Xhubejr bin Mut’im transmeton se Profeti ï·º ka thënë: «Unë kam pesë emra: Unë jam Muhammedi, Ahmedi, Mahiu –që me mua Allahu asgjëson kufrin, Hashiri (I ringjalluri ose Mbledhësi) –që njerëzit ringjallen (ose mblidhen) tek këmbët e mia, dhe Akibi.»[1]
Ebu Musa tregon: I Dërguari i Allahut ï·º na i përmendte emrat e tij e thoshte: «Unë jam Muhammedi, Ahmedi, Mukaffiu, Hashiri, Nebijju-t-teubeti, dhe Nebijju-rr-rrahmeti.»[2]
Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të!] se Profeti ï·º ka thënë: «A nuk mahniteni se si Allahu më mbron nga sharjet dhe mallkimi i kurejshëve?! Shajnë e mallkojnë duke thënë mudhemmem (i nënçmuar) ndërsa unë jam Muhammed.»[3
Poeti ka thënë:
Për ta lartësuar, i dha emër nga emri i Vet
Pronari i Arshit është Mahmud ndërsa ky është Muhammed
Emri ‘Akib’, siç qëndron tek Tirmidhiu, ka kuptimin: ‘Ai, pas të cilit nuk ka profet.’
Ibn Haxheri ka thënë: “Ajo që mund të kuptohet nga hadithi është se Profeti ï·º ka dashur të thotë: ‘Unë kam pesë emra, me të cilët jam veçuar dhe me të cilët askush para meje nuk është emërtuar, ose në popujt para nesh nuk iu kushtuar rëndësi dhe nuk kanë qenë të njohur’ Pra, është synuar shpjegimi i këtyre pesë emrave dhe karakteristikave të tyre, e jo përmbledhja e të gjithë emrave të Profetit ï·º.”[4]
Sipas Suhejliut, kanë qenë vetëm tre veta para Muhammedit ï·º që kanë bartur këtë emër,[5] derisa Ibn Haxheri thotë të ketë shkruar një libër përkitazi me emrat e Profetit ï·º ku k ardhur në përfundim se kanë qenë gjithsej pesëmbëdhjetë veta ata që janë quajtur para tij me këtë emër.[6]
Përkitazi me emrat e Profetit ï·º janë shkruar libra të shumta, në disa prej të cilave janë përmendur madje treqind emra por që nuk janë dokumentuar me tekste të besueshme, në ndërkohë që disa kanë qenë tipare e disa madje as në tekstet fetare nuk kanë ardhur si emra, si p.sh. emri Lebineh (qerpiç; tullë) në hadithin e Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të!]: «Shembulli im dhe shembulli i Profetëve tjerë është si shembulli i një njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka plotësuar dhe e ka përsosur, përveç një vendi ku mungon një tullë. Atëherë njerëzit që hyjnë në të, kënaqen nga bukuria e saj, por thonë: 'Sikur ta kishte edhe një tullë ky vend (shtëpia do të ishte e mrekullueshme)/!»[7]
Ndërsa sa i përket ofiqit të Profetit ï·º, ai është ‘Ebu-l-Kasim.’ Dëshmi për këtë kemi hadithin e Enesit i cili tregon: ‘Profeti ï·º ishte në treg kur një njeri thirri: Ja Eba-l-Kasim! Profeti u kthye dhe tha: Vëni emrin tim por jo edhe ofiqin!’[8]
------------------------------------------------------------------
[1] Buhariu, nr. 3532, dhe Muslimi, nr. 2354. Kuptimi i emrave: Muhammed: Shumë i lëvduar.; Ahmed: Më i lëvduar se çdokush tjetër.; Mahi: Asgjësuesi, çrrënjosësi i idhujtarisë dhe pabesimit ; Hashir: I ringjalluri ose Mbledhësi që njerëzit ringjallen ose mblidhen tek ai. Siç qëndron në Sherhu-s-Sunneh, kuptimi është: ringjallen pas meje sepse Profeti ï·º ringjallet i pari.; Akibi: Siç edhe shpjegohet në hadithin e Tirmidhiut, që autori e përmend në vazhdim, Akib ka kuptimin e profetit të fundit pas të cilit nuk ka profet. Përkthyesi.
[2] Muslimi, , nr. 2355. Kuptimi i emrave: Mukaffiu: Pasuesi, që ka pasuar profetët, ka ardhur pas tyre. Për këtë shkak thuhet se ky emër ka kuptimin e ngjashëm me emrin Akib.; Nebijju-t-teubeti: Profeti i pendimit; Nebijju-rr-rrahmeti: Profeti i mëshirës.
[3] Nr. 3533.
[4] Fet’hu-l-Bari, 6/642.
[5] Err-rreud en-unf, 2/151.
[6] Fet’hu-l-Bari, 6/642.
[7] Buhariu, nr. 3535, Muslimi, nr. 2286.
[8] Buhariu, nr. 110, Muslimi, nr. 2131. Shih edhe: Fet’hu-l-Bari, 6/647.