundit

 

 

Muhammedi [Paqja qoftë mbi të!] është biri i Abdullahut dhe Emines. Babai i vdiq para se të lindte ndërsa nëna gjashtë vite pas lindjes. Është rritur dhe edukuar nga gjyshi dhe xhaxhai. Në moshën 25 vjeçare martohet me Hatixhen, ndërsa në moshën dyzet vjeçare, ngarkohet nga qielli me detyrën e profetësisë. Në fakt, misioni i tij nuk ishte thjesht mision profetik; ai ishte edhe përmbyllës i të gjitha misioneve dhe përmbyllës i profetësisë.

Muhammedi [Paqja qoftë mbi të!] predikoi në Mekke për dhjetë vite dhe në Medinë për trembëdhjetë vite. Vdiq në Medinë, në moshën 63 vjeçare, kuedhe u varros.

Për një kohë relativisht të shkurtë, Islami u përhap në pjesë të mëdha dhe themeloi një qytetërim, të cilit i detyrohet bota mbarë. Sot, islami, është ndër fetë më të mëdha – nëse jo më e madhja, dhe me pritje të rritjes më të lartë në vitet në vijim.

Për punën dhe misionin e Muhammedit [Paqja qoftë mbi të!] kanë folur edhe të huaj. Majkëll Hart, në librin e tij për njëqind njerëzit më të suksesshëm të historisë, Muhammedi [Paqja qoftë mbi të!] e llogarit të parin. Me këtë rast ka thënë: “Vënia e Muhammedit në krye të listës së personaliteteve më me ndikim në botë mbase mund t’i befasojë disa lexues, e të tjerët t’i bëjë të pyesin për arsyen e një renditjeje të tillë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili ishte bindshëm më i suksesshmi, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë profan”. Bernard Show në librin e tij për Muhammedin thotë: “ Gjithmonë e kam vlerësuar shumë besimin e Muhammed-it, thjesht për forcën  e tij të jashtëzakonshme. Mendimi im është se Islami është besimi i vetëm i aftë për të drejtuar në mënyrë të suksesshme ndryshimet e shumta në jetë. Jam i bindur se nëse një person i njëjtë do të ishte përballur me problemet e sotme, ai do t’i kishte zgjidhur ato me sukses, duke i sjellë njerëzimit paqe dhe lumturinë e nevojshme. Parashikoj që besimi i Muhammedit do të pranohet në Evropën e së nesërmes, siç ka filluar të pranohet në Evropën e sotshme. [“The Genuine Islam” Singapore, Vol. 1, Nr. 8, 1936]

 

 

20 prill 1994

Ushtria serbe garanton spitalin në Bosnje

 

 

Predha të ushtrisë serbe godasin spitalin në Goradze, Bosnje, duke lënë 47 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur. “Ndërsa raketat dhe predhat serbe vazhdonin të binin mbi spital dhe shtëpitë e Goradzes, kryetari i bashkisë së qytetit i bën thirrje Shteteve të Bashkuara "për të bombarduar qytetin dhe banorët e tij në mënyrë që ata të vdesin me dinjitet”. (SeattleTimes (21 prill 1994)

 

21.

21 prill 798

Vdes dijetari i madh, Gjykatësi Ebu Jusuf

 

 

Ebu Jusufi, një jurist mysliman me nam, ka qenë nxënësi i dijetarit të madh, Ebu Hanifes, themelues i medhhebit hanefi. Emrin e plotë e ka patur Ja’kub bin Ibrahim bin Habib. Konsiderohet të jetë i parë që ka ushtruar postin e Kryegjykatësit.

 

21 prill 998

Vdes dijetari i madh, Imam Hattabiu

 

 

Emrin e plotë e ka paturEbu Sulejman Hamd (ose Ahmed) bin Muhammed bin Ibrahim bin el-Hattab. Duke qenë se rrjedh nga vëllait i Omer bin Hattabit, Zejdi, thirrej Hattabiu. Është i pari që ka komentuar Sahihun e Buhariut ndërsa ka shkruaredhe vepra tjera me rëndësi, si: Mealimes-Sunen, Garibu-l-hadith, A’lamu-s-Sunen, Islahugalati el-muhaddithine, etj.

 

21 prill 1506

Masakra e Lisbonës

 

 

Masakra 3 ditore e Lisbonës merr fund - 1,900 persona të dyshuar si hebrenj u vranë nga të krishterët portugezë.

 

21 prill 1938

Vdes poeti dhe mendimtari i njohur, Muhammed Ikbal

 

 

Me origjinë ishte nga Pakistani dhe ishte i pari që hodhi idenë e themelimit të shëtit të Pakistanit dhe i pari, po kështu, që bri thirrje të themelohej një shtet i veçantë për muslimanët në gadishullin indian. Fillimisht ka ndjekur mësimet në vend ndërsa më vonë ka shkuar në Angli dhe Gjermani për studime. Në Gjermani ka fituar titullin e doktorit në filozofi me temën ‘Zhvillimi i filozofisë metafizike në Persi.’ Duke qenë se, si personalitet, paraqiste një sfidë dhe pengesë të madhe për të huajt, ai u josh me poste e privilegje, të cilat i refuzoi me arsyetimin se përbuznin fenë dhe njollosnin karakterin dhe personalitetin e tij.

 

22.

22 prill 1500

Eksploruesi Pedro Alvarez Cabral zbulon Brazilin

 

 

Eksploruesi Pedro Alvarez Cabral zbulon Brazilin dhe e shpall atë territor të Portugalisë. Flota e tij prej 13 anijesh lundroi në Oqeanin Atlantik në perëndim, ndoshta qëllimisht, dhe zbarkoi në atë që Kabral mendoi se ishte ishull i madh. Pasi eksploroi bregun, e kuptoi se ndodhej në një kontinent - Kontinenti ishte Amerika e Jugut, dhe vendi që ai kishte zbritur u bë i njohur si Brazil. Pas kësaj Pedro Alvarez Kabral (1468 – 1520) u kthye në drejtim të lindjes për të rifilluar udhëtimin në Indi.

 

22 prill 1994

Vdiq ish-presidenti Richard M. Nikson

 

 

Vdiq ish-presidenti Richard M. Nikson - nga një goditje në tru - në moshën 81 vjeçare. Ai kujtohet si presidenti i vetëm amerikan që ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Nikson u tërhoq në vitin 1974, në mes të mandatit të tij të dytë, që të mos përballej me fajësim për përpjekjet për të mbuluar aktivitetet e paligjshme nga anëtarë të administratës në skandalin Watergate.

 

23.

23 prill 796

Hakem bin Hishami hipën në fron

Pas vdekjes së babait, Hishamit, Hakemi merr në dorë sundimin e Spanjës (Andaluzisë së atëkohshme). Kur mori pushtetin ishte 26 vjeçar ndërsa kur vdiq ishte 52 vjecar. Pas vete ka lënë 51 fëmijë (19 meshkuj dhe 32 vajza).

 

23 prill 1616

Vdes William Shekspir

 

 

Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir, dramaturg. I ati, John Shekspir, ishte tregtar i suksesshëm, por më pas u ndesh me vështirësi financiare dhe u varfërua. Sheksiri u largua nga Stratfordi për një kohë për tu rikthyer prapë më 1613, ku jetoi derisa vdiq.

 

23 prill 1982

Themelohet Republica de la Conch

 

 

Themelohet Republica de la Conch që shkëput një rajon të Floridës nga Shtetet e Bashkuara. Conch është një mikroshtet në Florida Key, dhe konsiderohet si nxitës i turizmit. Shpallja e republikës u motivua nga vendosja e një postblloku kufitar dhe pikë kontrolli kundër emigrantëvetë paligjshëm. Nga këto pengesa banorët filluan të bezdiseshin, biznesi të dëmtohej dhe turistët të pakësoheshin. Republika Conch (guaskë) feston Ditën e Pavarësisë çdo 23 prill.

 

24.

24 prill 857

Vdes Gjykatësi Jahja bin Ekthem

 

 

Ka qenë një nga dijetarët e dalluar të ummetit. Ka nxënë dije nga Ibn Mubareku, Sufjan bin Ujejne dhe të tjerë. Ka qenë i njohur veçmas në fushën e fikhut- jurisprudencës islame. Ka lënë pas vete disa vepra ndër të cilat më e njohura Et-tenbih. Ndonëse i ka shërbyer Me’munit, halifesmu’tezilit, Jahja ishte lag kësaj ideje. Ai ka qenë dhe mbetet një nga dijetarët e Ehlu Sunnetit.

 

24 prill 1877

Rusia i shpall luftë perandorisë osmane

 

 

Në përpjekje për të përfituar nga dobësimi në vazhdimësi i perandorisë osmane, rusët disa herë provokuan luftëra. Kjo e fundit që filloi më 24 prill 1877 zgjati një vit deri atëherë kur u arrit marrëveshja e Shën Stefanit. Lufta ishte në fakt e zhvilluar ndërmjet perandorisë osmane dhe aleancave ortodokse lindore të prira nga Rusia. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të. Faktorët shtesë të luftës ishin edhe shpresat ruse për të rimarrë territoret e humbura gjatë Luftës së Krimesë, si dhe për vendosjen e kontrollit në rajonin e Detit të Zi, dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkan. Lufta ruso - turke shkaktoi një ndryshim në mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite. Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës. Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që e zëvendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe; simbol i shoqatave të tilla ndihmëse në shumicën e vendeve myslimane - më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.

 

25.

25 prill 1512

Sulltan Selimi I merr pushtetin

 

 

Pushtetin e mori në orë pas dorëheqjes së të atit, Sulltan Pajazitit II. Koha e tij njihet si kohë e çlirimeve të shumta andaj edhe e ka marrë nofkën Sulltani Luftëtar. Ka sunduar tetë vite (1512-1520) ndërsa ka qenë sulltani i nëntë i dinastisë osmane.

 

25 prill 1507

Hartografi gjerman Martin Waldseemuller përdor për here të parë emrin Amerikë. Në librin e tij, “Cosmographiae Introductio”, ai shkroi: "Duke qenë se Evropa dhe Azia kanë emra femrash, unë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo pjesë e kontinentit të ri të mos quhet Amerigo apo Amerikë, emri i zbuluesit të saj, Amerigo Vespucci". Duket se Waldseemuller ende nuk kishte dëgjuar për zbulimin e Kolombit. Dhe kështu, hartografi gjerman shtypi një mijë harta me emrin Amerige për atë pjesë të botës që sot quhet Amerika e Jugut; më pas e gjithë Hemisfera Perëndimore do të quhej Amerige.

 

25 prill 1859

Në Egjipt, fillojnë punimet për Kanalin e Suezit, rreth 160 km i gjatë që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Punimet përfunduan pas 10 vjetësh.

 

25 prill 1920

Palestina vendoset nën mandatin britanik

 

 

Këshilli i Lartë i Koalicionit kishte marrë vendim që Palestinë dhe pjesa lindore e Jordanisë të kalojnë nën mandatin britanik, vendim ky i miratuar edhe nga Lidhja e Kombeve të Bashkuara më 24 korrik 1922.

 

25 prill 1953

Shkencëtarët gjenetistë Francis Crick dhe James Watson përshkruajne spiralen e dyfishtë të ADN-së

 

 

AND-ja, akronim për Acid Deoxyribo Nucleic, përmban udhëzimet biologjike të species a llojit, dhe tregon se çdo specie ka ADN-në e vet. Kështu, AND-ja, së bashku me udhëzimet që përmban, trashëgohet biologjikisht nga lloji i rritur tek pasardhësi nëpërmjet riprodhimit. ADN-ja ishte zbuluar nga biokimisti gjerman Frederich Miescher që në fund të viteve 1800, por pak shkencëtarë e kuptuan në atë kohë, dhe u desh të kalonte rreth 1 shekull, derisa studiuesit nxorën në dritë strukturën e molekulës së ADN-së dhe kuptuan rëndësinë e saj qendrore në biologji.

 

26.

26 prill 1532

Sulltan Sulejmani kalon përmes Hungarisë drejt Vjenës

 

 

Sulltan Sulejman njihet si Sulltani "madhështor" në Perëndim dhe Sulltan "Kanuni" (Ligjvënësi) në Lindje , Sulejmani (1494-1566) ishte i sulltani i dhjetë ottoman dhe me qëndrimin më të gjatë në post. Ai udhëhoqi ushtritë osmane në marrjen e fortesave të Beogradit, Rodosit, si dhe shumicën e trojeve të Hungarisë para se vala e pushtimeve të tij të ndalej para mureve të Vjenës. Sulejmani aneksoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe zona të mëdha të Afrikës Veriore deri në perëndim të Algjerisë. Nën sundimin e tij , flota osmane ishte mbizotëruese në det nga Mesdheu deri në Detin e Kuq dhe në anën e Gjirit Persik. Sulejmani bëri ndryshime të mëdha legjislative në arsimin, tatime dhe kodin penal Ai u shqua si poet dhe argjendar.

 

26 prill 1915

Traktati i fshehtë i Londrës

 

 

Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, ku përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqipërisë - njihet sot sot Traktati i fshehtë i Londrës.

 

26 prill 1946

Principata lindore e Jordanisë merr emrin Jordani

 

 

Kjo principatë qe themeluar gjatë kohës së mandatit britanik në vitin 1920 ndërsa më 1923 kishte shpallur pavarësinë. Kjo ditë festohet si dita e pavarësisë. Sot vendi quhet Mbretëria Hashimite e Jordanisë.

 

26 prill 1986

Ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në histori, në Çernobil pranë Kievit

 

 

 

Me 26 prill 1986, ndodhi aksidenti më i rëndë botërorë në fushën e energjisë nukleare, në stacionin sovjetik nuklear të Çernobilit. Stacioni i Çernobilit ishte ndërtuar rreth 100 km ne veri te Kievit, kryeqytetit te Ukrainës. Me 27 prill 1986, autoritetet sovjetike filluan evakuimin e 30 mijë banorëve të zonës. Gjithashtu u tentua fshehja e ngjarjes, por me 28 prill një stacion suedez i monitorimit te radioaktivitetit, me shume se 150km ne veriperëndim të Çernobilit, raportoi rritje te radioaktivitetit në ajër me 40% më shumë se normalja. Më vonë atë ditë, agjencia sovjetike e lajmeve pranoi aksidentin nukleare te Çernobilit. Ne vitin 2000 reaktori i fundit i Çernobilit u mbyll dhe plantacioni u deklarua zyrtarisht i mbyllur.

 

27.

27 prill 823

Vdes historiani i madh, Vakidiu

 

 

Vakidiu konsiderohet njëri ndër historianët më të mëdhenj myslimanë. Ka lindur në Medinë ku edhe ka mësua ndërsa më pas është zhvendosur në Bagdad ku ka jetuar deri në vdekje. Është autor i shumë veprave prej të cilave El-Megazi është më i njohuri.

 

27 prill 1495

Lindi Sulltan Sulejmani

 

 

Sulltan Sulejman njihet si Sulltani "madhështor" në Perëndim dhe Sulltan "Kanuni" (Ligjvënësi) në Lindje , Sulejmani (1494-1566) ishte i sulltani i dhjetë ottoman dhe me qëndrimin më të gjatë në post. Sulejmani aneksoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe zona të mëdha të Afrikës Veriore deri në perëndim të Algjerisë. Nën sundimin e tij , flota osmane ishte mbizotëruese në det nga Mesdheu deri në Detin e Kuq dhe në anën e Gjirit Persik. Sulejmani bëri ndryshime të mëdha legjislative në arsimin, tatime dhe kodin penal Ai u shqua si poet dhe argjendar.

 

27 prill 1521

Vritet Fernand Magellani

 

 

Magellani ka qenë admiral i flotës spanjolle ndërsa me urdhër të perandorit ishte nisur për të gjetur toka te reja për ta përhapur krishterimin. Ishte nisur për në Indi por kishte përfunduar në Filipine, e cila sundohej nga muslimanët. Me të zbarkuar, ai kishte shpallur Filipinet si toka të perandorit ndërsa liderit të vendit, Labu Labu, i kishte kërkuar të dorëzohej duke shfaqur racizëm se kinse janë njerëz të bardhë dhe kanë qytetërim. Ishte zhvilluar një betejë, epilog i të cilës ishte vrasja e Magellanit nga Labu Labu dhe përzërja e të krishterëve nga Filipinet.

 

27 prill 1945

Partizanë italianë kapin Musolinin

 

 

Duke mos dashur të binte në duart e britanikëve apo amerikanëve, Musolini ra në duart e partizanëve komunistë, të cilët ishin betuar prej kohësh se do ta dënonin për krime lufte. Ai dhe dashnorja e tij, Klara Petaçi sapo kishin kaluar kufirin zviceran, vetëm për të zbuluar se ndodheshin në anën partizane. Çifti u pushkatua, trupat e tyre më pas u transportuan me kamion në Milano, ku u varën publikisht me kokë poshtë.

 

27 prill 1999

Masakra e Rekës së Keqe

 

 

Forcat e Serbisë me tanke e mjete të blinduara rrethuan fshatrat e Rekës së Keqe duke vrarë dhe masakruar 377 shqiptarë, të fshatrave të kësaj treve: Meje, Korenicë, Guskë, Dobrosh, Rracaj, Junik, Molliq, Nivokaz, Sheremet, Ramoc, Skivjan, Shishman, Brovinë, Berjahe, Batushe, Orizë, Dallashaj, Madanaj, Duzhnjë, Popoc, Cermjan, Nec, Baballoq, Rripaj, Koshare, Morinë, Smolicë, Babaj Bokës, Brekoc, Deve, Ponoshec të Gjakovës, në mesin e të cilëve pleq, gra e fëmijë.

 

28.

28 prill 1936

Vdes Fuadi I

 

 

Fuadi ka qenë mbret I Egjiptit. Ka lindur më 1868 ndërsa në fron ka hipur më 1917. Në fillim quhej Sulltan ndërsa më pas, në vitin 1922, nxorri një dekret ku veten e shpalli mbret.

 

28 prill 1952

Japonia rifiton sovranitetin

 

 

Japonia rifitoi sovranitetin dhe pavarësinë e saj pas hyrjes në fuqi të traktatit të paqes të San Franciscos në vitin 1951.

 

28 prill 1969

Presidenti francez Charles de Gaulle jep dorëheqje

 

 

Pas trazirave shoqërore dhe studentore në vitin 1968, presidenti francez, jep dorëheqje nga posti i presidentit dhe braktis politikën. Dy vite më vonë vdes.

 

29.

29 prill 1856

Paqe mes Britanisë dhe Rusisë

 

 

Këto dy vende, shto Francën, kishin qenë në luftë. Çdo gjë filloi me ambiciet e perandorit francez Napoleoni III, i cili i kishte vënë vetes detyrë për të rikthyer madhështinë e Francës së perandorit Napoleon i parë. Në viti1851, Napoleoni III emëroi Markezin Charles de La Valette, katolik i zellshëm, si ambasador pranë Portës (Perandoria Osmane). Emërimi i tij u bë qëllimisht për të detyruar osmanët të njihnin Francën si "autoritet sovran" mbi pakicën e krishterë brenda perandorisë. Këto hapa shkaktuan pakënaqësi në Londër, dhe zemërim në Moskë, pasi ishte Rusia që njihej prej kohësh (1770) si mbrojtëse e të krishterëve ortodoksë brenda Perandorisë Osmane - dhe tensionet çuan në luftë, armëpushime e përsëri luftë dhe dobësim osman.

 

29 prill 1922

Kampionati i parë i peshëngritjes

 

 

Zhvillohet kampionati i parë ndërkombëtar i peshëngritjes, në Talin, Estoni.

 

29 prill 1945

Forcat amerikane lirojnë 31.601 të burgosurit nga kampi i përqendrimit nazist në Dachau, Gjermani

 

 

Krijuar në mars 1933, kampi i përqendrimit Dachau ishte kampi i parë i rregullt i ngritur nga qeveria Nacional Socialiste (naziste) gjermane për të burgosurit politik. Kur trupat amerikane hynë në kamp, ata gjetën më shumë se 30 vagona treni mbushur me kuforma shumica të dekompozuara. Numri i personave të burgosur në Dakau mes viteve 1933 dhe 1945 llogaritet të ketë qenë mbi 188,000. Numri i përgjithshëm i viktimave të cilët vdiqën në Dakau nuk dihet.

 

29 prill 1986

Digjet biblioteka qendrore në Los Anxhelos

 

 

800,000 libra u shkatërruan nga zjarri në Bibliotekën Qendrore në LosAnxhelos.

 

30.

30 prill 1492

Spanja shpall se do të përjashtojë të gjithë hebrenjtë nga vendi

 

 

Disa thonë se kjo erdhi nga euforia e spanjollëve pas dëbimit të morëve; të tjerë thonë se shkak u bë këmbëngulja e hebrenjve për të mos u kthyer në të krishterë. Gjithsesi, shumë vende të Evropës, veçanërisht jugu i Italisë, Sicili e Napoli dërguan anijet e veta për të transportuar hebrenjtë e Spanjës, duke i ndihmuar ata me të holla dhe strehim. Një pjesë e hebrenjve shkoi nëpërmjet detit në Turqi, ku u pranuan nga perandoria osmane.

 

30 prill 1678

Muhammedi IV fillon ekspeditën kundërRusisë

 

 

Ishte kjo ekspedita e parë që ndërmerrej ndaj Rusisë drejtpërdrejtë nga Sulltani. Më parë ishte Hani i Krimesë ai që kryente këtë punë.

 

30 prill 1945

Hitleri kryen vetëvrasje

 

 

AdolfHitler dhe e dashura e tij EvaBraun martohen në bunkerin qeveritar në Berlin dhe pastaj kryejnë vetëvrasje.

 

30 prill 1955

Shpallet Elementi 101, Mendelevium

 

 

Shpallet Elementi 101, Mendelevium - një element sintetik radioaktiv me simbolin e shenjës së Md dhe numrin atomik 101 - emëruar pas Dimitri Ivanovich Mendeleev, i cili krijoi tabelën periodike për të klasifikuar të gjitha emrat e elementëve.

 

30 prill 1991

Ciklon shkatërrues në Bangladesh

 

 

Mbi 131,000 vetë u vranë dhe deri në 9 milion mbetën pa strehë, kur një ciklon goditi Bangladeshin.

 
       

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013